Nata

Intervista - - POEZI -

Shpesh natën e dua më shumë se ditën Qetësia e saj për dore më merr Në labirinte kujtimesh edhe çudirash ! Harrohem kështu dhe sa më pelqen Dhe mendjes lirinë shfrenuar t’ja jap Mendoj.., çfarë s’mendoj e iki ku dua Diku kërkoj falje, diku ndihem grua Dhe nata me ngjyrën e ëndrrës m’perkëdhel... Një rreze mëngjesi tenton qe t’a mundë Këtë natën time që s’dua t’më ikë Si dielli dëborën kur nis dhe e shkrin Mikeshen time që mendjen m’a din...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.