Në universin e zjarrtë të dashurisë

Intervista - - POEZI -

Pa ty jeta më duket krejt pa vlerë, Pa ty jam e humbur në këtë botë, Pa ty zemra s’më rreh, si atëherë, Pa ty çdo gjë më duket e kotë... Pa ty as dielli s’ndrinë si dikur, Pa ty hëna e yjet nuk ndriçojnë, Pa ty jeta se ka kuptimin kurrë , Pa ty edhe sytë nuk rrezatojnë... Në terrin e natës e fundosur Buzë dehur, zemër pamundur, Do çaj qiellin si zgalem i plagosur Po kurrë me ndjenjat e lëkundur. Hija jote do luaj valle me mua, Shpirti im do luaj vallëzim me ty, S’është lojë e re, përderisa të dua Do digjemi në zjarrin për dashuri... Do me gjesh gjithmonë ku më le S’do më humbësh kur këtë ta dish, Unë jam afër teje Zemër, Ti nuk je, jeta jonë e ngelur në mes yllësish... Do të vazhdojmë gjithmonë në përjetësi , Në universin e zjarrtë të dashurisë... LULJETA GJOSHA PASHOLLARI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.