Visho Ajazi: Kush më detyroi të dorëhiqem

Intervista - - HUMOR -

Ngjarje të shumta ndodhin çdo javë në këtë vendin tim të vogël. Javën që shkoi dha dorëheqjë ërbimit sekret Visho Ajazi Lika. Dorëheqja e tij qe e papritur ndaj renda t’i bëja intervistë. E kapa në minutat e fundit para se të hipte në avion.

Kaso Kosa: - Mirëmëngjes zoti Visho. Pak e çuditshme për ty të mendosh se si të gjeta këtu, por edhe ne gazetarët kemi pak të përbashkëta me ju agjentët, pra doja të thoja se kemi dhe ne burimet tona të fshehta. Si ndodhi që dhatë dorëheqjen zoti Visho?

Visho Ajazi Lika: - Kaso të kam rixha. Nuk është momenti për intervistë pasi e kam kokën dhallë dhe nuk e di ku jam. Vërtetë ku jemi këtu, Kaso?

-Në Rinas jemi zoti Visho, në Rinas, po pse jeni kaq i shpërqëndruar, mos patët presion për të dhënë dorëheqjen?

- Presion the Kaso? Pse nuk thua terror, pse nuk thua urdhër nga lart më mirë.

- Kur thua urdhër nga lart e ke për Ramën?

- Më lart o Kaso, më lart, atje ku nuk ta pret mëndja. - Meta, zoti Visho? - Po këta janë ushtarë o Kaso çfarë thua. Më lart akoma, më lart.

- Ëhë, e kuptova, po thua për ambasadorin amerikan.

- Më lart ore Kaso, më lart. Ka dhe Ha- bilaj para këtyre, por më ler rehat tani se nuk di ku kam vënë biletën e avionit. Akoma dridhem Kaso dhe nuk e di si do shkojë fundi im.

- Mos më thuaj? Të kanë kërcënuar Habilajt zoti Visho? Po Rama ka dijeni për kërcënimin që të është bërë?

- Ke rrëshkit fare o Kaso dhe më fal që po ta them. Ai ja futi Tahirit duke u kapur kot pas Habilajve dhe jo më mua. Tani kushdo që do ta hajë këtej e tutje, të gjitha Habilajve do t’ua ngjeshi Rama. Ai do jetë shkaku dhe

- Po presidentin Meta pse nuk e informuat zoti Visho, kur që të heq nga puna?

- President dhe kryeministër për mua është vetëm një dhe ti e di Kaso. Unë kam vetëm Berishën dhe vetëm tek ai falem ashtu sikundër jam falur këto 5 vjetë duke i dhënë çdo info.

- Pse ju keni qënë informatori digital që Berisha përmënd shpesh?

- Po ç’thua a derdimen? Nuk jam në nivel ushtari digital unë, por edhe mua më rridhte shpesh informacioni, o Kaso dhe veç kur e shihja të publikuar nga doktori. Ma merrnin nga tavolina dosjen dhe një zot e di kush ishte, nga hynte dhe si ia dërgonte Berishës.

- Thuhet shpesh nëpër media se ti ke përgjuar edhe Ramën edhe Metën. Biles mbi 600 herë. Sa e vërtetë është kjo zoti Visho? - Kaso, dëgjomë me kujdes. Unë nuk jam berber që qeth dhe rruaj. Pozicioni im në fakt pak a shumë ngjason me të berberit. Nuk është e vërtetë që i kam përgjuar, pasi nëse po, do t’i kishe parë përgjimet tek Doktori duke thënë ”berberi përgjues informon”. - Pra mediat gënjejnë në këtë rast? - Gënjejnë për numrin e përgjimeve, pasi nuk janë 600 herë, por mbi 800 hahahah. Më bërë të qesh Kaso dhe të falenderoj për këtë. Jam shumë i mërzitur dhe i trembur. Është mbushur gjithë klane kriminelësh dhe nuk di nga kush të ruhesh më parë. Sepse kam frikë se do ta ha kot o Kaso… - Si kot zoti Visha? Ku do të dalësh?

- Po kot o vëlla sepse në Shqipëri të gjithë përgjojnë që nga prokuroria, policia, SHIU i mbrojtjes etj. Kanë mbet pa patur pajisje përgjimi veç policia pyjore. E kupton që të gjithë përgjojnë dhe në fund e ha unë?

- Po me Berishën jeni takuar para se të largoheni zoti Visho?

- Atje isha për darkë mbrëmë Kaso. Kam kaluar shkëlqyeshëm. Njerëz besnik si ai rrallë i vijnë politikës. Nuk të shet kurrë dhe nuk të dekonspiron me jetë.

- Po tani e tutje kush do ta informojë mbi ngjarjet që ndodhin dhe kanë ndodhur, por që nuk janë bërë publike?

- Mos u mërzit Kaso, mos u mërzit. I kam lënë informacione të tilla që për dy vjet mos pushojë doktori së bëri publike. Atij ja kanë frikën Kaso. Dhjesin prej tij dhe ma beso këtë që të them.

- Ju i keni lënë dosjë Berishës që kla shkelje ligjore kjo?

- Po ku mbetet gjë sekret këtu tek ne o Kaso djalli. Edhe ky takimi jonë ka pë t’u bërë publik nesër. Po ti them unë nuk më beson asnjë, kurse kur i thotë Berisha të gjithë tulaten dhe dhjaksen se atij i ka dalë çdo gjë që ka thënë. Të gjitha infot në shqipëri, jo vetëm prej meje, por edhe nga - rishës. Është media më e madhe sot për sot në Shqipëri o Kaso.

- Flitet se Rama ju ka premtuar postin e ambasadorit në një vend të fuqishëm të botës. E vërtetë është kjo zoti Visho?

- Akoma e beson atë shkërdh…se desh e shava. Ai të më shohi të pjekur dhe nuk ngopet. Nuk do shkoj asgjëkundi Kaso. Do merrem me familjen time duke patur frikë mos merren me mua.

- Po tani për ku jeni nisur kështu zoti Visho? Me pushime besoj?

- Për tek shtëpia ime o Kaso, çfarë pushime thua. E kam shtëpinë dhe familjen në Kanada, apo të ka shpëtuar ky detaj? Nuk dua të dëgjoj më për Shqipërine dhe as për ty o Kaso.

Bisedoi me shaka KASO KOSA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.