Lori Kaçka: Surpriza që më bëri të qaj...

Intervista - - MUZIKË -

Lori Kaçka, bjondina bukuroshe sjell një këngë për bjondinat dhe e ka titulluar pikërisht “Bjondina”. Ajo sjell gjithçka me detaj në klipet e saj, kujdeset për të sjellë edhe mesazhin e duhur në publik dhe duket se ia ka arritur edhe këtë herë. Ne Lorin e kemi pyetur për këtë klip por edhe për shumë aspekte të tjera të saj, një intervistë thesar.

Fabjola Kuburi:- Lori, kënga “Bjondina” është realizimi yt i fundit muzikor. Çfarë ke dashur të përcjellësh përmes saj? Ia ke kushtuar vetes më duket...!

Lori Kaçka:- Të gjithave dhe të gjithëve ia kam kushtuar. Por më vjen mirë mbi të gjitha që masa e pëlqen madje e shoh në shumë videomesazhe që më dërgojnë që kjo këngë po këndohet e pëlqehet shumë edhe nga zeshkanet. Nuk duhet të harrojmë se e bukura bie në sy, aq më shumë kur është biondinë, besoj se këtë ka dashur të tregojë edhe autori i tekstit.

-Ke marrë mesazhe urimi nga bjondinat?

- Ishalla më kthehet me të mira (Qesh). Siç e thashë jo vetëm, madje edhe nga ato vajza që

-Një tjetër gjë që na bën kuriozë është: Pse ti zgjedh të shfaqesh kaq rrallë me një projekt të ri?

-E vertëtë, por jo dhe shumë rrallë. Angazhimet e shumta, puna e të kënduarit “live” në mbrëmjet e shumta dhe dasmat kanë jo vetëm marrje kohe, por edhe lodhje. Ndodh shpesh që një këngë e bukur e krijuar për mua të rri në shtëpinë muzikore me muaj të tërë, pasi duhet të gjej kohe e të jem në top formë për ta kënduar ashtu siç di dhe dua unë dhe gjithmomë më ka pëlqyer kualiteti dhe jo kuantiteti.

- Çfarë të bën më krenare sa i përket rrugëtimit tënd në muzikë?

-Puna e palodhur dhe serioziteti por gjithmonë të mbështetura nga familja ime dhe njerëzit që më duan dhe më ndjekin kudo.

-Nëse do të ktheheshe edhe një herë pas, gjen diçka për të ndryshuar?

-Jo, megjithëse jam kritikuese e vetes, por jam e lumtur që nisa dhe u vlerësova atëherë kur dëgjohej shumë radio, atëherë kur zëri duartrokitej. Por më vjen mirë dhe natyrisht se mendoj të jem një hap me kohën tashmë ku teknika dhe evolimi i gjithckaje ka përparuar dhe falë publikut jam shumë mirë në treg.

-Sa emocionuese është jeta që bën Lori?

-Po mendoj normale sic është tek kushdo, e aq më tepër tek ne artistët. Mendoj se pa emocion edhe jeta s’ka kuptim, madje emocioni e zbukuron dhe e rregullon saktë jetën e një njeriu.

-Kur ndodh të shqetësohesh?

-Mendoj se nuk shqetësohem shumë apo ta ekzagjeroj. Kur ia lë në dorë Zotit e i falem atij për çdo gjë, të mirat dhe suksesi vjen. Ndodh edhe të shqetësohem për gjëra të vogla, sërish normale pavarëisht se të gjithë më thonë se natyra ime dhe mimika ime tregon një Lori 100% të gëzuar e të lumtur.

-Ke besuar ndonjëherë kaq shumë sa t’i japësh dikujt mundësinë të të zhgënjejë?

-Rrethohem nga njerëz dhe që ndaj kohën me ta kur kam mundësi. I respektoj shumë të gjitha sidomos kolegët por kurrë nuk kam kohë të rri me të tillë njerëz që më kanë zhgënjyer.

-Kur ke thënë: “Nuk dua ta bëj”?

-Disa herë po, por me siguri do të ketë qenë tepër vendim i madh, pasi kur unë dua diçka, falë Zotit e arrij ose e bëj.

-Cilën nga këngët e tua e ke përjetuar më shumë?

-Pa përjetim dhe pa u futur në tekst dhe në protagonizmin e një fabule klipi që i referohet një kënge, mendoj se jo vetëm unë por cdo artist është e pamundur. Të them të gjitha, por gjithmonë në sensin artistik.

-Me cilin këngëtar do të ki- she kënaqësinë ta ndaje skenën?

