Anastasia Cilibiu: Sulltanesha greke

Intervista - - TELENOVELA -

Anastasia Cilibiu është një aktore fare e re, vetëm 19 vjeç (të djelën ajo mbush 20), por ka një karrierë jo të vogël në fushën e aktrimit dhe modelimit. Në fakt - rumanisht, anglisht dhe turqisht. I ati, Viorel Cilibiu, emigroi nga Rumania në Greqi në vitin 1990 dhe atje u martua me një greke, nënën e Anastasisë. Ajo ka edhe një vëlla më të madh në moshë. në serialin “Për zemrën e një engjëlli” dhe më vonë mori pjesë në serialin e suksesshëm grek, “Ishulli”. Megjithatë, famën e arriti me rolin e sulltaneshës Kosem në serialin me të njëjtin titull. Tanimë aktorja e re dhe e talentuar po bën plane për të ardhmen.

- - Isha pesë vjeç kur i thashë për herë të parë mamasë se dua të dal përpara kamerave, të jem protagonistja e një përralle që të tjerët mund të shohin dhe dëgjojnë. Doja të isha një princeshë e vërtetë, të më vishnin, të më rregullonin - nin dhe të më duartrokisnin. Në jetën e përditshme isha një fëmijë i ndrojtur, i turpshëm, me pak shokë dhe me pak kërkesa, por ekspozimi para kamerës më dha fuqi dhe shtysë të shndërrohesha në tjetër njeri. Në kohën e lirë merresha me gjimnastikë, karate dhe kërcim, e mia. Kohët e fundit i kam hequr ato nga raftet e dhomës time të gjumit.

- mund të veçosh?

- Nuk mund të veçoj asnjërin, të gjithë ishin unikë dhe nga secili mësova diçka. Mbase roli që më shënoi më shumë ishte tek seriali seriozisht aktrimin. Aty e kuptova plotësisht seriozitetin e punës dhe magjinë e kamerës dhe aty thashë për herë të parë “dua të bëhem aktore”.

- tik në serialin «Sulltanesha Kosem»?

- Producentët e tij kishin kohë që kërkonin në disa vende një vajzë për një rol të caktuar dhe kishin parë mbi 1000 të tilla. Ata erdhën edhe në Greqi, kontaktuan produksionin e serialit “Ishulli” dhe ata më propozuan mua. Ata më dhanë një tekst me tre faqe në anglisht dhe turqisht, me qëllim që t’i regjistroja nga shtëpia ime dhe t’ua dergoja. Nuk kisha idenë e turqishtes dhe që t’i thoja, i vija në Google, i dëgjoja dhe më pas përpiqesha t’i thoja. Para disa ditësh, kur e pashë përsëri videon, nuk e kuptova as unë çfarë po thoshja! Më pas heshtje. U shqetësova pak, por thashë me vete se nuk ka ardhur fundi i botës dhe ika me shoqen e ngushtë për pushime në Paros (ishull grek). Pas pak ditësh, bie telefoni dhe më lajmërojnë se të nesërmen duhet të shkoja në Turqi për një provim. Nuk kujtoj më asgjë, veçse që ulërisja si e çmendur nga gëzimi. Akoma më bëjnë jehonë në vesh ato ulërima.

- Si u ndjeve në këtë provim të tretë, para njerëzve të një produksioni të huaj?

- Kisha pak ankth nëse do të mund të përmbushja kërkesat që u sollën shumë mirë me mua, klima ishte shumë e ngrohtë dhe kishim një bashkëpunim të mirë. Nuk më bënë presion, nuk më futën në ankth, nuk u sollën me mua si një e regjisori më thoshte: “Anastasia, ne besojmë tek ti. Edhe nëse harron fjalët në turqisht, mos u mërzit, mos dil nga roli. Luaj në çfarëdo gjuhe mundesh”. Në gusht mësova se më kishin zgjedhur dhe pak më Hios. Fakti që xhirimet e para ishin në Greqi më bënë të ndjehesha më e relaksuar. Kisha rrotull meje kolegë grekë që ishin të gëzuar që kisha marrë rolin. Ishte një i bukur.

- Si vazhduan xhirimet në Stamboll?

- Ishin shumë mbresëlënëse dhe të fusnin direkt në histori dhe në kohën e shkuar. Çdo ditë ishte një aventurë e re me xhirime shumëorëshe. Mjedisi ishte shumë i bukur, sepse skenari ishte madhështor.

- Përshtypja jote e parë nga Ekin Koç që luan rolin e sulltan Ahmedit në serial?

