Donald Lu: Kush janë peshqit e mëdhenj?

Intervista - - HUMOR -

Këtë javë vendosa të intervistoja ambasadorin amerikan në Shqipëri, Donald Lu. Mora rrugën për nga Rruga e Elbasanit dhe sapo mbërrita atje më thanë se ambasadori ndodhej në rezidencën e tij ku e gjeta të ulur në kolltuk para një oxhaku me zjarr bubulak…

Kaso Kosa: - Përshëndetje zoti amabasador…

Donald Lu: -Ullu zoti Kaso, ullu. Mirë se erdhe në odën time, siç i thoni ju shqiptarët.

- Zoti Lu, besoj e merrni me mend se pyetja e parë do jetë ajo se kush është peshku i madh që do bjerrë në rrjetë në Janar…

- Ku di unë , o Kaso ?! Unë ja futa kot për të nxitur pak këta të SPAK-ut, prokurorisë e policisë , por , aha… Ata agjentët e FBIsë më thanë se asnjë ndryshim nuk ka pas fjalës sime. Kam frike se do m’i korruptojne dhe agjentet e FBI- Kasooo. Prokurorë vazhdojnë njësoj, të njëjtën gjë pijnë … - Çfarë pijnë ? - Dhallë Kaso vetëm dhallë . Unë bashkë më specialistët e FBI-së u çova ca ndihma me uiski e koka - kola, por ata, hiç, vetëm dhallë … Pale, u kishin dhënë edhe këtyre të mijvë ta provonim dhe u kishte pëlqyer… - Po pse dhallë ? - Kaso ti je djallë i zgjuar, por harrove më duket emrin e kryeprokurorit. Të gjithë në atë institucion Kaso pijnë dhallë që t’i

- Po ajo puna e Kryetarit te bashkisë së Durrësit si është? Thone qe nuk i keni dhene vize...

- Tani puna e Gjushit dihet o Kaso. Ai është më i shkurtri nga kryetarët e bashkive, por, ama, ka bërë shtesat pa lejë aq të larta saqë duket Pogradeci që në Durrës po hipe mbi to…

- Po për lobimin që kishte bërë Gjushi për të liruar Lulim Berishën, ç’mund të na thuash, zoti Lu?

- Tani o Kaso aty janë përzier bashkë edhe Luli edhe Berisha. Pastaj nga një anë mirë ka bërë Kaso. Me opozitën duhet ta mbajmë mirë… Veç kësaj ai kishte sjellje të mira në burg dhe për këtë Gjushi do ta merrte në punë dhe në bashki. Kot nuk i thonë Gjush Betoni atij o Kaso aman.

- Më thanë se kishit qeshur me lot kur dëgjuat zotin Rama që donti ti vinte matësa ujit të pusit…

- Po Kaso, menjë herë i telefonova, mos e prek pusin i thashë . Ë shtë fjala më e bukur që keni ju shqiptarët. Ti e di si përkthehet në anglisht kjo fjalë Kaso, apo jo?! Sa përmëndi Rama pusin, në fakt, mua m’u kujtua pusi i nënë Pashakos. Po hë , si thua ti Kaso, i vihet matës pusit të nipërve të Pashakos? Ju keni dhe një këngë për pusin si e ka titullin… Tek pusi i Çelo Mezanit a Sulejmanit nuk më kujtohet…

- Më thuaj të drejtën, zoti Lu, a nuk u lodhe e u mërzite me Shqipërinë dhe këta - Po pse të mërzitem o Kaso nuk më thua ? Unë rehat jam dhe në do të dish për mua nuk i bie njeriu ndermënd fare në Amerikë pasi duhet t’ja thonë 20 here Trumpit që kemi dhe një amba- sadë në Shqipëri që të kujtohet se jetoj dhe unë . - Zoti Lu, jeni parë shpesh në shoqërinë e zonjës Vlahutin. Aq shpesh saqë kanë dalë fjalë se mes jush ka edhe një “feeling”… - Dreqi vetë qënke Kaso. Më ke kap ngushtë me këtë pyetje. Sot po ta tregoj ty për herë të parë. Po, e vërtetë është. Është kaq e mire, kaq femër, kaq joshëse ne fjalët e saj, saqë Amerika e ka të vështirë t’i rezistojë… - Po ç’hyn Amerika këtu zoti Lu? - Kur them Amerika, nënkuptoj vehten time Kaso. Pra doja të thoja se ajo femër ma ka prish gjumin dhe më ka droguar si i thoni ju… Por unë jam si Obama, nuk jam si Klintoni, Kaso… - Zoti Lu, do doja të pyesja se cilin politikan pëlqeni në Shqipëri ? Apo t’ju pyes një e nga një : Për Berishën ç’do thoni ? - Ai të kursen kohën Kaso. Kur takon atë nuk ja vlen të takosh asnjë tjertër të djathtë se të gjithë akoma bëjnë ç’thotë ai. Tek Berisha hyn me mëndt e tua dhe del me mëndtë e tij Kaso, ndaj kam vendosur mos e takoj shpesh se më çorjenton. - Po Rama ? - Tani me të dëgjuar e kam se ai e thithte atë të bardhën dhe për këtë ka deklaruar se e ka parë vetë i ndjeri Dritan Prifti, por jo vetëm kaq. Është më i pabesi Kaso, por që mua dhe më ka frikë dhe e kam frikë. Çfarë nuk pret nga budallai, thotë një fjalë e urtë e juaja. - Meta ? - Meta, nëna e gjithë të metave. E kam mësuar dhe këtë shprehje shqiptare.

- Po për Bashën nuk keni ndonjë gjë për të thënë ?

- Basha është yll në ngjitje ka thënë ish kolegu im paraardhës, por me sa shoh Berisha e ka lë në hije Kaso dhe ashtu siç e ka nis ai vetëm duke qeshur gjithë ditën, vetëm Mona mund ta sjelli në pushtet. - Po për Monikën meqë ma kujtove? Kur lexoj emrin e Monikës më kujtohet Klinton, por prapë dua të të kujtoj se unë jam si Obama, jo vetëm për nga ngjyra, por edhe nga ndershmëria. Dhe tani më falendero Kaso për intervistën dhe kohën që të kushtova dhe çohu të pijmë një uiski, se më vonë kam një drekë me Erionin, ose lali Erin siç i thotë Rama. E kemi vëllain e vogël atë. Ore se u kujtova, je që je pse nuk i fut dhe një llotari ti Kaso? Ku dihet mbase të del dhe i shpëton taksës së pusit hahaha. Më falenderove? - Faleminderit zoti Lu për intervistën. - Faleminderit ty Kaso që ishe kaq i ëmbël me mua

Bisedoi me shaka KASO KOSA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.