Astrologia shpjegon ëndrrat

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

SHKALLËT Kam parë në ëndërr sikur ngjisja shkallët e një kështjelle mesjetare. Diku anës shkallëve më shfaqet një grua plakë e më pyeti si e kisha emrin. U çudita pse më pyeti ashtu dhe nuk ia tregova si e kisha emrin. Ajo më pa shtrembër e më tha: “Nuk ke pse nuk ma thua emrin sepse unë t’a di si e ke gjithsesi mos ma thuaj.” Ngela e çuditur nga përgjigja e saj. E vazhdova rrugën duke ngjitur shkallët përsëri e kur ktheva kokën ajo nuk ishte aty më. Si shpjegohet kjo?

Nëse në ëndërr shikon shkallë dhe ti je duke i ngjitur ato do të thotë se je duke pritur një ngritje në detyrë në punën që ju kryeni. Femra që ju ka pyetur për emrin mund të jetë një femër që ju ka zili e bën të pamundurën që t’iu prishë punë në këtë ngritje në detyrë. Kini kujdes dhe ruhuni se pas shpinës tuaj mund të thurren shumë plane keqdashëse. SHTATZËNË Kam parë në ëndërr sikur isha në momente intime me të dashurën time dhe ajo më thotë që do të martohet me mua se është shtatzënë. U stepa kur e dëgjova se nuk e prisja të dëgjoja atë gjë por dhe u gëzova te ta përqafoj dhe në atë moment dëgjova zërin e mamasë time që më zgjoi nga gjumi.

Do të keni një lajm shumë të mirë si çift pasi fëmija paraqet një jetë të re. Ndoshta do keni një punë të re ose një largim nga vendi por mbi të gjitha do keni lumturi shumë shpejt pasi shtatzënia shpreh një lumturi për një jetë të re. Kini kujdes nga njerëzit që ju rrethojnë se sikurse shtatzënia do kujdes që të mbahet mirë ashtu dhe ju duhet të kujdeseni për veten dhe të dashurën tuaj nga ndonjë e papritur e pakëndshme. FËMIJA Shoh shpesh në ëndërr sikur dëgjoj një fëmijë që qan e që e kërkoj por nuk e gjej dot ku është, e kërkoj kudo. E kam parë disa ditë rresht këtë ëndërr. Si mund të shpjegohet kjo? Jam në merak

Nëse në ëndërr shikon një fëmijë që qan thuhet se do të merrni lajme jo të mira. Nëse nuk e gjeni dot fëmijën që qan ku është kjo do të thotë që këto lajme të këqija nuk dihet nga cili person do t’ju vijnë ose me çfarë kanë të bëjnë ju duhet të prisni dhe të pregatiteni për t’i marrë ato. PLAKJA Më ndodh shpesh që të shoh në ëndërr sikur jam plakur. E shoh sikur jam plakur e shikoj duart e mia të rrudhura e pastaj pasi shoh duart dal para pasqyrës e shikoj që jam plakur edhe në fytyrë dhe trembem kur e shoh veten në pasqyrë të plakur. Ju lutem më jepni një shpjegim të kësaj ëndrre?

Nëse e shikon veten të plakur kjo do të thotë që ke për të kaluar shumë vështirësi në jetë dhe do i kalosh me lehtësi pasi ti trembesh kur e sheh veten në pasqyrë e kjo do të thotë që në realitet nuk do trembesh kur ti kesh këto situata. Plakja është dhe shenjë zgjuarsie e diturie ndaj do keni shumë përkrahje në fushën tuaj profesionale duke ju vlerësuar për dijet që ju keni si person.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.