- Ekin Koç është shumë i njohur - lim dhe shumë shpejt u bëmë miq. Bënim shumë shaka dhe kjo energji pozitive na ndihmoi të kishim kimi të mirë, siç e kërkonin rolet tanë. Ekin di anglisht shumë mirë është aktor i ri, po ka marrë pjesë serial luajnë edhe shumë aktorë të tjerë turq të rëndësishëm. Ishte një eksperiencë shumë e bukur. Jetova në një vend të huaj, njoha njerëz të rinj, një kulturë ndryshe....Në përgjithësi kjo eksperiencë më bëri të piqem më shumë dhe shpresoj të bëj edhe gjëra të tilla edhe në të ardhmen. - Po Beren Sat si ishte? - Shumë e thjeshtë dhe e ëmbël, kurrë nuk sillej keq. Kur e njoha isha e kënaqur që kisha emra kaq të rëndësishëm krah meje në sheshxhirim. Të gjithë më bënë të ndjehesha sikur isha në shtëpinë time. Për një të re të moshës sime, mbase kjo gjë duket e vështirë, por kush punon, ia del mbanë. Këtë dua t’u them edhe aktorëve të tjerë të rinj, të mos kenë frikë, të vazhdojnë të punojnë dhe të këmbëngulin. Kush ka qëllime dhe ëndrra, duhet të

turqishten rrjedhshëm. Ku e ke mësuar ?

- problem. Sigurisht, duhet të punoj ende me theksin, por muajt e fundit ai ishte mjaft i mirë, siç më thanë kolegët dhe regjisorët.

- Me çfarë merresh tani që u riktheve në Athinë?

- Marr mësime teatri, turqishteje dhe së shpejti dua të shkoj në shkollën e aktrimit. Dua edhe të vazhdoj të punoj si aktore në Greqi dhe paralelisht bëj mësime që të kem mundësi të punoj edhe në Turqi. - Të pëlqeu Stambolli? - Do të doja shumë të jetoja dhe punoja në Stamboll. Stambolli është një qytet magjik, nga i cili nuk mund të ndahesh lehtë. Turqit më habitën me mirësjelljen dhe dashurinë e tyre për Greqinë. Më thanë se duan që situata tek ne të rregullohet, që adhurojnë detin dhe ushqimet tona dhe se kemi një nga vendet më të bukura të botës. Burrat turq janë joshës, kanë një mënyrë afrimi kavalereske, si në kohët e vjetra. Unë do t’i karakterizoja me një fjalë të vetme: Princa!

- Ke kontakte me vende të tjera, përveç Turqisë?

- Po, kohët e fundit u gjenda në Rumani për promovimin e serialit. Edhe atje kam kontakte profesionale dhe kohët e fundit kam kontakte edhe me Londrën.

- Si t’u dukën veshjet që përdore në serial?

- Para rastin të provoja krijime të mrekullueshme. Garderoba ime ishte fantastike. Të gjitha veshjet i përkisnin viteve 1600 dhe cohërat më bënë të ndjehesha tamam si princeshë. I vishja dhe doja të tregoja se realisht ia vlente t’i vishja unë. Ndjeja shumë vetëbesim. Makari t’i kisha ato veshje edhe në dollapin tim!

- Çfarë të pëlqen më shumë nga tiparet e tua?

- Tipari që më pëlqen më shumë nga fytyra ime janë sytë, jo për ngjyrën, por sepse mendoj se sytë e çdo njeriu pasqyrojnë karakterin e tij.

- Dukesh vajzë serioze dhe e thjeshtë. Ke ndjerë ndonjëherë se je larguar nga realiteti?

- Jo, asnjëherë. Këtë ua dedikoj prindërve të mi, të cilët që e vogël më kanë mbajtur me këmbë në tokë. Ajo që kam bërë deri tani nuk ndryshon atë që jam.

- Je e dashuruar në këtë periudhë?

- Ka shumë gjëra me të cilat mund të dashurohesh, që nga aroma e shiut, tek kënga e preferuar. Unë jam e dashuruar edhe me aktrimin. Kur krijoj diçka ndjehem e dashuruar. Përsa i përket dashurisë reale, tani po e zbuloj atë.

- Cilin nga vipat e sotëm apo të djeshëm adhuron?

- Më pëlqen shumë Merilin Monro. Mendoj se ajo është një legjendë e vërtetë. Nuk është idhulli im sepse ka bërë plot gabime në jetë, por ajo kishte një paraqitje të veçantë dhe çdo gjë që vishte, dukej bukur. Gjithashtu më pëlqen edhe Odrei Hepbërn. Do të kisha dashur t’i njihja të dyja.

- Çfarë ëndërron për të ardhmen?

- Të vazhdoj të bëjë atë që dua. Besoj se tek fati dhe dua shumë që njerëzit të frymëzohen nga puna ime. Do të doja të shkoja larg dhe të ndaj pasionin tim me shumë njerëz.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.