Alba Mex: Modelet keqpërdoren!

Intervista - - MODË -

Albana Mexhuani apo siç njihet në modeling si Alba Mex, e ka nisur modelingun prej disa vitesh për të mos hequr dorë më pas prej tij. Ajo ka qenë pjesë e katalogëve të salloneve të bukurisë dhe pjesëmarrëse në shumë pasarela dhe fotoshooting. Gji- - lata të organizuara në Kosovë. Modelingu i hapi rrugën për t’u bërë pjesë dhe imazh i shumë projekteve publicitare ku mund të përmendim më kryesoret, një kontratë reklamash me Mary Kay Cosmetic dhe një kartë biznesi më e saj Karatbars Gold Bussines.

Klajd Heta:Përshëndetje, Alba! Për lexuesit që nuk ju njohin, një prezantim të shkurtër rreth karrierës suaj?

Alba Mex:Përshëndetje! Karriera ime ka - shë shumë të vogël. Në moshën 8-vjeçare jam shpërngulur në Gjermani me familjen time, por gjithmonë kam qenë aktive në teatër, ku përfshiheshin dhe vallëzimet shqiptare. -Si shkoi më tej? - U bëra anëtare e grupit “Zëri i Atdheut”, ku mësues i grupit ishte im atë. Më vonë, nisa modelingun, të cilin prej atëherë s’e kam ndërprerë dhe s’do ta ndërpres asnjëherë.

- Alba Mex… përse ky emër, ngjan më shumë si emër arti apo i tillë është?

-Emri im është Albana Mexhuani, dhe kam marrë shkronjat e para të emrit dhe mbiemrit tim. Kjo e bën Alba Mex një emër arti. (Buzëqesh)

-Ke punuar me ndonje marke te njohur veshjesh?

- Po, kam punuar me Mango, 7 Dresses, Dragons Chain, Diva Boutique, por dhe për markë produktesh kozmetike, si Mary Kay.

- Femra nuk pyetet për rrogën, por përafërsisht sa ka qenë pagesa për një set fotosh, për

- Mundet thjesht të them që kam qenë plotësisht e kënaqur. (Buzëqesh)

- Çfarë mendon për modelingun shqiptar? Njeh njerëz që merren me modeling?

- Njoh njerëz që merren me modeling në Shqipëri. Përsa i përket modelingut shqiptar, nuk mendoj që është aq profesional sa duhet të jetë. Kam punuar edhe me fotografë shqiptarë dhe jam ndarë shumë e kënaqur, por nëse e shikon me sy kritik, ka vend për përmirësim.

- Pse mendon se nuk jemi në nivel aq të lartë?

- Vendet e tjera “zanat” prej shumë kohësh. Ne jemi ndër të fundit… Duhet të mësohemi të punojmë në këtë drejtim, dhe kur them këtë e kam fjalën për agjencitë e modelingut dhe menaxherët, jo modelet. Modelet keqpërdoren!

- Ty kush të ka thënë i/e pari/a që mund të bëhesh një modele me famë?

- Ka qenë një modele me të cilën kam punuar, e cila njëkohësisht ishte dhe Miss Kroacia. S’ka hequr kurrë dorë nga unë duke mos më lënë që të tërhiqem nga modeling.

Shpesh dëgjohet që modeleve, përveç punës, t’iu kërkohet dhe ndonjë shërbim tjetër, në këmbim të pagesës. Sa e vërtetë është kjo, dhe a të ka ndodhur ndonjëherë ty?

-Po, është e vërtetë, dhe për këtë e kisha fjalën më herët kur kritikova agjencitë dhe menaxherët. Fatmirësisht, unë nuk jam e varur nga modeling. Unë e kam punën e sigurt në butik, dhe modelingun e kam hobby, sepse më pëlqen. Për ato që e kanë punën dhe jetën e varur nga modelingu, ndoshta është më me rrezik të bien në ndonjë kurth të atyre që duan t’i keqpërdorin. Por ndoshta edhe prezenca ime më ka mbrojtur nga të këqijat. Unë nuk hapem shumë me njerëzit. Bëj punën time dhe iki.

- Ti jeton e punon në Gjermani. Çfarë të pëlqen tek gjermanët dhe çfarë të bezdis?

- Tek gjermanët më pëlqen që janë shumë të përpiktë në orare, punë apo takime. Nuk vonohen! Ajo që më bezdis është që nuk janë shumë të afrueshëm. Nuk e përkrahin njeriun e vet dhe nuk kanë ndjenja. Janë të ftohtë.

- Janë më të mirë djemtë shqiptarë apo ata gjermanë?

- Nga pamja fizike, më të mirë janë shqiptarët, por fatkeqësisht sjelljen nuk e kanë aq të mirë.

- Kjo automatikisht na bën të mendojmë që njeriu që ke në krah nuk është shqiptar! - Nuk kam askënd në krah. - Një bukuroshe si ti? Si mund ta bindim lexuesin?

- Faleminderit për komplimentin! Ata që më besojnë, mirë! Ata që nuk më besojnë… prapë mirë! ( Qesh)

- Ke pozuar nudo? Nëse ende jo, do pozoje?

- Jo, nuk kam pozuar dhe nuk do të pozoj ndonjëherë.

- Kjo ka të bëjë me komplekset apo është punë karakteri?

- Jam shumë kritike ndaj vetes, por dhe pak e ndjeshme.

- Cila është foto që ti e ruan me fanatizëm, dhe kush e ka shkrepur?

Kam aq shumë, sa duhet të mendohem gjatë. Fotot e mia në përgjithësi i realizojnë fotografët gjermanë, Andi Ëezzler dhe Alex Dihenes. Çfarë quhet “modë”? - Modë nuk do të thotë që të zhvishemi komplet dhe të tregojmë sa më shumë lëkurë, por të kemi stil në të veshur dhe të tregojmë sa më shumë elegancë.

Çfarë është fama për ty? E quan veten të famshme ti?

Jo, nuk e quaj veten të famshme. Të famshëm quaj individë si Cristiano Ronaldo apo Shakira, që njihen në mbarë botën. Fama për mua nuk ka peshë. Ka gjëra më me rëndësi, si shëndeti p. sh.

- Alba faleminderit që gjetë kohë për gazetën Intervista…!

- Faleminderit ju që vlerësoni shqiptarët kudo ku janë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.