Si ndryshon trupi ynë me kalimin e viteve?

10 fantazitë seksuale më të shpeshta të grave

Intervista - - FAQE 1 -

Sipas një studimi, afro të paktën një herë në jetën e për t’i realizuar këto fantazi. është larg pra koha kur ishte turp të mendoje për komshiun ndërkohë që bëje dashuri me misionerit. Pra gratë fantazojnë, por çfarë saktësisht, pasi jo të gjitha kanë të njëjtën fantazi? Lexoni shkrimin tonë për ta mësuar...

1. Të bësh dashuri me një vip

Megjithëse nuk kemi marrë në pyetje gjithë gratë e botës, e dimë me siguri që kjo është fantazia numër një e grave. Më pas, sigurisht, ka variante, si për shembull, Xhorxh Kluni në periudhën « Doktor Ros » , apo Xhorxh Kluni në periudhën « Nespresso – ëhat else » . Në fakt brezave të rinj u pëlqejnë më shumë Robert Patinsoni apo Rajan Gosling. Por pak rëndësi ka vipi në fjalë, mjafton të arrish orgazmën, sepse, sigurisht, vipi është shumë më i aftë në shtrat se ai që ke përbri. Ai është i pasur, të çon në vende të mrekullueshme, vendos të braktisë gjithçka, famën dhe bisnesin e tij për ty dhe të ble një ishull në Karaibe. Me një fjalë, vipi është burri i pikuar nga qielli dhe sigurisht, natyra është treguar bujare me të ( nga ana e fizikut). Me një fjalë, të fantazosh mbi një vip nuk kushton, nuk e ndjen veten në faj për këtë ( sepse ka pak gjasa të ndodhë) dhe lejon t’i bësh marëdhëniet bashkëshortore më shumë pikante.

2. Të bësh dashuri me një të panjohur

Pas vipit, i panjohuri. Një tjetër fantazi shumë e përhapur tek seksi femër. Nëse i panjohuri i ngjan Brad Pitit, aq më mirë, por nuk është e detyrueshme. Me një fjalë, ideja është të bësh një « kontakt me sy » në një bar me një djalë me vështrim të zjarrtë. I bën shenjë se do të pish një cigare jashtë, apo do të shkosh në tualet, pak rëndëi ka. Ai të ndjek nga pas, të ngjesh pas murit të rrugicës, apo të banjos, të ngre fustanin, apo fundin ( në fanta- zitë evitoni xhinset, sepse ato ndërlikojnë gjithçka) dhe bën dashuri me ty aty, pa lojëra paraprake, përkëdhelje, etj. Në këtë fantazi, është thjesht seks i pastër, kënaqësi krejtësisht falas dhe pa të nesërme. Edhe në këtë rast fantazia është e lejuar dhe nuk të bën të ndjehesh në faj: Në fund të fundit, nuk i ke dhënë as edhe një puthje! 3. Me një femër tjetër Fantazia e vjetër e biseksualitetit... E çuditshme të shohësh se në ç’pikë tashmë gratë janë krejtësisht pa komplekse në preferencat e tyre seksuale. Edhe disa që janë në çift me X- in apo Y- in që prej 10 apo 15 vjetësh, nuk e fshehin një lloj kureshtie për dashurinë mes femrave. Sigurisht, në përgjithësi, bëhet fjalë më shumë për të provuar kënaqësitë e seksit mes femrave, sesa për të hequr dorë krejtësisht nga çdo shenjë feminiliteti, por kjo nuk është një rregull absolut. Nuk është çudi që gratë të ëndërrojnë për gratë e tjera. Së pari, të tradhëtosh partnerin me dikë të të njëjtit seks, nuk quhet tradhëti. Më pas, është kureshtia, eksitimi për « tokën e panjohur » , dëshira për të përkëdhelur forma joshëse dhe, për më tepër, duke njohur më shumë edhe trupin tënd. 4. Të bësh dashuri në plazh Një fantazi shumë e thjeshtë dhe romantike, por që është e vështirë të vihet në praktikë, sepse askujt nuk i pëlqen t’i fu- tet rëra në organet intime. Kjo nuk pengon që të gjitha gratë ( ose pothuajse) të mos kenë ëndërruar të paktën një herë të bëjnë dashuri nën dritën e yjeve, me përkëdheljet ritmike të valëve, me ndjesinë se je vetëm në këtë botë. Sigurisht, nëse burri që bën dashuri me ty i ngjan Xhad Lout, akoma më mirë, por kjo fantazi funksionon edhe me partnerin. Në këtë rast është konteksi që të eksiton, jo djali ( mbase edhe ai).

