Pyetje përgjigje për njeri-tjetrin

Intervista - - PYESNI NJERI-TJETRIN -

- Meqë po vjen Shën Valentini, na tregoni një herë çfarë është ai për ju? E festoni apo jo? Nëse nuk merrni dhuratë nga i dashuri, do të ndiheshit keq? Lozonjarja.

-Ç’mendim keni për jetën moderne sot? Amantja

-Nuk më pëlqen aq shumë sepse nuk është thjesht modern por është shumë e ekzagjeruar e ky ekzagjerim mua s’më tërheq aspak. Afërdita

-Ne nuk e kemi luksin këtu në Shqipëri për të ndjekur modën dhe ndonjëherë duke - lojmë të ekzagjerohemi në një mënyrë banale. Elda

-Gjithkush e jeton jetën si do dhe jeta moderne sigurisht që është e lidhur edhe me njerëzit dhe unë nuk jam aspak paragjykues. Defrim

-Jetesa në Shqipëri është shumë e varfër për të patur një jetë moderne. Alba

-Që të kemi një jetë moderne ne në rradhë të parë duhet të kemi edhe shumë luks. Juna

-Fjala modernizim ka një kuptim të gjërë por në Shqipëri për mendimin tim nuk ekziston ajo jeta moderne por e degjeneruar. Sokol

-A kemi elitë politike apo thjesht një shtresë kalimtare njerëzish që merren me politikë? Ema

-Jo, nuk kemi elitë politike as njerëz që merren me politikë po kemi servilizëm. Serjana

-Këtu në Shqipëri aspekti i politikës nuk do kuptohet për 100 vjet. Elisa

-Nuk kemi elitë politike por njerëz që merren me politikë ë diçka. Olgert

-Politika është një shkatërrim i njerëzimit në vendin tonë dhe këtu ka njerëz që merren me politikë sepse nëse do ishte ndryshe nuk do ishim edhe ne njerëzit kaq të vuajtur. Fatjon

-Njerëz që merren me politikë ka vendi jonë dhe që shesin dinjitetin e tyre për dy lekë të qelbura. Enxhi

- Nëse një vajzë të vë kushte për t’u ndarë nga prindërit kur i propozon për martesë, si do të vepronit ju? Anonim.

- Si do të veproja? Po ja, në momemtin që kam vendosur të jetoj me vajzën, do bisedoja dhe do të gjenim një zgjidhje. Kur tjetri më vë kushte pa shikuar më tutje, atëherë ai person nuk është për mua. Nuk them t’i mbaj në shpinë gjithë jetës, por dhe t’i heq fare nga jeta ime s’do lejoja asnjë njeri në botë të më kërkojë një gjë të tillë. Beni.

-Në fakt unë mendoj se do ia them vetë i pari. “Dua të jetojmë më vete dhe të mos presësh ndihmë nga dy pleqtë e mi”. Nardi

-A është normale që njeriu të bëhet thjesht makineri që të nxitet vetëm nga nevojat biologjike? Ornela

-Jo nuk është fare normale sepse njerëzimi ka nevojë edhe për gjëra të tjera. Elda

-Është për të ardhur keq që femra sot po trajtohet vetëm si një makineri seksi. Orinda

-Nuk është normale fare po këtu kështu po funksionon. Françeska

femrës nga këto dëshira perverse që ka qenia e mashkullit sot. Neta

-Nuk është aspak normale sepse njeriu ka nevojë edhe për ndjenjën e dashurisë dhe jo vetëm për seks. Griselda

- Nëse do të mbyllej Facebooku përgjithmonë, si do të ndiheshit? Ana.

- E vërteta është që jam mësuar tashmë me të dhe do mërzitesha, është një mënyrë shumë e mirë komunikimi dhe të mban të lidhur me njerëzit e tu kudo që ndodhen në botë. Mund të thoni se ka dhe mënyra të tjera, po si Facebooku nuk është asnjë. Mara.

- Besoj se nuk do bëhej nami. Lida

- Punë e madhe, pse më përpara vdiq njeri kur nuk kishte facebook? Egla

- Do mërzitesha por nuk besoj se do ishte ndonjë gjë e madhe. Elisa

-Pse kaq e zgjeruar në shoqërinë tonë kultura e urrejtjes për tjetrin? Jerina

-Kështu jemi mësuar të kemi urrejtje mes njëri-tjetrit. Fatma

-Ka hyrë xhelozia në mes dhe nuk duam aspak ta shohim mirë njëri-tjetrin, po ndodh përçarja. Agim

-Në ditët e sotme vetëm zili dhe urrejtje po shohim tek njerëzimi dhe është për të ardhur keq se këtë urrejte po e përcjellin dhe tek brezat që do vijnë. Flori

-Keni parë që shumë privat? Pse ndodh kjo? Elton

- Nuk kemi shtet ndaj dhe ndodhin këto gjëra se po të kishim shtet nuk do guxonte njeri ti bënte këto gjëra. Arta

-Pse nuk i bënin këto gjëra në kohën e Enverit po i bëjnë tani? Meri

-Fajin e ka vetë shteti që i kushton rëndësi vetëm politikës e këtyre maskarenjve nuk i kushton që po marrin jetën e njerëzve të pafajshëm. Albana

-Këta njerëz e meritojnë të kalben në burg. Kejsi

-Asnjëri prej nesh nuk mundet dot të kryej asnjë lloj krimi për asnjë lloj arsyeje por e kanë fajin këta qeveritarët tani që i lënë të lirë kriminelët në Shqipërin të bëjnë çfarë të duan. Kevin

