6 efekte pozitive të të ftohtit

Intervista - - SHËNDET -

Dimri është duke ardhur dhe të ftohtin dhe lagështinë. Megjithatë, i ftohti nuk ka vetëm anë negative. Është e vërtetë që gripi është në pikun e vet dhe i ftohti mund të rëndojë sëmundje të tjera. Pastaj, në përgjithësi na detyron të dalim më pak dhe të mbyllemi në shtëpi, por, para se mendja t’ju çojë drejt pranverës, dijeni se i ftohti mund ta na rezervojë edhe disa efekte po

Dihet, rënia e temperturave re pikërisht për këtë arësye që, nëse vritemi, vëmë akull mbi plagë. Në realitet mekanizmi funksionon edhe në një shkallë më të gjerë. Temperaturat e ulëta të dimrit mund - na ndihmojnë ta marrim veten më shpejt. Në një studim të vitit 2011 u zbulua se disa trajtime, si krioterapia, që shfrytëzojnë temperatura shumë të ulëta, kanë dhënë rezultate më të mira se terapia e zakonshme tek vrapuesit që dëmtohen.

2. I ftohti (dhe dimri), ulin stresin për peshën ideale.

Le ta pranojmë, dimri dhe i ftohti na largojnë nga presioni që kemi për të qenë gjithmonë në formë, gati për të dalë në plazh. Për gratë sidomos ky stres është i madh. Megjithatë mos e lini veten pas dore duke ngrënë gjëra që ju shëndoshin. Periudha e dimrit për të menduar për mirëqenien personale (pra edhe për peshën), sepse kështu do të evitoni ankthin për të arritur rezultate të dukshme brenda pak ditëve dhe javëve.

3. I ftohti na bën të djegim më shumë kalori.

Gjatë një studimi të vitit të kalu klima e ftohtë e dimrit shkakton një shtim të kalorive të djegura në nivelin mbi mesatar. Me një fjalë kanë provuar nga ana shkencore thëniet e dikurshme të pleqve. Vetëm mos mendoni se mjafton dimri për t’u dobësuar. Nevoja për energji shtohet, organizmi ka tendencë të djegë yndyrnat dhe, nëse nuk e teprojmë në zëvendësimin e tyre, mund të na bëjë mirë.

4. I ftohti na bën të shijojmë më shumë ditët e bukura.

Qenia njerëzore mësohet lehtë. se kështu do të vazhdojë gjithmonë dhe mësohemi edhe me diel për të, duke mos e shijuar ashtu si duhet. Megjithatë dielli mungon në shumë pjesë të botës. Kalimi i muajve të dimrit, të shoqëruar shpesh me ditë të ftohta dhe kohë të keqe, sipas gazetës “Psychology Today”, është shumë i nevojshëm për të vlerësuar më shumë bukurinë dhe ngrohtësinë e ditëve pranverore.

5. I ftohti na mban në kontakt me njerëzit e afërt

Koha e keqe, i ftohti na mbajnë të burgosur në shtëpi më shumë se zakonisht, pakësojnë mundësinë për të dalë më shoqërinë dhe kemi tendencë të izolohemi, në mënyrë të vullnetshme (sa mirë ta kalosh të dielën në mëngjes në shtrat, ndërsa jashtë ka rënë borë), ose të pavullnetshme. Por, një studim i vitit 2012, ka nxjerrë në pak se nëto situata kemi tendencë të kemi më shumë kontakte me miqtë dhe të afërmit. Flasim në skype, dërgojmë e-mail, ose qëndrojmë me telefon në dorë më shumë se zakonisht. 6. I ftohti mban larg insektet Temperaturat shumë të ftohta mund të ndihmojnë të ngordhin mizat, insektet dhe akariet, duke na mbajtur larg sëmundjeve që shkaktojnë këto kafshëza. Ka njerëz pastaj që i kanë fobi të vërteta ato. Kafshët me gjak të ftohtë e pësojnë nga temperaturat e ulëta, megjithëse kjo varet edhe nga lloji i mikroklimës lokale.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.