Anne

Intervista - - TELENOVELA -

IXhahide i gjen Zejnepes paratë për të paguar Xhengizin, por Gamze i thotë se ai përsëri do të kërkojë para, ndërkohë që Xhahidja ka probleme pune. Duru i telefonon Aliut dhe ky i thotë Gonylit. Shule niset në bar të takohet me Dilarën, të dashurën e Xhengizit dhe Zejnepja shkon me të. Më pas ato nisen në shtëpinë e saj, por Shulja vjell rrugës dhe Zejnepja kupton se ajo është shtatzënë. Ato shkojnë në adresën e vjetër të Dilarës dhe nuk dinë ku të kërkojnë. Turna gjen çelësat e shtëpisë, por nuk arrin të dalë, se tek dera shfaqet Xhengizi. Ai e mbyll Turnën në një depo të errët. Ndërkohë Gonyli ka marrë vesh ku është Turna dhe i kërkon Aliut të shkojnë bashkë atje, por nuk gjejnë as Xhengizin, as Turnën. Xhengizi është nisur të takojë Zejnepen dhe Shulen që të marrë paratë. Ndërkohë aty po i presin Aliu me Sinanin. Gjatë shkëmbimit Sinani del dhe plagos Xhengizin, i cili merr përsëri me vete Turnën. Ai i thotë Zejnepes në telefon se nuk do ta shohë më kurrë të bijën.

Xhengizi i jep makinës megjithëse i plagosur, por një moment humbet ndjenjat. Turna del jashtë dhe i telefonon Zejnepes, e cila është me Shulen dhe i thotë se ku ndodhet, ndërkohë që asaj i afrohet një i panjohur. Ai i merr të dy dhe çon Xhengizin në spital. Ndërkohë Zejnepja dhe Shulja janë nisur në kërkim të Turnës. Edhe Sinani niset pas tyre. Gonyli është bërë gati të lërë Stmabollin dhe të kthehet në fshatin e saj. Ajo i ka lënë një letër dhe disa sende Zejnepes. Ajo i telefonon edhe Xhahides për ta lajmëruar, por ajo nuk e dëgjon në telefon.

I panjohuri lajmëron policin e spitalit sepse dyshon tek Xhengizi, por ky i fundit kërcënon Turnën të ë dhe largohet. Turnën e çojnë në stacionin e policisë. Ndërkohë Zejnepja çon Shulen në spital sepse nuk ndjehet mirë dhe aty vjen dhe Sinani. Zejnepen e marrin në telefon nga stacioni i policisë dhe të tre nisen për atje. Shule merr Turnën, por nuk denoncon Xhengizin në polici. Ky i fundit shkon në shtëpinë e të ëmës, por atje e pret nje surprizë e pakëndshme... Gonyli shkon në fshatin e saj dhe në varreza sheh varrin e të shoqit. Ajo i thotë se do të kish dashur ta kishte vrarë ajo.

Shulja i telefon Xhengizit pastaj shkon ta marrë bashkë me Turnën. Ai përballet me të ëmën dhe i thotë se nuk e do për nënë. Ndërkohë Xhahide takohet me Gonylin dhe e pyet pse u largua nga Stambolli dhe ajo i përgjigjet se do të mbrojë Zejnepen. Xhahide e bind që të kthehet përsëri. Sinani shkon të takojë Zejnepen, por ajo i kërkon ndihmë Aliut që të shkojë të shohë Turnën. Ai shkon atje por nuk i gjen. Ndërkohë Shulja ka mbërritur në shtëpinë e nënës së Xhengizit, por kur ai përpiqet ta rrahë, ajo i thotë që është shtatzënë.

Duru ndahet nga Sarpi për shkak të Aliut dhe Sarpi përballet me të për këtë shkak. Më pas Aliu takohet me Durunë dhe i thotë se nuk është i dashuruar me të. Ndërkohë Sinani ka dërguar disa policë në shtëpinë ku është Xhengizi, por ata nuk shohin asgjë të pazakontë dhe largohen. Ky i fundit kërcënon se do të lëndojë Turnën nëse Shulja nuk i telefonon Zejnepes. Ajo i telefonon dhe e fton të marrë Turnën, por Gonyli ofrohet të shkojë në vend të saj bashkë me Aliun. Ajo shkon, por Xhengizi nuk ia jep Turnën. Xhengizi tërbohet dhe i telefon Zejnepes duke i thënë se nëse nuk vjen brenda një ore do të vrasë Turnën. Ajo niset me makinë me Sinanin por rrugës pësojnë aksident. Ndërkohë nëna e Xhengizit dhe Shule mezi arrijnë të shpëtojnë Turnën. Zejnepen dhe Sinanin i çojnë në spital dhe atje vrapojnë edhe Xhahidja me Gonylin. Sinani arrin të telefonojë dhe të çojë policë në shtëpinë e nënës së Xhengizit, por Shulja thotë se nuk ka asnjë problem. Zejnepja është paralizuar dhe i thonë se duhet t’i nënshtrohet sa më shpejt operacionit, përndryshe mund të mbesë kështu gjithë jetën dhe ajo vendos ta bëjë. Duruja dëgjon Aliun t’i thotë fjalë zemre Zejnepes...Kjo e fundit thërret Turnën në spital dhe ndahet prej saj dhe prej Shules. Këtë të fundit e përzënë nga shtëpia që ka marrë me qera dhe ajo bashkë me Turnën shkojnë në hotel. Tahiri i ndihmon dhe Shule i tregon se sa ka ndryshuar Xhengizi. Ky i fundit është dehur dhe grindet në një bar.

Zejnepja operohet por e mbajnë në reanimacion. Shulen e zë gjumi dhe Tahiri e çon Turnën në spital, sepse ajo do të shohë Zejnepen. Xhengizi i telefonon Shules, por dëgjon zërin e Turnës që ër Tahirin dhe e mbyll. Xhengizi paguan kolegun e Tahirit dhe ai ia sjell këtë të fundit ballë për ballë. Shule dhe Turna po presin Tahirin, por ai nuk përgjigjet në telefon dhe Shule vendos të shkojë tek teto Zehraja, kur në derë shfaqet Xhengizi. Ndërkohë të gjithë presin të zgjohet Zejnepja, por ajo bie në koma.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.