Dy pyetje për Sigurimet Shoqërore

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

NJËHERËSH? - Përshëndetje. Kam punuar gjithmonë në shtëpi dhe në tokë bujqësore. Nuk kam të paguar asnjë vit sigurime. Ju lutem a ekziston mundësia t’i paguaj njëherësh të gjitha vitet deri tani, në mënyrë që të më krijohet mundësia për pension? Sa më takon të paguaj? Nexhmije F.

- Në lidhje me çka pyesni, mbështetur në VKM nr. 77, datë 28.01.2015 dhe në VKM nr. 653, datë 22.07.2015,meqënëse nuk jeni e siguruar nga punësimi në sektorë të tjerë, ju mund të siguroheni si e vetëpunësuar në bujqësi, nëse plotësoni kushtet e mëposhtme:

- Banoni në të njëjtin rreth ku keni tokën në pronësi ose në përdorim dhe zhvilloni veprimtari bujqësore e blegtorale;

- Banoni në fshat dhe zhvilloni veprimtari bujqësore e blegtorale, edhe nëse keni tokë në pronësi ose në përdorim, me vendndodhje në rrethin fqinj.

Masa e kontributit vjetor për sigurimet shoqërore është 38,400 lekë, nëse banoni në zonë fushore dhe 29,400 lekë nëse banoni në zonë malore (Bulqizë, Dibër, Gramsh, Has, Kolonjë, Kukës, Librazhd, Malësi e Madhe, Mat, Mirditë, Pukë, Skrapar, Tepelenë dhe Tropojë).

Për vitet e kaluara, nëse i keni patur kushtet për t’u siguruar si e vetëpunësuar në bujqësi, mund t’i paguani kontributet për këto periudha, sipas masës së mësipërme të kontributit vjetor për sigurimet shoqërore.

Për sqarime të mëtejshme, duhet t’i drejtoheni inspektorit të të vetëpunësuarve në bujqësi, në zonën ku banoni.

BURRIT SIGURIMET? - Përshëndetje, jam e interesuar të di nëse gruaja mund t’i - rimi nga vitet e siguruara të saj. Në pritje të një përgjigje nga ana juaj.

-Në lidhje me pyetjen tuaj, sqarojmë se mbështetur në Ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në RSH”, të ndryshuar, çdo person punon dhe sigurohet për veten e tij dhe nuk mund të dhurojë periudha sigurimi as për bashkëshortin dhe as për bashkëshorten.

Ju faleminderit!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.