Çfarë është terapia me ozon?

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

Përshendetje, në numrin e kaluar të gazetës Intervista, lexova për një terapi me ozon që kishte folur një specialist turke. Kam dëgjuar për këtë terapinë ozonike por nuk e di se çfarë

Dr. Arzu Mamo, mjeke estetiste, EGNATIA 3F ESTETIC 0684022555: Terapia me Ozon ka disa karakteristika të vecanta që e bëjnë një mjet të fuqishëm trajtimi. Ozoni bën që ruazat e kuqe të gjakut (eritrocitet) të cojnë më shumë oksigjen drejt indeve. Në këtë mënyrë rivendoset oksidimi normal i sheqerit dhe rritet prodhimi i molekulave me energji të lartë (ATP). 2.Stimulon ruazat e bardha të gjakut (leukocitet) të prodhojnë më shumë molekula mbrojtëse (interleukina, interferon, TNF) për të luftuar infeksionet. Rrit elasticitetin e eritrociteve, oksidon dhe zbërthen pllakëzat atherosklerotike, zgje- ron enët e vogla të gjakut. Këto veti përdoren për të trajtuar shumë sëmu-ndje të qarkullimit. Ozoni stimulon sistemin antioksidant të trupit, prandaj dhe shumë sëmundje të stresit oksidativ kronik (Diabetes Mellitus, Artriti Rheumatoid, Hypertensioni) mund të kontrollohen me ozone-terapi. Shumica e mikrobeve që shkaktojnë sëmundje janë forma anaerobe të jetës. Ato nuk kanë enzima mbrojtëse antioksidante, prandaj nuk mund të përballoj-në sulmin e ozonit. Të njëjtin shpjegim ka dhe efekti antineoplazik i ozonit. Ai gjithashtu redukton efektet anësore të chemotherapisë, radioterapisë dhe dhimbjen kanceroze. Ozoni stimulon proceset shëruese të organizmit, prandaj është i dobishëm në plagë që mezi shërohen (ulcera diabetike, ulcera varikoze, gangrena, plagë postoperatore, është një detoksikues i shkëlqyer. Kur oksigjeni i mjaftushëm arrin toksinat e formuara prej vitesh si pasojë e proce-seve jetësore, ndotjes, ushqimeve të gabuara dhe jetës sedentare! Trupi gjen kështu frymëmarjen e një ajri të pastër dhe pastron vetveten nga - mator dhe analgjezik e bën ozonin mjaft të dobishëm në trajti-min e shumë lloj dhimbjesh (dhimbje koke, dhimbje mesi, dhimbje kycesh, dhimbje neuropatike, etj). Rinimi është pasojë e shtimit të molekulave me energji të lartë (nga oksidimi aerob i sheqerit) dhe clirimit në tru të kimikateve të vecanta; ato mund të sjellin ndryshimet pozitive të sjelljes dhe rrisin entusiazmin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.