Evridhiki pranon të divorcohet

Intervista - - TELENOVELA -

Sifi merr vesh se Anastasia ishte në Qipro dhe përballet me të. Melina i thotë Vasilikisë se mendon të shkojë të jetojë në Qipro me Akilin. Vasilikinë e merr në telefon Minai por nuk i flet. Anastasia del shëtitje me të mbesën.

Ndërkohë Akili e ka të vështirë të shesë pronat e gjyshes. Ai pyet Nektarion pse Mateo e mban akoma Evridhidikin në shtëpi dhe ai ia shpjegon. Kjo e fundit i kërkon Dhimitrës t’i flasë Akilit për të. Dafne takohet me Anxhelën dhe i premton se do ta ndihmojë ekonomikisht, por ajo i kërkon të dëshmojë në gjyq duke i bërë shantazh. Ndërkohë atë e merr në telefon Diamanti i zemëruar. Sifi i kërkon Minait të kujdeset për Angelikinë, por ajo i thotë se nuk ka nevojë për mëshirën e Sifit. Anstasia prezanton Stefaninë si vajza e Sifit para Konstandinës dhe ia thotë këtë të vëllait.

Diamanti i thotë Anastasisë se ai kishte paguar oficerin e policisë që të shpëtonte atë dhe Sifin. Ky i fundit kujtohet për shtëpinë që Melina ka në Porto Rafti dhe i kërkon dedektivit që ta kontrollojë. Akili rikthehet në Athinë dhe gjyshja i thotë Mateos se ai ka borxhe dhe rrezikon të burgoset. Akili i thotë Melinës se duhet të rikthehet përsëri në Qipro për të zgjidhur disa probleme.

Angelikisë i bie të fikët dhe Minai lajmëron Sifin. Ky i fundit shkon të takojë të bijën dhe të dy përqafohen. Vasilikia sheh një burrë jashtë dritares dhe lajmëron Akilin. Ai nuk arrin t’i kapë, por lajmëron policinë. Ata dyshojnë se mos i ka vënë Sifi. Diamanti përballet me Dafnen dhe i kërkon llogari ku ishte në Athinë, por ajo arrin të shpëtojë edhe kësaj radhe.

Mateo mëson të vërtetën për Akilin dhe shqetësohet për të. Ai i kërkon Markos të blejë pronën e gjyshes. Nektario bën dashuri me Kristinën dhe Dhimitra fillon të dyshojë... Ndërkohë Kristina thotë se pela është lënduar në këmbë dhe Marina akuzon Evridhikin para të gjithëve.

Akili pyet Melinën se pse u nda nga Sifi dhe ajo i thotë se nuk i duron dot njerëzit që nuk janë të ndershëm. Mateo takon Ioanin, të cilit i ka borxh Akili dhe i thotë se e merr ai përsipër përgjegjësinë e borxhit. Konstandina i kërkon Dafnes të mbajë në shtëpi Manolin e madh që të mos përballet me nipin. Ndërkohë Marko i thotë Dafnes se di gjithçka për të. Ajo i tregon historinë e saj të trishtuar... Marko i premton asaj se nuk do t’i thotë gjë askujt dhe Dafne e falenderon.

Angelikia shtrohet në spital dhe Anastasia merr të mbesën në shtëpi. Ajo gjen foton e Melinës në dhomën e Sifit. Ndërkohë, Melina i telefonon Mateos dhe i kërkon aprovimin e tij, por ai i thotë se nuk do të ketë kurrë. Ajo atëherë i thotë Akilit se do të ndahen pasi vëllai i tij nuk e pranon, por ai i thotë se një ditë do ta pranojë. Dhimitra përballet me Evridhikin për Marinën. Kristina i thotë Nektarios se nuk do të lidhet me të.

Mateo i kërkon para borxh Diamantit, por ai i thotë se nuk e ka atë shumë. Anastasia e fton Diamantin dhe Dafnen në shtëpi që të njohin Stefaninë. Minai i kërkon Vasilikisë të martohen, por ajo refuzon. Dy Manolët marrin vesh për njëri- tjetrin dhe i vihen prapa Konstandinës me pistoletë në dorë... Diamanti e ndalon Dafnen të shoqërohet me Konstandinën.

Sifi merr vesh nga dedektivi se Melina është në Porto Rafti me një burrë. Babai i Melinës shkon në Kretë dhe përballet me Sifin. Ky i fundit thotë se nuk ia jep divorcin Melinës nëse ajo nuk i jep shpjegim.

Andoni i thotë Evridhikit se nuk do të bashkëpunojë më me të. Ndërkohë Akili i jep fjalën Melinës se do ta largojë Evridhikin nga shtëpia dhe ajo e merr vesh këtë lajm. Dedektivi i Sifit ka bërë gati fotot për t’ia çuar atij, por dikush ka ndjekur nga pas edhe atë...

