Poezia juaj... Jeta është luftë!

Intervista - - POEZI -

Puno, o njeri, se Zoti ndaj të krijoi! Që ditën, kur lindë qan, pse erdhe në këtë; se jeta është luftë e me djersën e ballit rron. Duhet shumë punë, për të edukuar njerëzinë... Jeta është bukur, por vetëm për disa, për ata, që pa djersë e mbushin xhepin me para; janë grykësa të mëdhej e s’ngopen kurrë, kur vjen koha, marrin dy dërrasa e një tog me gurë!?... Gurrë janë fjalët, që mbas i kanë; po, kur ai ikën nga kjo botë, të gjithë e qajnë. Thonë: Iku një njeri i mirë e me “famë”, po më shum se vetën, ai donte paranë!... S’mendojnë që, një ditë, do ikin nga kjo botë, mbrapa lenë gropë të zezë e familja s’e mbulon dot! Punoni dhe me djersë jetoni, nderëshmërisht, që fëmijët tuaj t’i gëzojnë e mos t’ua bëjnë me gisht!... Këto vargje më shumë u përkasin politikanëve tanë, Mendoni për popullin, që shumë u ka besuar, i latë në baltë, koha ju vjen shpejt, për të votuar!

LULJETA GJOSHA PASHOLLARI.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.