Apologji nën hënë...

Intervista - - POEZI -

Derdhej hëna sot mbi letër Natë vjeshte që s’do gjumë Mbi kujtimin tënd të vjetër Erë e mallit ngjan furtunë ... Në një rimë që ngjan si ti Gërmash, hëna e shëndruar Derdhej..., derdhej përsëri ! Si t’a ndal dorën që dridhet Zemrën si t’a bëj të hesht Ti e di si shpirti vidhet Edhe vargjet vë në rresht ! Gjaku çmendet nëpër deje Edhe shpirti kërkon sy... Vargje hëne vijnë pas teje Vijnë pas teje (jo me ty ) ! Ndjekin udhën e gabuar Atë udhë që s’ çon gjëkund Doja që t’i jepja fund ! Por nuk është në dorën time Dhe pse dora ime shkruan Të sjell hëna ca kujtime Shpirtin mund ta bëjnë ç’të duan !

BLEDI YLLI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.