Makina është e re, por…!

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

Përshëndetje! Unë kam një automjet Hyundai viti 2017 dhe sot po shoh një llampë të ndezur në formë “pikëçuditëse” në kroskot, gjithashtu dhe llampën e alkoolit të frenave. Makina blerë e re në dyqan, ka bërë vetëm 2500 kilometra dhe kam vetëm 5 muaj që e përdor.

Përgjigjet, Ervin Demiri, drejtor i Auto Servis Besland, Rr “At Zef Valentini”, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Laprakë, Tiranë, +355(0)42236711, 0682020991, beslandshpk@gmail.com:-

është

Përshëndetje dhe ju falënderoj që na besoni! Pyetja ime që në pikënisje është nëse e keni kontrolluar nivelin e alkoolit të frenave për të qenë të sigurtë nëse është në rregull apo jo. E kuptoj që ju nuk prisni të ketë ndryshim në nivel, duke qenë se makina është shumë e re, por duhet ta inspektojmë për të qenë të sigurtë. Nëse ju shihni që niveli është i ulët atëherë duhet ta bëni një kontroll të gjithë sistemit të frenimit për të parë për rrjedhje të mundshme.Vlen për tu përmendur që ajo mund të jetë dhe problem i sensorit në depozitën e nivelit të alkoolit. Por nëse keni këto konstatime ju duhet të shkoni tek shitësi i automjetit pasi në thelb kjo është një çështje e përfshirë në garancinë tuaj. Faleminderit!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.