Midhje të mbushura

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

Përshëndetje! Jam një zonjë 56 vjeçe dhe duke ju ndjekur gjithmonë mendova t’ju shkruaj edhe unë njëherë për rubrikën e kuzhinës. Më pëlqen shumë arti i gatimit dhe ajo që dua të them është se vajza ime në fund të muajit ka përvjetorin e saj të ditëlindjes dhe bën 30 vjeçe. Është shumë meraklie pas ushqimit dhe si më të preferuarin ka midhjet e mbushura por që unë nuk e di se si bëhën se me thënë të drejtën nuk jam - dukteve të detit. Ndaj dhe ju shkruajta që nëse është e mundur të më ndihmoni me këtë recetë që edhe unë t’i bëj një surprizë të veçantë vajzës time. Pres përgjigjen tuaj. Faleminderit Vjoleta.

Përgjigjet Ledio i Restorant “Il Tipico”, Rr Johan Fon Han (Tefta Tashko) në krah të gjimnazit “Ismail Qemali” Tiranë, +355 (0) 42370592, 0689049531: Përshëndetje e dashur të falënderoj shumë që na ndjek! Me shumë kënaqësi do ua dërgoj recetën më poshtë! Shpresoj që vajza juaj të kënaqet nga kjo surprizë dhe të bëhet edhe 100 vjeçe! 1 0 0 gr mish i grirë50 gr proshutë32 midhje (të mëdha, të pastruara) 2 vezë Djath Grana Padano (i grirë) Kripë Piper Lëng domateje Vaj ulliri Spinaq

Përgatitja: Hapni mid duke e futur mes dy valvulave dhe duke ushtruar presion të lehtë, pa i shkëputur nga njëra-tjetra. Pastaj lajini midhjet me kujdes. Zieni spinaqin për 2 minuta, kullojeni, shtrydheni lëngun e tepërt dhe prejeni hollë. Prejeni imët edhe proshutën. Përziejeni atë me mishin e grirë, vezët, dy lugë djathë, spinaqin e grirë, një majë luge kripë dhe piper, duke e bërë një masë homogjene. Mbushini midhjet me këtë përzierje me anën e një luge dhe mbyllni çdo midhje, duke i lidhur me spango kuzhine. Vendosini midhjet në një tigan me vaj ulliri dhe 300 g salcë domatesh. Gatuajini në zjarr të mesëm për 15 minuta. Hiqini nga zjarri, largoni spangon dhe shërbejeni menjëherë. Pjata është gati. Ju bëftë mirë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.