Ditari i Edi Ramës

Intervista - - HUMOR -

E dielë ora 11.08 : Sot jam zgjuar me vonesë. Kisha një përgjumje që as vetë se mora vesh nga më vinte. Koha qënka e bukur dhe them të dal nëpër kodrat e Surelit bashkë me djalin. Shoh që kam nevojë për pushime.

Ora 15.45 : U kënaqa me Zahon pas shëtitjes nëpër kodrat e lagjes. Paskan qënë kaq të bukura këto kodra dhe si kisha vënë re. Na u bashkua dhe Linda dhe kemi ngrënë ftonj sa jemi kënaqur.

Ora 18.00 : Sapo mbarova komunikim javor të përjavshëm. Fola më shumë për luftën kundra drogës, por më thuaj çfarë të thoja. Është bërë lëmsh kjo puna e saj dhe nuk do i dihet fundi. Deklarova se jemi në prag të të dhënit fund problemit të drogës, po ku ka zot që e beson këtë me mua në krye.

Ora 19.50: Kontrollova postën dhe pashë se shumë komente kishin ardhur në lidhje çështje të ndryshme. më tërheqin më komentet e popullit.

paskam nerva të ndjek asgjë në tv edhe pse ky seriali turk qënka i përkryer. Putha Zahon dhe u shtriva. E hënë Ora 06.55: Kam kaluar një natë jo të mirë. Nuk di pse më shfaqej në gju se ka. Dreq o punë si nuk e frenova më parë këtë gjëmë që po i ndodh.

Ora 08.10: E piva kafen në këmbë. Linda e qan kafen turke dhe nuk harron asnjëherë që të mos i hedhi sheqer janë të mira për diabetin. Po dal.

Ora 11.00: Mblodha prefektët që vendosa një javë më parë dhe iu lashë porosi në lidhje me ujin. Nuk di kush ma futi në kokë që të taksoj dhe puset, por nuk më duket ide e keqe. Këtë popull sa më shumë ta fusësh në pus aq më shumë të do.

Ora 15.00: Pata një takim me Vlahutinin. Nuk e mori vesh asnjë pasi hyri nga dera sekrete e Kryeministrisë. Nuk e kuptova pse i ishin ngritur qimet përpjetë dhe pse ajo ashtu si shkurre i më thënë se nuk kam mundësi të të mbroj më.

Ora 19.00: Sapo u ndava nga ambasadorja Gjermane. Të njëjtë gjë më tha edhe ajo. Bëji derman vetes sa nuk ma tha në shqip.

vetë çajin me mjaltë pasi më thanë se të bën mirë për kollën. Dhe këtë kisha mangut. Linda mbeti nga shoqet e saj. Po më humbet durimi dhe me të dhe ajo i di pasojat pasi mund të ketë fol për këto raste me ish gratë e mia. E martë Ora 10.35: Mblodha këshilltarët në zyrë dhe iu dhashë porosi të mbulojnë më së miri situatën dhe t’i japin rëndësi postimeve të mia në facebook. Shoh një rënie të ndjekësve dhe një shtim të atyrë që më shajnë.

Ora 21.55: I dërgova sms Tahirit dhe nuk më ktheu përgjigje. E marr në kokë ky njeri që është bërë kaq enigmatik? E mërkurë Ora 07.35: Më vjen sms nga Fuga ku më lajmëron se kanë arrestuar mikun tonë në Arabinë Saudite. Trapi, as mirëmëngjes nuk më thotë, por direkt tek princat e Arabisë që as emri nuk më kujtohet si e kishte. Dreq o punë, sa punë do bëja me të. Kur s’do, s’do…

Ora 11.11: Media njofton se Monika i ka shkuar sërish Lulit në zyrë. Mbeti atje dhe kjo bashkë me atë Vasilin që s’e shikoj dot me sy. Të bëjnë ç’të duan se as ma ndjen fare.

- mon dhe PDIU. Nuk po ma fal Idrizi mandatin qe ia morëm në Tiranë. Le - dasi ashpër. Po i fut një fshesë të gjithë drejtorëvë të PDIU me këtë rast.

Ora 15.20: Jam në drekë më një mik fantastik që ka ardhur nga Kina. Ka një anglishte të çalët fare, por kam marrë me vete dhe Fidelin pasi ai ua di kleçkat këtyre. Kërkon të bëjë investime të mëdha, por nuk më tregon

Ora 00.20: Linda akoma nuk ka ardhur në shtëpi. As kujtohet fare se dua të ha darkën. Marr celularin t’i bëj telefon dhe shikoj se më paska dërguar sms. Jam në mledhje me bordin e bankës dhe vonohem pak. Pak? Mbledhje në këtë orë? Pffff… E enjte Ora 06.30: Ndjeva një puthje në faqe. Hapa sytë dhe shoh fytyrën e Lindës mbi mua. Nuk doja të të zgjoja të puthja pak se u bëmë për mall. Nuk po takohemi ka një javë. Në krevatin tonë u fut në mës dhe Zaho. Kjo është lumturia mendova me vete dhe u ngrita gjithë qef.

Ora 10.00: Sot senacë plenare. Hajde dëgjo Mulin dhe Lulin tani. Sërish do përplasen tek çështja Tahi- ri. Si nuk po plas dhe unë një skandal tjetër që ta harrojnë Tahirin? E premte Ora 09.22: Konferencë shtypi me Hahn mbi mediat. Këshilltarja kish bërë përzgjedhje të mirë të gazetarëvë nga Soros. Zhurma mendoj se do jetë më e cekët pasi dhe pyetjet janë të përgatituar më parë nga Fuga. Edhe Hahn foli shumë mirë. Ka përparime në lidhje me të drejtat e medias në Shqipëri. Ka respektim të tyre dhe avancim për mirë. Këtë sikur ta kisha porosit unë dhe pse në fakt e ka porosit miku jonë i përbashkët Soros.

Ora 10.54: Po lexoj një njoftim për shtyp nga Luli ku iu bënte thirrje qytetarëvë të dënonin sjelljet e mia ndaj gazetarëve. Eh more Luli vocërr.

Ora 15.45: Sapo mbaruam një drekë në Vlorë bashkë me Hahn ku ai që as ai vetë se dinte se çfarë ishin. Ngeli i kënaqur nga peshku i Vlorës dhe bëmë shumë gallatë me peshqit që thotë Lu. Biles folëm edhe me Lu në kamera ku nuk mungoi ironia e tij sërish ne lidhje me peshqit e mëdhenj.

Ora 23.05: Ndjej lodhje. Paskam pirë shumë verë në Vlorë. Këtë fundjavë them të iki më familjen në Mal të Zi. Prej aty tek miku im në Itali, por këtë herë kam frikë ta marr Gjushin me vete pasi dyshoj se e përgjojnë. Më duket se do ta hajë dhe Gjushi pas Tahirit. Gjumë të ëmbël Shqipëri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.