Pyetje për instruktorin Ngjaj si trup artificial

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

Skerdi përshëndetje! Jam një djalë 29 vjeç që prej vitesh bëj palestër por i lexoj çdo javë shkrimet e tua dhe do kisha dëshirë të të drejtoja një pyetje. Siç të thashë bëj palestër prej vitesh por në trupin tim ajo që nuk më pëlqen është që duket që kam trup po ai trup që kam më duket si i fryrë dhe këtë pjesë e kam shumë kompleks, duket si trup tejmase i fryrë tek gjoksi dhe tek krahët e dua të di çfarë duhet të bëj? Faleminderit. Gerti

Skerdi Pasha instruktor, Royal Fitness Club, Rruga: Theodor Keka, Unaza e Re pranë Astirit. Numër telefoni: 0695445228:- Përshëndetje Gerti! Ke bërë shumë mirë që je stërvitur për vite të tëra. Ne të gjithë stërvitemi për t’u bërë të mëdhenj e me muskuj! Pra, efekti i ushtrimeve me pesha ky është, që të rrisësh masë muskulare. Ti the që ke vite që stërvitesh dhe nga këto vite ti ke mësuar të perceptosh një trup të bukur. Pra, një trup i bukur është ai që ka muskujt uniform. Pra muskuj këmbësh të zhvilluar dhe muskujt e trupit lart shpinë, gjoks, krahë, supe dhe ajo që është me e rëndësishme të ketë perimetër të vogël beli. Ndërsa në lidhje me Nëse ti ke krahët dhe gjoksin në disproporcion me shpinën dhe këmbët është e drejtë të shqetësohesh. Pra ajo që duhet të bësh është të stërvitësh muskujt e tjerë që ti barazosh në masë me krahët dhe gjoksin. Por nëse ti ke krahët në proporcion me shpinën, këmbët dhe supet atëherë ti je në rregull. Thjesht në këtë rast ti duhet të bësh aktivitet kardiak, të rregullosh dietën. Në këtë mënyrë ti bën reduktim total të masës tënde trupore. Ti duhet të dish tre komponentët e një trupi të bukur që janë:1-Masa muskulare. 2-Harmonia. 3-Vaskulariteti. Pra të kam shpjeguar në vija të trasha por kuptimplota. Të thashë më lart të dya rastet dhe si duhet të veprosh në secilin rast. Nuk jam futur qëllimisht në detaje sepse ti ke kohë që stërvitesh dhe do i japësh zgjidhje vetë në lidhje me ushtrimet dhe ushqimin. Gerti të uroj suksese dhe ushtrohu sa më fortë duke iu përmbajtur teknikës së saktë. Të falënderoj që u drejtove tek ne!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.