Zejnepja martohet

Intervista - - TELENOVELA -

Kalojnë 18 muaj. Turna mbledh shkarpa në pyll dhe kujdeset për vëllanë e vogël. Ajo nuk mund të shkojë as në shkollë, sepse i duhet të ku- jdeset për Hasanin e vogël, pasi Shulja dhe Xhengizi punojnë natën dhe flenë ditën.

Zejnepja ka dalë nga koma dhe punon si fotografe në gazetë, bashkë me Aliun. Asaj i kanë thënë që Turna ka vdekur, bile ajo shkon shpesh tek varri i saj. Zejnepja është martuar me Sinanin, por ai nuk punon më në polici. Duru është lidhur me Aliun, i cili sapo ka botuar një libër me titullin Zejnepe. Gonyli kujdeset për të vjehrrën. Turna shkon në dyqan të blejë qumësht, por nuk ka para. Atë e ndihmon një fqinjë. Gonyli shkon të takojë Zejnepen të cilës i sjellin disa foto. Në njërën prej tyre është Turna me shokët e klasës. Gonyli e merr foton me vete për ta verifikuar dhe niset në fshatin ku është marrë ajo. Ajo shkon ta kërkojë edhe në regjistrin e gjendjes civile, por më kot. Gonyli kujton se ka qenë Xhahide ajo që u dha lajmin se Turna kishte vdekur në një aksident me makinë. Ajo shkon të flasë me të dhe i tregon foton. Xhahide detyrohet të rrëfejë të vërtetën.

Aliu organizon festën e librit të tij. Sinani ndjehet xheloz kur ai lavdëron Zejnepen. Ata të dy po bëjnë plane për të adoptuar një fëmijë. Gonyli vendos t’i thotë të bijës të vërtetën.

Duru përballet me Aliun sepse nuk do të punojnë bashkë. Fqinja, Ajseli gjithashtu përballet me Shulen se nuk kujdeset ashtu si duhet për fëmijët e saj. Ndërkohë Xhengizi mbyll Turnën në depo sepse ka djegur biletën e llotarisë. Shulen nuk e pranojnë më në klub nëse nuk bëhet edhe prostitutë. Gonyli përpiqet t’i thotë Zejnepes për Turnën, por ndërhyn Xhahide. Ajo u thotë atyre se po përpiqet të adoptojë një fëmijë. Gonyli i thotë Xhahides se do të kërkojë Turnën. Kjo e fundit ka vendosur të fitojë vetë bukën e gojës. Ndërkohë Zejnepja ka vajtur në rrethinat ku ajo banon për të bërë disa foto, Turna e sheh dhe largohet fshehurazi, pasi ndjehet e zhgënjyer prej saj.

Edhe Xhahidja ka vendosur të kërkojë Turnën. Shule dhe Xhengizi kthehen të dehur në shtëpi. Turna ka çuar të vëllanë për të bërë vaksinën dhe u kërkon infermiereve të kërkojnë Zejnepen në internet. Ato i thonë se ajo është martuar që prej 6 muajsh. Gonyli ka vajtur të kërkojë Turnën dhe e sheh atë në rrugë. Ajo i lë një pako jashtë derës, por nuk guxon t’i flasë. Më pas ajo flet për këtë me Xhahiden.

Duru ka ditëlindjen dhe i kërkon Aliut të martohen, por ai refuzon dhe ata ndahen. Ndërkohë Zejnepja i thotë Sinanit se ka një surprizë për të... Shule i telefonon Xhengizit, por ai është me Dilarën. Turna i thotë të ëmës se Hasani është sëmurë, por ajo nuk ia vë veshin. Turna i kërkon ndihmë fqinjës, Ajselit.

Ndërkohë Zejnepja dhe Gonyli kanë shkuar në jetimore për të parë fëmijët. Zejnepja i flet Gonylit për Turnën. Edhe kjo e fundit vjen në jetimore me Ajselin dhe Hasanin dhe Gonyli i sheh. Ndërkohë Shulja fillon punë në një bar si këngëtare.

Duru dehet në një bar dhe Zejnepja me Sinanin vijnë për ta marrë. Ajo i thotë Zejnepes se bëri mirë që zgjodhi Sinanin dhe jo Aliun… Gonyli flet me vjehrrën për problemin e saj dhe ajo e këshillon të flasë me Sinanin. Kërkesa e Zejnepjes për të adoptuar një fëmijë refuzohet për shkak të së shkuarës së saj. Kjo e fundit përballet me Aliun dhe vendos të kërkojë dorëheqjen nga puna.

Ndërkohë Turna sheh një artikull në gazetë për Aliun dhe librin e tij dhe vendos të shkojë në gazetën ku punon edhe Zejnepja, por kur shkon atje sheh Zejnepen me një vajzë të jetimores dhe kthehet pas. Drejtori i gazetës nuk pranon dorëheqjen e Zejnepes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.