Poezia juaj...

Intervista - - POEZI -

Nëpër qytet si dy të dehur Fërshëllejme fshehur nën zë LETA GURANJAKU Flokët derdhur si ujvarë Tatpjet deri në thembër Syri i saj si yll polar Depërtonte thell në zemër! Zana me nur shenjtërie Me tis drite krejt e larë E dërguara prej perëndie Mrekulli unë për të parë! Për çdo natë vjen në ëndrra Ditën çfaqet në vegime Ndaj dhe sapo dëgjoj zëra Zgjohem, ngrihem me rrëmbime! Kur bje muzgu mbi kalldrëme Dhe kur hëna pushton qiellin Buzëliqenit dal çdo mbrëmje Ndoshta zanën valët sjellin! SKENDER LAZAJ

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.