peng

Intervista - - TELENOVELA -

Shami gjen dokumentet e fshehura nga Kushi. Anxhalia i kërkon Pajalit të mbyllë dollapin e saj të kuzhinës, por Babli fshihet brenda tij që të fusë Pajalin në telashe. Anxhalia ka ditëlindjen, por ndjen mungesën e Arnavit. Kushi dyshon se Shami ka vjedhur dokumentet ligjore të trashëgimisë, por ai e mohon. Ndërkohë, Nani prezanton Kushin dhe Pajalin me vëllanë e Manoramës, Çandunë. Ajo i thotë atyre se ai është pak hutaq. Kushi merr një mesazh nga Arnavi. Në fakt është një i huaj që i dërgon mesazh Kushit duke përdorur telefonin e Arnavit. Shami i ka fshehur dokumentet. Nani e qetëson Kushin duke i treguar histori nga fëmijëria e Arnavit. Ma ë dyshojë kur gjen disa foto të Pajalit me Bablin. Kushi kërkon në çantën e Shamit për dokumentet.

Kushi shqetësohet pse Arnavi i ka bërë asaj mesazh dhe jo Anxhalias. Ndërkohë, Arnavi mungon në mbledhjen e bërë në Londër. Kur Shami i sjell Kushit ushqim, ajo e shan atë. Anxhalia lë një mesazh zanor për Arnavin. Kushi shqetësohet. Babli përpiqet të djegë këmishën e Akashit që të dënohet Pajali, por e zbulon Manorama. Ndërkohë, Shami ngacmon Kushin.

Babli i rrëfen Akashit të gjitha prapësitë që ka bërë para se të kthehet në konvikt. Ndërkohë, Anxhalia organizon gjërat që Kushi t’i bëjë një vizië Arnavit në Londër, por Shami proteston. Udhëtimi i saj anullohet kur Kushi mëson se Arnavi nuk ka vajtur fare në Londër! Kur Anxhalia nuk pi ilaçin e saj, Kushi bën sikur e ka marrë në telefon Arnavi që ta bëjë Anxhalian të hajë. Më vonë, Arnavi i telefonon Anxhalias për t’i thënë se është në Skoci.

Disa banditë e marrin peng Arnavin. Ndërkohë, Kushi përpiqet t’i telefonojë atij, por nuk e kap dot. Kushi zbulon më pas se Arnavi nuk është fare në Skoci. Akashi e fton Pajalin të darkojnë në një restorant. Kushi mendon të shkojë në stacionin e policisë për të denoncuar zhdukjen e Arnavit, por nuk e bën sepse nuk do të përballet me familjen. Ajo shkon në një agjensi dedektivësh dhe u kërkon atyre të gjejnë Arnavin. Manorama vëzhgon Kushin. Shami përsëri e ngacmon atë. Manorama zbulon që Kushi ka vajtur në një agjensi dedektivësh në Çandni Çouk. Kushi ndan me Manoramën frikën që ka për Arnavin. Ajo përpiqet të marrë lejen që të shohë regjistrimin e kamerave të aeroportit në ditën që Arnavi do të nisej për në Londër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.