Ersil Ymeri: Kamza, supriza e Superligës

Intervista - - SPORT -

E ardhur nga kategoria e dytë, tashmë renditet në vendin e 4-rt duke lënë pas skuadrat më me emër në Superligë. Per te folur mbi rrugëtimin e Kamzës për këtë fazë të parë - fushori i qendrës, Ersil Ymeri, i cili ishte edhe protagonist i golit

Sonila Shkalla: - Pas 7 vitesh përpjekje për t’u rikthyer ne Superligë, Kamza rikthehet sërish. Këtë rradhë, siç duket, erdhët për të mos ikur më…

Ersil Ymeri: -Pas 7 vitesh përpjekje Kamza arrin të rikthehet në Superlige dhe kësaj rradhe me një qëllim tjetër, që të mos të jetë kalimtare ne Superligë, por te jete nje ekip konkurues dhe të qëndrojë sa me gjatë këtu. Fillimi duket i mbarë te shpresojmë qe edhe vazhdimësia..

- Për 7 vite Kamza nuk ja doli. Pse mendon se do jetë ndryshe kësaj rradhe?

-Para 7 vitesh nuk kam qene pjesë e ketij ekipi dhe realisht nuk e kam ndjekur shumë kampionatin shqiptar dhe s’mund të them ndryshimet me ekipin e sotëm, por di të them që kemi një grup kompakt, ku ka shumë harmoni dhe dëshirë pëer të punuar dhe vazhduar përpara.

- Je pjesë e skuadrës prej 3 vitesh e gjysëm. A e prisje këtë kalim te skuadres nga kategoria e 2 direkt në vendin e 4?

-Ngjitja në Superligë ishte një emocion për secilin nga ne. Ne prisnim të kishim rezultate sepse krijuam një grup shumë të mirë futbollistësh, por realisht nuk e prisnim vendin e 4.Gjithsesi kjo nuk erdhi rastësisht, pasi po japim maksimumin në çdo ndeshje dhe cilësia e punës po rritet nga ndeshja në ndeshje.

- Me bën përshtypje që edhe pse nuk ke një eksperiencë shumë të pasur, po ama në Kamëz po luan gjithmonë titullar ama..

ë femijëri, në moshen 7-8 vjecare me ekipin e moshave ne Koplik. Aty isha për disa vite pastaj kalova ne ekipet zinxhir të “Vllaznisë” kur edhe u formova si futbollist.Pastaj nga akademia kalova në ekipin e parë, por pa mundur të zë vend dhe u detyrova të largohesha.Kam luajtur për një periudhë 6 mujore me ekipin e qyteti tim, Veleçikut, para se të vija në Tiranë dhe të luaja me Kamzen, përfshirë këtu një periudhë 8 mujore qe e ndërpreva sportin.

Te Kamza çdo gjë shkoi mirë dhe falë pritjes së mirë të pre këtu prej disa vitesh. Në kete se avash avash tani jam një titullar në ekip dhe shpresoj që ta mbaj sa me gjatë këtë formë të mirë sportive. - Pse e ndërpreve sportin? -E nderpreva sepse kur u largova nga ekipi i Vllaznisë mendova që ndoshta kishte ardhur momenti t’i përkushtohesha sh ër stomatologji në Tiranë. Aktualisht jam student i vitit 4-rt.

-Çfarë e lidh futbollin me stomatologjinë?

-Futbollin e kam pasion dhe e ushtroj me shumë përkushtim dhe prandaj po i jepem me shumë se shkolles këtë periudhe.Ndërsa stomatologjia e zgjodha për faktin se jemi një familje dentistesh duke që me punen dhe vulllnetin e tij na beri që edhe ne ta duam këtë profesion dhe tani edhe motra dhe vëllai kanë një profesion të tille dhe unë në të ardhmen shpresoj gjithashtu.. - Si u gjende te Kamza? -Rastesisht më qëlloi te ulesha në tavoline me profesor Ylberin që në atë periudhë ishte trajner te Kamza. Ne diskutim e sipër i tregova qe kam luajtur me perpara dhe doja nje shans nga ai që të isha prapë pjese e sportit.Dhe profesori ma dha shansin..

- Si të duket nga këndvështrimi personal Superliga?

-Superliga eshte një kampionat i fortë - dësi te luash topin. Edhe lojtaret e ekipeve të tjera janë te talentuar që fare mirë mund të luajnë mirë edhe jashtë.

- Ndeshje e pare të sezonit e niset me Skënderbeun… Si t’u duk perballja me kampionët disavjeçare të Superligës?

