Përgjigjet psikologia Anxhela Peza

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

Përshëndetje e dashur psikologe! Jam një zotëri i moshës 55 vjeç dhe kam shumë vite pothuajse 15 vjet që kam një ves që për çdo gjë qesh. Qesh kur bisedoj në telefon, kur jam në punë, kafene apo diku tjetër. Duket sikur vë në lojë njerëzit me këtë ves dhe ndihem keq sepse më thonë çfarë ke që qesh? Kjo gjë më shqetëson se qesh edhe kur nuk duhet. Çfarë duhet të bëj për ta larguar këtë ves?

Anxhela Peza, Psikologe Klinike dhe Këshillimi, Adresa: Sheshi Willson, pranë Postës Shqiptare nr. 8, Numër telefoni: 0695726669: Përshëndetje lexues i gazetës intervista! Në respekt të moshës suaj, sigurisht që problemi të cilin e paraqisni, ka një rëndësi të madhe. Pasi një zotëri në çështje të delikate, duhet të paraqesi seriozitetin e tij pa treguar shenja humori siç është buzëqeshja. Ky është një lloj shqetësimi për të cilin evidentohet më shumë një lloj “bashkëbisedimi” për ngacmimet perceptime nga jashtë, dhe stimuli i reagimit për së brendëshimi. Ju thoni se kjo ju është kthyer në një ves i vazhdueshëm prej 15 vjetësh. Sipas infomacionit tuaj, kam përshtypjen që qeshja juaj është diçka e cila lidhet me reagimin e asaj çka dëgjoni, jo për të ironizuar apo vënë në lojë bashkëbiseduesin që keni përballë. Me kalimin e viteve kjo gjë ka ardhur duke u përforcuar , ndoshta për faktin se jo vetëm të afërmit por edhe të tjerë jua kanë vënë në pah, se reagimi juaj me të qeshur ngjan shëmtuar, apo i pa vënd. Si fillimin ju sugjeroj që me vetëdijen tuaj të mund të kuptoni; nëse kjo vjen për shkaqe feedback- u ( ndërveprimi imediat ) për bashkëbiseduesin, apo është një reagim facial i pakontrollueshëm nga ana juaj. “Tike faciale” quhen në gjuhën mjekësore, të cilat vijnë në mënyrë të pavetëdijshme nga individi. Nëse është variani i parë, ju sëbashku me një psikolog mund të shformësoni këtë tip komunikimi joverbal. Në variantin e dytë, ju sugjeroj një psikolog klinik apo mjek psikiatër, pasi duhet thelluar më shumë në atë çka ju keni rrëfyer në letër. Megjithatë ju bëj me dije së shumica e njerëzve që ju keni pranë, janë njerëz që ju njohin mirë tashmë dhe e dinë se është thjeshtë një formë reagimi i juaj, jo se ju jeni tendencioz apo e keni “me të keq ndaj tyre”. Në situatat tek të cilat ju vëreni se dikush ndihet i ofenduar mund ti shpjegoni se është një mënyrë reagimi deri diku e pakontrolluar nga ju. Është shprehi karakteriale e juaja. Në rast se ju keni të bëni në agravime të situatave me të tjerë përreth jush si; puna, miq të rinj kudo, mos e nguroni ndihmën profesionale si ju kam sugjeruar dhe më lart! Faleminderit për besimin!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.