Doja e shumë dua në jetë

Intervista - - POEZI -

Dua të prek trupin tënd, Me tela violine trupin tënd të prek, Dhe sharmi i muzgut mbi ne të zërë vend, Mes epshit dhe zjarrit violina të bjerë. Me harkun që dridhet do luaj mbi buzët e tua, Muzikën aq të ëmbël që ty të pëlqen, Dhe trupat të tkurren nën zjarr të përvëluar, Aty le të tretem, të dridhem si gjethe. Buzët janë ndezur, puthen trupat tanë, Harku i violinës luan me nxitim, Instrumenti i ëmbël tingujt sec shpërndan, Psherëtimat rrënqethëse bien mbi violinë. Me harkun e violinës do prek gjoksin tënd, Ndjehem e përhumbur, ndezur jam si zjarr, Ti në mes tingujve më afron një këngë, Perdja e mëndafshtë lëkundet në xham. Ti tigër i zbutur, afrohesh pranë meje, Rrëshket më përkëdhelje, dëshirën ma zgjon, pas teje, Muzika e dhomës ritmin më shumë shton. Ti tigër, unë mace, bëhemi një trup, Violina e hedhur në cep të dhomës rri, Trupat në zjarr digjen, treten si qiri...

ANILA KARAPIDOU

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.