-Me kë se kam ndarë thuaj, kur i referohemi artistëve të njohur shqiptarë por edhe të rinj. (Buzëqesh) Gëzohem dhe mundohem të gjej gjithmonë kohë sidomos me këta të dytët, pra me artistët e rinj që kur më ftojnë dhe kur është një projekt i mirë muzikor unë jam me ta në duete e keni parë dhe vetë. Ndoshta me ata që fatkeqësisht nuk jetojnë më, por mund ta ndaj me këngët e pavdekshme të tyre ndoshta me ndonjë version pak më modern.

-Një reagim që të ka surprizuar...

-Për ditëlindje, nga supriza e mikes sime Violetës e kam derdhur lotë.

-Vendimi më i mirë që ke

-Të jem ajo Lori e njëjtë, si atëherë kur u prezantova me këngën e parë. Të jem vetvetja!

-Si është të jetosh në Prishtinë?

-Tani mendoj se është njësoj si të jetosh edhe në Tiranë apo në Durrës. E nëse e ke fjalën për jetën e natës, mendoj po ashtu njësoj si kudo në qytetet shqiptare, por unë atë nuk e shijoj pasi kam zgjedhur të argëtoj publikim tim dhe falë tyre kam ftesa kudo. Por Prishtinën e dua.

-Çfarë zë më shumë vend në mendimet e tua këtë periudhë?

-Lumturia dhe gëzimi kur kolegët e mi arrijnë me punën e tyre. E urrej zilinë dhe xhelozinë e keqe që shpeh herë e shohim kudo. Dhe jo vetëm në këtë periudhë por në cdo mendoj për shëndetit e familjes, e të gjithëve.

-Çfarë i thotë - mit të saj në pasqyrë?

-Pasqyrë moj pasqyrë pse gjithmonë bjonde (Qesh). Jo dhe shumë kohë për të qenë vetem para pasqyrës sepse zakonisht pas dorës së fundit nga ata që më rregullojnë unë më duhet të shoh veten e të iki vrap për në koncert, mbrëmje apo gëzim familjar, por përsëri do ti thoja : “Lori je vetvetja, trego mirësi ndaj të gjithëve, s’ka problem nëse ta kthejnë ata apo jo”.

-Të gjitha vlerat dhe detajet që do të të bënin të dashuroheshe pas dikujt...

-Dole më në fund tek kjo pyetje? (Qesh) Eh, njeriu dhe vetëm njeriu pa maskë. -E ke gjetur këtë dikë? -Po, ndihem shumë mirë. -Cilët janë njerëzit që nuk do t’i doje pranë dhe që përpiqesh

-Thashathemnxhinjtë mashtruesit kurrë afër!

-Cila mbetet për ty pjesa më e bukur e një 24 orëshi?

-Komentet pozitive dhe një buzëqeshje e ngrohtë dhe e respektuar që më japin ata njerëz që kanë dëgjuar këngët e mia në atë natë apo ditë ku kam kënduar.

- Ke diçka që nuk ia ke thënë akoma dikujt dhe do t’ia thuash tani publikisht?

-Të lëmë diçka edhe për vete(Qesh). Jo se besoj, duke qenë se jemi personazhë unë sinqerisht i kam thënë.

-Fusha në të cilën nuk ke pikën e talentit dhe të vjen keq për këtë?

-Politika vjen keq…!

-Nën ç’tip veshjeje ndihesh si në lëkurën tënde? -Në stilin urban. -Çfarë nuk do të ta tërhiqte vëmendjen kurrë në një dyqan veshjesh?

-Jo shumë çmimi sa kushton, nëse ajo më pëlqen këtu jam e çmendur e blej, të kushtoj sa të kushtoj, normalisht duke parë edhe gjendjen e parave që kam.

-Ke marrë ndonjëherë një veshje me qira?

-Më përpara po, kur më pëlente ndonjë fustan i ndonjë stilisteje, por fatmirësisht tani jam përshtatur shumë me veshjet që krijojnë enkas për mua veshje të bukura e të përshtatura për mbrëmje.

-Nëse do të kishe një linjë tënden për veshje...

-Do të ishin gjërat më të shtrenjta dhe më me klas, kush e di në ndonjë të ardhme..

-Si përpiqesh ta ruash humorin e mirë?

-Me njërëz pozitiv e duke menduar vetëm mirë për të tjerët, madje duke e uruar që ai apo ajo që tentuan të ma prishin humorin

-Cila është gjëja më e bukur e të qenit femër? -Vetë qenia femër është hyjni. -Çfarë do të kemi kënaqësinë të shohim në vazhdim nga ti?

-Afër fundvitit falë punës time do të jem e ftuar në shumë evente dhe programe televizive, por jam duke përfunduar edhe një projekt tjetër ku do të jetë një këngë me klip më shumë ritmike dhe për dasma, më shumë festive. ndoshta,por s’më

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.