Renada Caci: Nuk e kthej kokën pas...

Intervista - - HUMOR -

“Portokalli” është shou humoristik më i ndjekur në televizion dhe në çdo javë kemi sjellë nga një aktor që interpreton në këtë shou. Këtë herë sjellim intervistën e një aktoreje shumë të dashur për publikun shqiptar, Renadën e cila njihet si Luzja e Portokallisë por këtë sezon ajo vjen me një personazh të ri, atë të historianes...!

Fabjola Kuburi:- Renada, ka nisur një tjetër sezon i “Portokalli” dhe ke një ndryshim goxha të madh. Personazhi yt tashmë është një historiane, si u jetësua ky personazh?

Renada Caci:- Ideja ka qenë e Altin Bashës që dhe këtë rradhë ma besoi mua këtë personazh të ri dhe e falënderoj shumë sepse si gjithmonë është suporti im kryesor në “Portokalli”.

- Ke njohur një personazh të tillë apo ky është një trill artistik?

- Personazhi është i krijuar. Nuk jemi referuar në asnjë vend.

- Kam dëgjuar shumë njerëz që vdesin për atë rolin e Luzes. Po ti, vdes për të?

-Nuk them se vdes për Luzen por them që si për çdo personazh tjetër në “Portokalli” që kam bërë i përulem dhe e dashuroj. - Do rikthehet Luzja? -Do jetë në varësi të kërkesës së publikut por edhe sigurisht në bashkërendim me regjizorin. Mbase me kalimin e kohës.

- Ke kaq shumë personazhe! Të ndodh të të bëhen lëmsh në kokë batutat e tyre?

-Jo, s’ka ndodhur akoma sepse ngaqë përpara se të dalë në skenë bëj shumë prova dhe arrij ti distancoj. Janë pjesë e shpirtit tim, bëhen pjesë e imja.

- Nëse do të shkëpusje nga një tipar për secilin prej roleve, ku ngjan me to?

- Përshembull, tek historiania nuk kam arrituar akoma të zbuloj ndonjë tipar të ngjashëm me veten. Kurse tek Luzja natyrën impulsive. Gjërat hapur pa u menduar ndonjëherë. (qesh)

- Përveç punës, kujt tjetër i kushton rëndësi e kohë?

- Mamasë time dhe qenushit tim Ajsit.

- Fotoshooting tashmë është në modë. Do na sjellësh ndonjë set të ri?

-Po, e kam në plan të realizoj një set edhe pse teknologjia e telefonave nuk na lë pa foto profesionale.(Buzëqesh)

- Renada, di që kë një inat të madh ndaj portaleve dhe shpesh edhe ke shpërthyer ndaj tyre. Pse?

- Po është e vërtetë, kam një inat të madh sepse e kanë banalizuar gazetarinë, bëjnë lajme nga statuset personale dhe i publiko nuk është profesionalizëm. Nisem nga vetja për këtë gjë që them, unë kam qenë shumë e hapur për gazetarët dhe fare mirë mund të më pyesin personalisht për rrjedhën e ngjarjeve në jetën time dhe unë i përgjigjem, por jo të shkruajnë gjëra të paqena.

- Mendon se portalet po e përmbysin gazetarinë e vërtetë?

- Portalet po përmbysin shumë gjëra, po banalizojnë shumë gjëra, ndërhyjnë shumë në jetën private sidomos atyre të personazheve dhe kjo përmbys etikën profesionale të gazetarisë.

- Çfarë bën kur je Shan, mban ndonjë objekt antistres, i bie borisë?

-Borisë i bie po për të sharë e mbaj veten. (qesh)

- Si është marrëdhënia që ke me aktorët e tjerë në “Portokalli”?

-Shumë të mira, ne jemi si një familje e madhe.

- Si do ta përshkruaje ambientin e punës ku ndodhesh? Njerëzit janë shumë kuriozë të dinë se si është për ju një ditë e zakonshme në punë...

- Jemi të zënë gjatë gjithë kohës me prova, shkëmbejmë batuta sigurisht, qeshim por më shumë punojmë që të premten dhe të shtunën të sjellim në skenë një shfaqje për t’u mbajtur mend nga publiku dhe kjo ndodh çdo ditë. Është një rutinë e bukur.

- Nëse nuk do të dilje më në skenë, si do të ishte për ty?

- Nuk i jap dot përgjigje kësaj pyetje se nuk e kam menduar ndonjëherë. Skena është e gjithë jeta për mua.

- Kujt ia detyron suksesin dhe famën tënde?

-Ia detyroj Zotit, familjes, vetes si dhe familjes së dytë “Portokalli”.

- A e kthen ndonjëherë kokën pas për të bërë krahasimet?

- Kokën pas e kthej vetëm për ti thënë të kaluarës që kam bërë shumë tek e ardhmja që është e tashmja ime.

Renada dhe paraja

- Thonë që arsimi formal mund të të japë bukën e gojës, kurse mësimet e jetës, të bëjnë të pasur. E vërtetë është?

- Mësimet e jetës janë shumë të rëndësishme. Janë ato që të forcojnë e për të ecur përpara por edhe arsimi sigurisht ka vlerën e tij. Pastaj varet se kush quhet pasuri. Kështu që kjo është përgjigje rela

- Ka patur raste kur je gjendur pa asnjë lekë në xhep?

-Si të gjithë por edhe si të gjithë i’a kam dalë mbanë.(Qesh)

- Cili është koncepti yt për pasurinë dhe varfërinë?

-Kam qenë gjithmonë e mendimit që duhet të punosh për të pasur dhe këtë vazhdoj të them.

- Çfarë s’mund të blesh me paranë?

- Dashurinë, ndjenjat, miqësinë, familjen. Ka shumë gjëra që nuk blihen me para.

- Amerikanët thonë se kush thotë që paratë nuk e blejnë lumturinë, thjesht, nuk ka ditur ku të bëjë pazar! Ti si mendon?

-Shumë dakort me amerikanët. (qesh) - Nga 1-10, sa e lumtur je? -Mesatarisht tek 8-a. - Ku buron lumturia jote? - Nga mirësia ime. - Çfarë ke blerë së fundi me para në dorë?

-Gjithçka që blihet me para në dorë.

- Për çfarë të është dukur se i ke hedhur paratë kot?

-Të gjithë blejnë gjëra që të nesërmen na duket sikur i kemi hedhur paratë kot.

- Të ka ndodhur të kesh gjetur një shumë të madhe parash? Si ke vepruar?

-Jo, më duket se vetëm unë nuk kam gjetur një shumë të madhe parash.

- I keni dhënë borxh optimistëve apo pesimistëve?

-Nuk i kam pyetur si janë shpirtërisht në momentin që i kam dhënë paratë.

- Nëse paratë që merr nuk do ta kishe lënë humorin?

-Unë humorin nuk e bëj për para, unë interpretoj sepse më pëlqen ta bëj, e kam pasion, e kam pjesë të jetës.

- Trimi tha për Marigonë: “Është fati im. Më ra nga qielli”. Ty, çfarë të ka rënë nga qiel- li? -Nuk besoj se bie gjë nga qielli. Duhet të punosh që të arrish.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.