Ndërkohë Anastasia takohet me oficerin e policisë që është marrë me çështjen e prindërve të Mateos dhe ky i fundit i sheh dhe përballet me ta. Evridhiki shkon në Athinë dhe gjendet ballë për ballë me Akilin dhe Melinën. Ajo pranon t’i japë atij divorcin me disa kushte. Ajo i kërkon Akilit të kthehen bashkë në Qipro që të nënshkruajë divorcin, por ka plane të tjera në mendje, për të cilat ka folur edhe me Andonin. Ky i fundit i thotë Anastasisë se nuk do ta vazhdojë më bashkëpunimin me ta. Dedektivi i dërgon disa foto Sifit, por në to nuk është Melina dhe ai tërbohet. Ai zbulon disa të dhëna të reja për Melinën. Akili kthehet në Qipro me Evridhikin, por Mateo përsëri i qëndron ftohtë. Ndërkohë atij i ka përgatitur një surprizë Evridhiki.

Shami dyshon tek sjellja e Kushit. Ndërkohë, edhe Manorama zbulon se Arnavi nuk është larguar nga India. Ajo vendos të ndihmojë Kushin në misionin e saj për të kërkuar Arnavin. Që të dyja arrijnë të shohin regjistrimet e kamerës në aeroport dhe zbulojnë se një i huaj i është afruar Arnavit atje. Nga regjistrimet zbulohet se Arnavi është larguar nga aeroporti i shoqëruar me disa të huaj. Kushi vjedh regjistrimin dhe përpiqet të identifikojë rrëmbyesit. Ndërkohë, Akashi bën plane që të shkojë në kinema me Pajalin. Kushi gjithashtu vrojton sjelljen e Shamit.

Manorama dhe Kushi marrin një pako. Kushi ndjek Shamin në një vend të fshehtë. Ndërkohë që po shihte nga dritarja, ajo rrëzohet dhe njerëzit e Shamit e gjejnë. Kur ajo përballet me Shamin për bisedën e tij telefonike, ai nxjerr një justifikim. Më vonë, Kushi merr një pako me ilaçet e Arnavit. Kështu ajo dhe Manorama shkojnë në farmaci për të pyetur.

Kushi shkon në shtëpinë e prindërve dhe gjen një nga rrëmbyesit e Arnavit dhe i vihet pas në rrugë, por burri e zbulon dhe e mbyll në një dhomë. Arnavi ndjen afër praninë e Kushit. Ndërkohë, Akashi harron takimin e tij me Pajalin. Arnavi gjen Kushin dhe përpiqet t’i afrohet. Kur rrëmbyesit ngacmojnë Kushin, Arnavi lufton me ta. Akashi i kërkon falje Pajalit dhe i kërkon asaj të vijë me të në një festë biznesi. Ndërkohë Ar- navi dhe Kushi arratisen nga rrëmbyesit dhe fshihen në një kolibe. Arnavi krijon një atmosferë romantike duke i treguar Kushit një xixëllonjë. Megjithatë, rrëmbyesit i gjejnë dhe Arnavi detyrohet të godasë Kushin në kokë që të humbasë ndjenjat dhe e mbulon që ta fshehë prej tyre. Ai dorëzohet vetë që të shpëtojë Kushin. Më pas ajo vjen në vete dhe është shumë e mërzitur që nuk e gjen Arnavin.

Manorama mëson se Kushi nuk është në shtëpinë e prindërve të saj. Kushi kthehet në shtëpi dhe më vonë ata marrin një telefonatë kërcënuese nga rrëmbyesit. Manorama premton se do ta ndihmojë Kushin. Ndërkohë në shtëpinë e tyre vjen Nandkishore. Ai i dhuron Kushit një varëse me foton e Arnavit dhe të saj. Ndërkohë, Pajali ndjehet në siklet në festë dhe e çojnë në shtëpinë e prindërve. Më vonë, Kushi dhe Manorama shkojnë në një studio ku bëjnë tatuazhe dhe zbulojnë diçka... Ndërkohë që Kushi gjen adresën e rrëmbyesit, ajo merr një kërcënim tjetër prej tij. Kushi dhe Manorama fshihen në një qendër tregtare kur e kuptojnë se dikush po i ndjek. Ato shkojnë në adresën që kanë gjetur dhe kërkojnë të dhëna, por rrëmbyesi i gjen dhe ato arrijnë të shpëtojnë duke i hedhur atij pluhur speci djegës në sy. Ato gjejnë adresën e shtëpisë së rrëmbyesit dhe shkojnë atje. Arnavi përpiqet të arratiset, por përpjekja e tij dështon.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.