Pyetje përgjigje për njeri-tjetrin

Intervista - - PYESNI NJERI-TJETRIN -

- Çfarë mendimi keni për fëmijët e sotëm dhe mënyrën si po rriten ata? Për mendimin tim varet nga edukata familjare. Malvina

- Të ndërtosh një shtëpi të fortë duhet të hedhësh themele të forta, e njëjta gjë ndodh edhe me fëmijët, varet çfarë kulture marrin nga prindërit. Xhesi

- Kjo është një pyetje që do kohë për të analizuar por këta të sotmit janë shumë brez i frikshëm. Vali

- Rriten me gjithë të mirat dhe nga përkëdheljet princi i babit, ëngjëlli i mamit marrin rrugën. Laura

- Fëmijën si ta mësosh atë rrugë merr. Nuk ka ndryshuar koha fare por mësohen rehat e me lekë të tepërt. Çdo fëmijë është pasqyrimi i prindërit. Zamira

- Fëmijët e sotëm janë si sheqeri, nuk i prek dot me dorë ose nuk i bërtet dot se treten shpejt! Nuk e di si do ti bëjnë ball jetës këta fëmijë që rriten mes gjithë të mirave, nuk jam kundra që të mos i mungoj gjë por duhet vuajtja që të piqen pak. Shpresa

- Teknologjia po arrin majat sikurse zhvillimi njerëzor. Por familja është gjithmonë baza për mirërritjen e fëmijëve. Duhet të pranojmë realitetin dhe për fat të keq s’mund të krahasojmë kohën si jemi rritur ne. Çdo gjë evolon dhe duhet të përshtatemi me kohën duke dhënë më të mirën për fëmijët. Ori

- Në kohët e sotme nuk është e lehtë të jesh prind, se ti e mëson dhe e edukon fëmijën por ai varet me çfarë shoqërie rri dhe çfarë shikon. Rudina

- Fëmijët e sotëm janë si mos më keq por faj nuk kanë pasi përgjegjësia e prindërve ka arritur në nivel zero. Geri

- I ka tërbuar e mira dhe vështirë ti edukosh. Adisa

- Si mendoni thashetheme bëjnë më shumë djemtë apo vajzat? Po fjalor banal cila gjini përdor më shumë? Janë bërë burrat si gratë me thashetheme dhe gratë si burrat me fjalë të pista. Rovi

- Burrat janë bërë më keq se ato plakat e lagjes për thashetheme. Femrat janë bërë më keq nga meshkujt për të sharë. Zamira

- Grave ju kanë më shumë lezet thashethemet por tani sikur janë bërë burrat më keq se gratë me thashetheme. Silva

- Femrat janë të lindura por burrat janë bërë më keq nga femrat tani për thashetheme. Alesja

- Të gjithë njëlloj janë për thashetheme, si burrat edhe grat e nuk shohin punët e tyre por mbajnë njëri tjetrin në gojë. Rozana

- Tani nuk ka më role të ndara, femrat shajnë si meshkujt dhe burrat merren me muhabete grash. Elios

- Tani është bërë e rrugës, nuk ka asnjë lloj ndryshimi mes dy palëve, njësoj shkon numri. Ervis

-Njerëzit injorant merren me thashetheme por tani janë bërë edhe meshkujt më keq se femrat vdesin të merren me fjalë, me jetën e tjetrit. Dejvi - Meshkujt apo femrat janë më shumë materjaliste? Nëse do më pyesnit mua unë e them me bindje që të dy gjinitë as më shumë as më pak por jam kurioze të shoh mendimin tuaj. Klaudja

- Me ç’na shohin veshët e dëgjojnë sytë, të dy gjinitë. Irida

- Dikur kanë qenë femrat por sot po ua kalojnë meshkujt. Arlind

- Femrat në Shqipëri janë për të ardhur keq dhe majmuni të ketë makinë i ndërron 3 femra pa frikë. Juli

- As që diskutohet që femrat janë në maksimum materialiste. Të merr malli të shikosh ose të dëgjosh një femër që të do për atë që je jo për atë që ke. Danjel

- Nuk mendoj se materializmi ka të bëj me gjininë. Mund ta quaj marrëdhënie të kushtëzuar nga të dyja palët, pasi në realitetin ku po jetojmë të dy gjinitë ofrojnë e kërkojnë veç gjëra materiale - timentale dhe humanizmin e kanë harruar si concept. Sajmir

- Një njeri që është i /e pastër kur dëgjon thashetheme apo ironizime për të, fshihet, zhduket apo qëndron dhe përballet me çdo njeri dhe me çdo të vërtetë duke e injoruar personin që përpiqet të hedhi baltë mbi të? Mendimi juaj? Unë mendoj një vesh shurdh dhe një sy qorr. Genta

- Ndonjëherë duhet me i hap rrugën budallait ndryshe të ul në nivelin e vet. Joana

