Aleksandër Prenga: Si të gjithë shkodranët e tjerë...

Intervista - - HUMOR -

Spektaklet e humorit në Shqipëria janë pak por janë të ndjekur dhe të pëlqyer nga publiku. Ne përpiqemi të sjellim, në çdo numër nga një copëz të këtyre spektakleve, qofshin aktorë të njohur dhe që janë pjesë e tyre prej vitesh apo edhe të rinj, si aktori që kemi këtë herë, i cili studion për Gjuhë-Letërsi por si duket ka gjetur prehje shpirtërore në “Al Pazar”, spektakli që çdo të shtunë sjell humorin e hollë por edhe satirën therrëse. Aleksandër Prenga, është shkodran dhe humori padiskutim do ishte edhe një pikë e tij e fortë, përveç tifozerisë që si çdo shkodran ka për skuadrën e Vllaznisë. Ka parime të forta për jetën dhe motoja e tij është “Ti mund t’ia dalësh”, moto të cilën po e vë në jetë në çdo puntatë të “Al Pazar”. Në këtë intervistë, Aleksandri na tregon si ndihet në lëmin e aktorëve të tjerë, çfarë pret ai nga ky spektakël, me kë ka krijuar më shumë afrimitet, a ka miq të rinj në shoubiz e shumë e shumë pyetje të tjera që ai i është përgjigjur me shumë kënaqësi!

nuk paguhet në Shqipëri?

Fabjola Kuburi:- Aleksandër, ti je fytyrë e re në “AL Pazar”, si u bërë pjesë e tij? Aleksandër Prenga:- Përshëndetje! Po është e vërtetë që unë jam një ndër aktorët e rinj të këtij formati. U prezantova në një nga audicionet që bëheshin për këtë spektakël dhe ja ku jam, tashmë pjesë e këtij formati.

-Domethënë e more vendin me meritokraci?

- Sigurisht që po, për aq kohë sa më përzgjodhën.(Buzëqesh)

-Si po e ndjen veten mes “rrëmujaxhinjve” të “Al Pazar”? -Unë e ndjej veten mes artistësh dhe jo rrëmujaxhinjve.(Buzëqesh)

-E ndiqje më parë Al Pazarin? Çfarë të pëlqen në këtë format? -Sigurisht që po, e kemi ndjekur familjarisht çdo javë, mua më pëlqejnë risitë që sjell ky format. Jam me fat që jam edhe unë pjesë e tij. Atë që e shikoja përmes ekranit tashmë e kam të prekshme dhe të jetuar.

-Me cilin prej aktorëve ke krijuar më tepër afrimitet? -Me të gjithë, i kam marrdhëniet shumë të mira dhe të gjithë janë të dashur, por në veçanti me vëllezërit vlonjatë Romeo dhe Donald Veshaj (Montana dhe Montela).

-Çfarë do të sjellësh ti në këtë shou? -Po mundohem të sjell sado pak “aromë Shkodre” në versionin modern. Besoj se pak nga pak do arrij të sjell pranë publikut atë që serviret në atë shou, buzëqeshjen.

-Çfarë pret ti nga ky shou? -Nga ky shou pres ngritjen time në një nivel tjetër artistik, gjë të cilën po e vë re nga java në javë.

-Më fol pak përsonazhet e tua...! -Unë në “Alpazar” realizoj monologje (stand up) kryesisht me ba- tuta për shoubizin dhe jo vetëm. Kam realizuar edhe personazhe të tjerë si protestuesin, këpucarin, nxënësin, qytetarin e thjeshtë, role që janë pëlqyer shumë. - Cili prej tyre më shumë? - Monologjet, por edhe rolet janë pritur mirë nga publiku, me duartrokitje dhe të qeshura.

-A ndihesh aty si në shtëpinë tënde? -Po, “Alpazar” është si një shtëpi e madhe dhe e dashur që të mbështet në gjithçka tënden. Kështu e shikoj unë.

- Emocionet janë të njëjta si në puntatën e parë? -Skena e ‘Al Pazar’ është gjithmonë një emocion më vete por ato të herës së parë janë të papërshkrueshme dhe të papërsëritshme.

-Në biseda me njerëz, të sugjerojnë batuta... I përdor ato pastaj në “Al Pazar”? -Po më sugjerojnë, nëse janë të përshtatshme pse jo edhe mund të përdoren.

-A është e vërtetë që arti -Në fakt, arti i vërtetë nuk paguhet në të gjithë botën, më shumë paguhen komercialistët se artistët.

-Cili është një tjetër profesion që do ta bëje me të njëjtën dëshirë? -Shkrimtarin do e bëja me shumë dëshirë dhe dashuri. Unë studioj për Gjuhë-Letërsi dhe shkruaj shpeshherë poema, poezi, proza, kështu që e gjej veten shumë mirë edhe tek të shkruarit.

- Si reagon përballë zhgënjimeve? -Me qetësi dhe durim, sipas men- dimit tim durimi është çelësi kryesor i suksesit.

-Miqtë e tu të rinj janë të botës së televizionit? Po me të vjetrit bëhesh më? -Po, tashmë njihem me shumë miq që i përkasin televizionit, por ama edhe miqtë e vjetër kanë vendin e tyre. Sigurisht që bëhem përsëri me ta.

-Ata, ndër vite janë shtuar, kanë mbetur të njëjtit, apo janë pakësuar? -Ndër vite janë shtuar, në këtë rast do thoja këtë shprehjen “Trim i mirë me shok shumë”.

-Çfarë mendon për shprehjen “Një mik të godet aty ku një armik s’do të mundte kurrë”? -Goditjen mund ta japë vetëm një mik fallco, një mik i vërtetë s’do ta bënte kurrë.

-Gjëja që të pëlqen më shumë në jetën që bën? -Aktrimi, është i bukur në tërësi.

për rrugët që ke ndjekur? -Po sigurisht që ka edhe të tilla raste por këto refelektime kanë qenë gjithmonë për mirë.

-Me sportin, si i ke raportet? -Ah sporti, të mira do thoja, nuk jam shumë shumë i lidhur por më pëlqen.

-Për cilën skuadër bën tifo? -Njësoj si të gjithë shkodranët e tjerë, për Gjermaninë dhe për Vllazninë.(Qesh)

-Cili është parimi yt në jetë? -Parimi im është, “Mos u dorëzo kurrë”. Ka funksionuar deri tani.

-Po motoja me të cilën nis ditën? -’’Ti mund t’ia dalësh’’.

-Si do ta mbyl- lim këtë intervistë? -Duke falënderuar gjigandin e humorit shqiptar, zotin Agron Llakaj që më hapi derën dhe më dha mundësinë të jem pjesë e këtij formati të mrekullueshëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.