-Ishte një ndeshje mjaft e mirë e ekipit tonë. Unë debutova në Superligë në fundin e takimit dhe të debutosh në një ndeshje te tille ndaj një ekipi që luan në Europë është një emocion i madh.

-Duhet thënë që i morët edhe një pikë...

-Po barazuam dhe besoj se e merituam sepse nuk lamë shumë hapësira mbrapa. Edhe pse vijmë nga kategoria e parë po tregojmë qe jemi nje ekip i vështirë për t’u mundur.

- Edhe me bashkudhëtarët tuaj këtë sezon Lushnjën, morrët një barazim..

-Po edhe me Lushnjën barazuam, por per ne ishte ndeshja me e dobët që kemi bërë deri tani dhe besoj se barazim ishte i drejtë si rezultat.

- A mendon që mund t’i kishit marre një rezultat tjetër Teutës?

-Po ndaj Teutës luajtëm mjaft mire dhe e merituam të dilnim barazim sepse ato vetëm nje rast patën ne portën tone ku shënuan madje bëmë dhe autogol. Por ne insistuam dhe kishim shumë mundësi të pastra shënimi, pavaresisht se ishim shumë te pasaktë përpara portës. Por ne fund barazuam ndeshjen në pjesen e dytë u luajt në portën e Teutës.

-Keni marrë 3 piket e para të plota ndaj Luftëtarit edhe pse me 10 lojtarë..

- Ndaj Luftëtarit ishte një ndeshje e vë mjaft mirë, ku shënuam te paret në minuten e 16-të, po vetëm pak minuta me pas ne ngelëm me 10 futbollistë dhe të luash per rreth 1 orë me një lojtar mangët është një sforco e madhe. Çdo gje shkoi mirë dhe thuajse bemë një ndeshje të barabartë. Ekipi vërtetë tregoi një karakter të jashtëzakonshëm dhe nuk u dorëzua për asnjë sekondë.

-Fitore ndaj Luftëtarit, Laçit, Partizanit dhe Vllaznisë. ë´´?

- Për një ekip qe vjen nga kategoria e parë asnjeherë s’do ketë - torja gjithmonë vjen me maksimumin e vështirësisë. Këto katër ë shume me vlerë për ne sepse per momentin në kampionat po ndodhemi ne pozicion komod dhe shpresojme

-Keni pesuar humbjen e pare në Kukës. Çfare nuk shkoi ne atë ndeshje?

- Mendoj qe humbja mund te ishte evituar. Ne u ndeshkuam nga nje episod pasi Kukesi na shenoi penallti. Nuk besoj se mund të benim diçka me shume.

- Nderkohë që me humbjen ndaj Flamurtarit është aluduar për një mosdhenie penalltie nga arbitrat. Si qëndron e vërteta? -Në Vlorë ishte pergjithesisht nje ndeshje e mire por qe gabuam ne vendosje ne momentin e golit. Sa per aludimet, është e vertetë që në minuten e 95 na u mohua nje penallti shumë e qartë dhe arbitri nuk mundi të shikoje një prekje të topit me dorë. Ajo ishte nje penallti e padhënë per ekipin tonë qartë këtë gjë.

- Në mungesë të Tiranës, derbi i kryeqytetit ishte ndërmjet Kamzës dhe Partizanit. A shkoi ndeshja ashtu siç e pritët?

-´´Derbi´´ me Partizanin ishte nje ndeshje që çdo lojtar ka deshirë ta luajë. Asnjë ndeshje nuk shkon siç e parashikon, por qe kjo ndeshje përfundoi ashtu siç shpresuam ne.

-Ke shënuar edhe golin në këtë ndeshje. Si ështe t’i shënosh Partizanit këtij ekipi me emër ne Shqipëri? - Po kam shenuar në minutat e fundit dhe u ndjeva mjaft mirë sepse ishte edhe goli im i pare në Superlige. Sic e thate ju, Partizani është një ekip i vjetër dhe me emër ne Shqipëri dhe për mua ishte nje emocion i madh t’i shenoja këtij ekipi.

- Cilat janë objektivat e Kamzës për këtë fazë të dytë të Superligës?

-Normalisht që objektivi është grumbullii i sa me shume pikëve dhe pse jo te mbajmë vendin qe kemi momentalisht.

- Ndeshja e rradhes me Kukësin. A mendon qe do i mer ësaj rradhe?

-Ne në çdo ndeshje pretendojme pë ë edhe në ndeshjen me Kukësin…

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.