- Kur një njeri është i pastër, herën e parë preket dhe vuan, herën e dytë e të tretë i injoron. Por problemi është se ku ka zë nuk është pa gjë. Elona

- Heshtja ndonjëherë vret më shumë se fjala. Klajdi

- Varet nga moment, nëse janë thashetheme pa interes shmanget. E mbyll një sy e një vesh. Po të jenë thashethe- me me zarar normal që ballafaqohet se ndryshe të shkelet e drejta jote. Albert

- Ndodh e kundërta, fshihet thashethemaxhiu. Marieta

- Kur një njeri është i pastër pse duhet të përballet? As nuk merret fare me fjalë boshe e me njerëz të ulët. Klesti

- Thashethemet sa më shumë ti ndjekësh aq më shumë të ndjekin, prandaj është më mirë ti injorosh, kurse të vërtetës ti dalësh përballë. Ambra

- Normal që përballet, s’ka frikë! Thashethemeve ua mbyll gojën, ironizimeve u jep përgjigjen që meritojnë. Klei

- Thashethemet janë pamundësia për të thënë të vërtetën në sy për arsye të ndryshme. Sokol

- Nuk ka pse zhduket. Unë mendoj që me kohën duhet të mësoj të përballet me thashethemet, të krijojë një replikë të zgjuar me personin që e ironozon ose i bën thashetheme dhe të tregojë që di të përballet me zgjuarsi. Zakonisht njerëzit që përdorin ironinë dhe thashethemet u pëlqen përballja e hershme por nëse nxjerrësh gjë në dritë përveçse do biesh në kurthin e tyre. Alma

- Cili emocion e trishton më shumë njeriun, kujtimi i vdekjes së dikujt që kemi dashur apo zhgënjimi nga dashuria? Të dyja janë trishtuese mendoj por më shumë zhgënjimi nga dashuria. Flavja

- Një gjë që e ke provuar të shkakton trishtim, ndërsa një gjë e panjohur thjesht frikë. Pra më shumë të trishton zhgënjimi në dashuri, mendoj unë. Fjoralba

- Jane dy ndjenja emocionale të ndryshme, nuk mund të jetë një krahasim kaq i thjeshtë për arsye se prekin pjesë të ndryshme edhe në proçesin e mendimit. Vdekja është e lidhur me frikën personale të humbjes jetës në mënyrë jo koshiente, ndërsa zhgënjimi është i lidhur me vënien në dyshim të personalitetit ose identitetit personal. Ardian

- Përjetimi i vdekjes është më i fortë në ë i rëndë por me kohën dobësohet sepse tashmë është një kapitull i mbyllur. Jemi ushqyer që vdekja është etapa jonë e fundit por zhgënjimi nga dashuria është një kapitull që edhe mund ta mbyllësh edhe jo sepse janë ndienja që rrinërrinë zgjohen vetvetiu nëse ajo dashuri ka qenë e fortë. Domethënë në rast dashurie ka kthime riciklike të mundshme të dhimbjes me të njëjtin intesitet. Bani

- Kujtimi i vdekjes të tregon se asgjë s’është e përhershme. Kështu që edhe zhgënjimi të bën më të fortë. S’ke pse trishtohesh, të dyja do ndodhin me dashje apo padashje por varet njeriu si i pranon këto emocione. Ambra

- Të gjallët i kapërcejnë vështirësitë mes tyre, ndërsa dhimbja e një njeriu të afërm që nuk jeton të shoqëron ndoshta gjithë jetën. Blerim

- Nëse do i krahasoje me një udhë këto emocione janë të njëjta. Dashuria dhe vdekja janë binjake! Merita

- Nuk ka trishtim më të madh se kujtimi për një njeri të dashur që ke humbur. Zamira

-Pse tradhëtojnë dhe meshkujt dhe tia?

- Normal që tradhëtia, se janë njerëz negativë prandaj tradhëtojnë. Jonida femrat a ka

-Nga pakënaqësia ose nga lodhja e të njëjtit muhabet. Arsi

- Besoj për mungesë të asaj që nuk gjejnë tek partneri/ partnerja. Albiona

- Pse-në nuk e dimë, e dinë ata që tradhëtojnë por nuk ka Elvana

- Janë pa tru, s’ka justi ë njeri nuk tradhëtohet. Ida

- Kjo pse-ja ka shumë arsye pse ndodh. Sidoqoftë, jo të gjitha tradhëtitë janë për t’u paragjykuar. Ka tradhëti që ndodhin sepse jeta në çift s’ka aspak dashuri e mirëkuptim, nuk është mirë t ë paragjykojmë, secili ecën vet me këpucët e veta. Leo

- Është si fruti i ndaluar, të të se ka për tradhëtinë. Meli

aspak është gjëja më e ulët që mund të bëj dikush në çift. Është pabesia më e madhe që mund ti bësh dikujt. Diljana

- Se janë të sëmurë nga mendja. Albert

- por dhe që tradhëtojnë nuk gjejnë ngrohje te partneri ose anasjellta. Aurora

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.