-Këta duan Enverin që s’guxonin as ti mendonin këto gjëra e jo ti bënin. Marko

-A keni besim që në shoqërinë tonë ë e drejta mbi të fortët e politikës? Geralda

- Jo te e drejta se ajo nuk ka SHBA se ndoshta mund të bëj diçka. Jona

-Nëse shoqëria do të dijë të ndajë mirë se kush janë në të vërtetë burrat e dobishëm për kombin. Adriatik

- Mbase por po fjetëm gjumë kjo punë do vazhdojë shumë por po ta kuptojmë të gjithë se përse jetojmë shumë shpejtë këta nga vendi i largojmë. Teuta

fortët agresivë, të dhunshëm dhe gagaço-rrugaçë, mbi paranë e pistë dhe të inkriminuar, duhet që këta të fundit t’i ndash nga politika dhe politikanët, por ky operacion nuk është as i lehtë, as plastik, as kozmetik. - perversin, që personaliteti të - Simon

-Drejtësia do të vihet në vend se asgjë në këtë botë nuk kalon pa u larë ndaj kam besim tek drejtësia. Vera

-E bukur për t’u besuar por e pamundur të bëhet e vërtetë. Mirela

-Besimi vdes bashkë me njeriun. Alban

-A mendoni se duhet thënë gjithmonë e verteta, apo ka edhe gënjeshtra “të tolerueshme”, ose siç quhen ndryshe “gënjeshtra të bardha”? Endri

- Kam kuptuar që nuk duhet ndonjëherë të dish të vërtetën, se mund të të ndryshoj jeta në sekond. Mandi

-Gënjeshtra gënjeshtër ngelet, qoftë ajo e bardhë apo e zezë. Xhoi

-Janë pjesë e jetës, asnjë nuk ka mundësi ta shmangi, kush thotë se nuk ka gënjyer qoftë dhe një herë në jetë po gënjen përsëri. Marjeta

-Unë jam pro gënjeshtrave të bardha të cilat thuhen për arsye që të mos vuajnë njerëzit e dashur. Ilirjan

-Kur të kuptojnë që po gënjen, atëherë duhet thënë e vërteta. Diana

-Në momente të caktuara të gjithë jemi detyruar të gënjejmë por jot a bësh rrugë. Eldi

-Edhe pse shumica nuk e pranon të gjithë një herë në jetë janë detyruar të gënjejnë për t’iu shmangur një situate të padëshirueshme. Valbona

-E mira është të mos mësohesh as me këto gënjeshtrat që quhen si të bardha se pastaj - lon e gënjen me mendimin se është e padëmshme. Juli

-Pse ngjajnë monotone shumë debate televizive? Elda

- Sepse folësit janë pa integritet, të pabesueshëm dhe zero të argumentueshëm. Simon

- Janë sipërfaqsor e jo të drejtpërtdrejtë, druajnë nga pasojat. Xhoni

- Janë gjithmonë të njëjtët persona që quhen analista e që diskutojnë për çdo temë pa qenë aspak specalista për çfarë diskutojnë, gjithashtu janë partiak e u shërbejnë partive politike. Viktor

- Janë të njëjtat fytyra gjith- monë, që e tjerrin fjalën edhe kur nuk kanë dije për temën dhe dalin me argumenta të kota. Vaso

- Randësi ka me kë do të ndahen ato lekë e jo çfarë do të thonë. Antoneta

- Ne jetojmë në një kohë demokratike edhe në kuptimin më të gjerë dhe diversiteti i mendimit duhet të jetë prezent në analiza situatash, ngjarjesh e opinionesh. Kur mungon kjo , atëherë jo vetëm që bëhet monotone, por të tilla përcjellin te ne vetëm stres dhe keqardhje për ta. Mariana

- Paaftësi profesionale dhe mungesë erudicioni intelektual. Edhe gazetarët, drejtuesit e bisedave shohin shumë ngushtë. Ylli

-Interesi bëri xhiron e botës e u kthye prapë e tha mirëmëngjes. Si shpjegohet kjo gjë?

-Sot njerëzit të gjithë për interes të duan. Stela

-Çdo gjë është bërë interes. Migena

-Interesi është ai që i lidh njerëzit. Elda

-A duhet besuar përsëri një person që të ka zhgënjyer njëherë? Sabina

-Unë jo, se nuk do ta duroja dot një zhgënjim të dytë. Ai që të zhgënjen njëherë do ta përsëris prapë dhe e kam të vështirë ti besoj përsëri. Eli

-Pse jo, i jep një mundësi, gabimet janë humane, të gjithë gabojmë. Silvia

-Jo, ai që të zhgënjen njëherë e përsërit e i bëhet rrugë pastaj. Mariza

-Të gjithë “gabojmë” në një farë mënyre dhe një mundësi e meritojmë! Ajlin

përsëri dhe mbase, po të gjithë bëjnë gabime, mund ti japësh një mundësi jo më shumë! Jugerta

-Po varet për kë dhe për çfarë situate bëhet fjalë, ka gjëra që falen e ca të tjera që nuk kanë falje, mos jemi ne të pagabueshëm që të mos falim?! Erion

- Të gjithë gabojmë dhe duhet të falim, varet si paraqitet situata e zhgënjimit. Miranda

-Njeriu gabon në jetë, nëse përsëritet për herë të dytë nuk duhet besuar. Amina

-Besoj se njeri perfekt sot nuk ka dhe sipas mendimit tim një shans duhet dhënë si mashkullit ashtu edhe femrës, por në qoftë se ajo përsëritet falje nuk ka sa do që ai ose ajo të pendohet! Ladi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.