ARZU, TANI NË “EGNATIA 3F”

Intervista - - BUKURI -

-Arzu, emri yt është i njohur nga gratë shqiptare, sidomos në Tiranë por do donim një prezantim më të gjerë për lexuesit e gazetës “Intervista”?

-Unë jam Arzu Gunesten Mamo. Kam lindur në qytetin e Izmirit në Turqi. Në këtë qytet u rrita, u shkollova si dhe formova familjen time. Më pas u shpërngula për një jetë më të mirë në Shqipëri.

-U vendose në Shqipëri dhe si arrite të përshatesh me Shqipëri, çfarë të ngjiti?

-Në Shqipëri jam vendosur në qershor të vitit 2000. Atëherë nuk ishte pak i vështirë. Megjithatë në lagjen ku banoja, në rrugën Myslym Shyri, gjeta qetësi. Njerëzit u treguan shumë të dashur, popullor dhe më ofronin ndihmën e tyre kur unë kisha nevojë.

-Mund të zgjidhje një vend tjetër, por zgjodhe Shqipërinë për të shpalosur talentin tënd në fushën e stomatologjisë dhe jo vetëm…zgjedhje rastësore apo e studiuar mirë?

-Nuk ishte komplet zgjedhje rastësore. Për ardhjen në Shqipëri vendosi bashkëshorti im i cili gjithashtu erdhi në Shqipëri për punë.

-Ke 17 vjet në Tiranë, çfarë vlerësimi ke për shqiptarët?

-Shqipëria më pëlqen si vend. Shqiptarët janë njerëz të dashur dhe të respektushëm si dhe më mendjehapur se në Turqi. Atje njerëzit janë me mentalitet më të rënduar se në Shqipëri.

-Çfarë sjell ndryshe Arzu në fushën ku lëvron?

-Puna është pasioni im. Punoj me një dëshirë të madhe dhe mundohem që çdo pacient ta ndihmoj me të gjitha mundësitë e mia. Çdo pacient bëhet miku apo mikja ime.

-Kur jetoje në Turqi, e njihje Shqipërinë, çfarë dije saktësisht?

-Dija vetëm emrin e këtij ven- di. Nuk kisha asnjë informacion tjetër.

-Kur një klient vjen në Egnatia 3F, ku ti je pjesë, çfarë do gjejë saktësisht?

-Egnatia 3F është një qëndër e plotë estetike e cila ofron shërbime të llojeve të ndryshme sa i përket trupit të njeriut. Tek ne ofrohen të gjitha llojet e shërbimeve dentare dhe estetikës medikale. Gjithashtu ofrohen edhe saunat e dobësi - terapi, trajtime të ndryshme trupi dhe fytyrë me aparatura moderne si dhe ozonoterapia e cila është risi në Shqipëri.

-Me gjuhën si je, e ke mësuar, komunikon rrjedhshëm?

-Akoma vazhdoj të kem vësh Megjithatë kuptoj shumë mirë dhe mundohem të komunikoj në mënyrë që të kuptohem.

-Ke qenë në kërkim të një profesioni që të jep edhe një mbështetje shpirtëore?

-Profesioni që kam është ajo që unë kam dashur të bëj gjithmonë. Ndjehem mirë dhe krenare për punën që kam, sidomos kur i shoh pacientët e mi të lumtur dhe duke më falenderuar për ndihmën që i kam dhënë.

-Çfarë të mban ende në Shqipëri?

-Tashmë u ambientova me Shqipërinë. Ndjehem mirë në këtë vend pasi jam më e qetë se në Turqi. Gjithashtu fëmijët e mi janë rritur këtu. Puna më ecën mirë ndaj nuk kam arsye përse të largohem.

-Sa orë në ditë punon? Sa e lidhur je me punën?

-Zakonisht punoj rreth 8 orë. Jam po aq e lidhur sa ç’është edhe çdo person tjetër megjithatë mundohem shumë që ti kushtoj kohë vetes dhe familjes time. Kur gjërat i organizon siç duhet del kohë mjaftueshëm edhe për të punuar edhe për tu kujdesur për familjen.

- Ke miq mikesha shqiptare? Del me ta, si e kalon kohën e lirë?

-Kam disa miq të mirë. Janë të paktë në numër por janë njerëzit me të cilët kënaqem shumë.

-E ndien veten pak a shumë shqiptare pas gjithë këtyre viteve këtu?

-Pas 17 viteve jetesë në Shqipëri ndihem pothuajse shqiptare. Shqipëria është bërë si vendi im.

- Pushimet i bën këtu apo në Turqi?

ndjeja mall të shkoja atje. Me kalimin e viteve u mësova këtu dhe zbulova që Shqipëria ka mjaft vende të bukura për të pushuar. Megjithatë ka raste që lëviz edhe në vende të tjera si Italia apo Franca.

-Ke edhe një vajzë të rritur, më thuaj sekretin që ti je kaq e bukur dhe me këto linja?

-Po, vajza ime është 18 vjeç. Për mua si mamaja e saj ajo është një vajzë shumë e bukur dhe inteligjente. Kemi një marrëdhënie shumë të mirë sëbashku. Zakonisht pjesa e bukurisë dhe formave të mira është edhe gjenetike, megjithatë unë mundohem ta mbaj veten në formë të mirë duke mos tejkaluar masën e ushqimit dhe duke u ushtruar në palestër.

-Si variojnë çmimet në Egnatia 3F?

-Egnatia 3F ka çmime mjaft të arsyeshme dhe ekonomike por më e rëndësishmja është që shërbimi është i një cilësie mjaft të lartë.

-Për ata që duan të vijnë tek Arzu, ku mund të të gjëjnë saktësisht?

-Klinika ime ndodhet pranë qëndrës Egnatia 3F, në Rrugën e ‘’Barrikadave’’, Ish kinema 17 Nëntori (Galeria), Kati 3. Tel 0684034442

-Në fund të ka ngelur ndonjë merak nga kjo intervistë dhe do ta thuash tani?

-Dua të them se çdo njeri duhet të ndihet mirë me veten e tij dhe për këtë duhet të kujdeset për trupin dhe pamjen e jashtme. Unë sëbashku me sta në ndihmë për çdo problem që keni. Ashtu siç u shpreha dhe më sipër: “Ju nuk jeni thjesht pacientë për ne, por jeni miqtë tanë në nevojë”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.