Ditari i Edi Ramës

Intervista - - HUMOR -

E hënë

Ora 9.00: Sapo futem në zyrë më merr në telefon Fatmir Xhafa. Më kujton në lidhje me Prefektët që këtë javë duhet të vendos. Hajde merru me këta që ishin tani. Kam vendos t’i heq të gjithë. Kam një surpizë për shqiptarët kësaj here në lidhje me përzgjedhjet.

Ora 13.45: Ikën prapë nga komisionet këta të Lulit. E paskan vendosur me sa duket që t’i braktisin për arsyen e Tahirit. Ndoqa pak Ylsiun dhe po më pëlqen me arsyetimet e tija për këtë çështje. Finok i madh është qeni dhe di të dali bukur nga situtata. Domosdo ka qënë prokuror.

Ora. 20.10: Mora në tel Batonin dhe e kurdisa që të kurdisej keq tek Fevzo dhe mos iu linte kusur gaze unë dhe ata e dinë këtë. Pas tij mora dhe Çilin i cili ishte pothuaj i karikuar për tek Fevzo.

Ora 23.35: Hëngra një sallatë të lehtë pasi Linda më bëri namin duke më thënë se kam shtuar në peshë. Dy kokrra mollë, pak minuta me Zahon dhe gjumë.

E martë

Ora 11.00: Deri tani pata në zyrë Rucin. Këtë njeri s’e kam kuptuar kurrë. Filloi të më bërtiste se e mbusha partinë me gra. E kishte për Gjylametin dhe Spiropalin që i zunë vendin Sajes. Po dalim bllof me elektoratin më tha. Nuk mund ta hiqnim Tahirin nga të gjitha funksio- net. Tym ishte bërë, por mendoj se ka të drejtë.

Ora 14.55: Sapo mbarova listën e prefektëve. Do ketë gallatë në rrjetet sociale. I përzgjodha të gjithë ish ushtarakë në rezervë. Janë më të mirë këta se janë mësuar me disiplinë dhe autoritet. Fundja se mos kanë ndonjë gjë për të bërë.

Ora 20.12: Situatë serioze me Vishon. Më kërkoi takim me urgjencë. Mendova mos kishte ndonjë të dhënë për mua nga prokuria italiane dhe u tremba të them të drejtën. E takova diku dhe më befasoi më shumë se sa e kisha menduar. Më dorëzoi kërkesën për dorëheqje. Nuk po e besoja dhe pse para disa ditësh e kasha kërcënuar të ikte vetë.

Ora 01.35: Nuk më zinte gjumi. Në mëndje kisha vetëm Vishon. Me frikësonte emri i tij dhe kjo dorëheqje kështu. Të jetë ndonjë kurth i tij vallë?

E mërkurë.

Ora 08.45: Thërras me ngulm Fugën dhe Agaçin. I njoha me vendimin e Vishos. Dhe ata u tronditën. Pastaj Fuga më kujtoi se çfarë kasha biseduar me të në lidhje me Vishon dhe u qetësova. Visho më dha fjalën se nuk do tregonte për presionet që i bëra. Po foli gati ja kam dosjen e asa kurvës ruse që ky kishte mardhënie.

Ora 10.55: Sa dola nga seance plenare. Përplasje sërish për Tahirin. Nuk i mbyllet goja as Salianjit. Më tërbon kjo lloj opozite ku është përfshirë dhe Dulja. Ngaqë nuk kisha çfarë t’ju thoja për akuzat e tyre e zhvendosa betejën në Himarë. U morën të gjithë më Himarën.

Ora 12.05: Del shpellari dhe nxjerr një video ku unë përshëndesja Papandreun në Greqi. Më nxorri bllof se po bëja si patriot në kuvend dhe pse ua prisha të gjitha shtëpitë që më prishin punë në Himarë.

Ora 16.00: Sapo mbaruam drekën me dy shoqe të Lindës. Njëra prej tyre ishte ish gruaja ime. Një zot e di pse rrijnë aq shumë bashkë.

Ora 21.00: Më merr në tel një ish - gjeneral dhe m’u duk sikur po bënte ironi me mua duke më thënë si ma harrove emrin mua dhe i mbushe zyrat me Prefektë të gradës kolonel. I futa një të sharë dhe ia mbylla tel.

E enjte

Ora 10.30: Sapo dola nga Iliri. Çdo gjë vajti shumë mirë. Iliri sikur nuk kish ndodh asgjë me ne më priti. Qeshte si gjithmonë dhe pse e ka të qeshur prej gjarpëri. I vari hundët kur i propozova emrin tjetër. Kam frikë mos ma kthen këtë se ka dy emra dreqi. Nuk m’u ndanë këta me nga dy dhe pesë emra mor zot.

Ora 20.45: Duke prit Opinionin e Fevzos. Jam më i qetë tani që e hoqa qafe Vishon.

Ora 00.10: Batoni shkëlqeu, por në disa raste Sejamini e bëri leckë. Po

E premte

Ora 10.38: Jam duke ndjekur takimin e Xhafës me ministrin Italian. Ky qënka një koqe gomari dhe po më duket sikur ka heq disa viza heroinë. E ngriti në qiell policinë dhe harron se kështu ngre lart Tahirin dhe jo Xhafën që lëpihet sikur i meriton ai sukseset.

Ora 16.45: Mendoj se bëra shumë gabim që nuk e urova Sajen për ditëlindjen. Më tha dhe Balla t’i shkonim në shtëpi, po atje akoma është plot me gazetarë.

Ora 20.20: U futa pak në facebook dhe ndenja Off. Shkëmbeva vetëm disa sms me Qazim Sejdinin dhe i thashë se ka shumë mundësi ta kaloj fundjavën në Elbasan. Ky ka ik për lesh fare. Hajde më tha, por po ta spondiliatroza dhe nuk lëviz. A thua po shkoja në Elbasan për Luçiano Boçin unë. Nuk po shkoj atje. Kismet i mbushet mëndja Lindës dhe do më pëlqente të shkoja në Selanik. Boh, po sikur të më lëshohen për Himarën?

Ora 21.00: Do ndjek për pak këtë trapin mos ka ndonjë gjë interesante dhe do shtrihem. Për Arian Çanin e kam. Me mua e ka kthyer pllakën zagari. Ama Vilajet Qyrkun nuk do ta shohi me sy. Po e mbyll për sot. Fundjavë të bukur i uroj…vetes sime.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.