Sëmundja e harresës

Intervista - - POEZI -

U sëmura sot, u sëmura si liqeni i fshatit tim, i terrur në ngjyrë, mbetur në harrim, mbushur me mbetje e plastika që notojnë sikur të ishin peshq, shtëpi t´prishura, t´shëmbura, që s´ka kush i ndreq! ca si terr po m´tingellon edhe zhurma kaikës kur e ndez... Dhe mëngjeset? Të thata, nuk dëgjohet më asnjë këndez, asnjë komshi që thërret: - „mirmëngjes“! dhe sëmurë si sot, i shtrëngoj lopatat e thyera e kthehem pas në ditët pa harrim. qenka grryer me ndryshk. I sëmurë edhe i harruar edhe profesori i klasës së parë I etur për njerëz edhe më mistrecin e klasës e fton me mall! është aty për të mbjellë e korrur të fundit misër t´krimbur, për të edukuar të fundit brez t´pabindur. fëmijët janë të pashpresë, baballarët s´shohin më as birin e bijnë, kan mbetur, janë duke u tretur… tim!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.