5. Dashuri me dy burra njëherësh

Sigurisht, kjo fantazi është më e përhapur tek burrat, por edhe femrat nuk mbeten shumë prapa. Në përgjithësi, gratë preferojnë të evitojnë konkurrencën, edhe në ëndërr. Në këtë rast, lihet mënjanë partneri dhe zgjidhen dy burra krejtësisht të panjohur. Kjo sepse nuk të intereson një skenë xhelozie, qoftë ajo edhe virtuale. Të bësh seks me dy burra njëherësh zgjidh shumë gjëra që nuk mund t’i bëjë një partner i vetëm, të cilat nuk po i përmendim këtu, por që duhet t’i kesh kuptuar tashmë. Kështu, gjatë kohës së fantazisë, e kthen veten në një objekt dëshire dhe vëmendjeje, pasi sheh dy burra që ndeshen për ty dhe të përpiqen kush nga të dy do të shkaktojë më shumë pshehrëtima. Një fantazi 100% e mirë për egon... 6. Të jesh e dominuar Kujdes, të jesh e dominuar nuk do të thotë të të përdhu- nojnë në një dhomë hoteli në Nju Jork, apo të të rrahin me kamzhik. Kjo lloj fantazie, në përgjithësi, nuk bën pjesë në 10 më të preferuarat e grave moderne. Përkundrazi, kjo do të thotë të luash për një natë rolin e asaj që i bindet partnerit, gjë që mund të jetë shumë eksituese. Sepse, të jesh e dominuar, do të thotë të mos jesh në kontroll të situatës, t’i dorëzohesh krejtësisht tjetrit, të dridhesh për atë që mund të të bëjë, apo të kërkojë. është një fantazi që mund të vihet në praktikë, me kusht që të kesh besim të verbër tek tjetri dhe të dish se ai nuk do ta kalojë vijën e kuqe, atë që e transformon një marëdhënie seksuale pak të nxehtë në një agresion. E dominuar, po, e keqtrajtuar, jo! 7. Të dominosh Në fund të fundit nuk ka arësye pse të mos jesh edhe ti zotëruesja e situatës. Të bëhesh për disa orë Mis Zotëruesja, me korse të kuqe dhe taka të larta, është shumë tunduese, apo jo? Sidomos nëse objekti i dënimeve është shefi yt i shpifur, ai që nuk rri pa të qortuar sa herë që të sheh. Ose edhe vetë partneri, që për një herë do të luajë rolin e dikujt të pambrojtur dhe pa rëndësi. është e dukshme se, kur të vijë puna për të ndërruar rrotën e makinës, do të bëheni ju ajo gjëja pa mbrojtje në çift... Por, në pritje të kësaj, në gjunjë zotëri dhe më puth këmbët... 8. Dashuri në një pallat Të bësh dashuri në një pallat, jaht, në një shtëpi të bukur, ose në një hotel luksoz, nuk është diçka që u përket vetëm të pasurve. Pastaj nuk është se ti je shumë nazelie, mjafton të ketë një krevat të madh dhe shërbim në dhomë... Kush nuk ka ëndërruar, qoftë edhe një herë, të jetë një princeshë, megjithëse në mesnatë e sheh veten në apartamentin tënd, në periferi të qytetit? Një fantazi jo kaq e vështirë për t’u realizuar, mjafton të kursesh pak për t’i ofruar vetes një fundjavë në një hotel me katër yje me shërbim në dhomë. Kënaqësi e garantuar!

9. Mësuesi i skive, tenisit, palestrës, etj.

Nuk ka rëndësi shumë profesioni, sesa fakti që duhet të jetë i ri dhe i bukur. Sigurisht, grave u pëlqejnë burrat që dinë të bisedojnë, sigurisht që ato janë sentimentale... por profesori i ri i sërfit, megjithëse nuk ka një QI shumë të lartë, ka muskuj barku si tabletë çokollate dhe pantallona të shkurtra, të ngjitura pas trupit, që nuk i lënë shumë vend fantazisë... E njëjta gjë edhe për mësuesin e skive, të cilit mjafton t’i qëndrosh nga pas për t’i parë të pasmet... Të gjitha gratë pra ëndërrojnë të bëjnë dashuri me djem, interesi kryesor i të cilëve qëndron tek muskulatura dhe rinia e tyre. Në fund të fundit, nuk është e ndaluar të ëndërrosh, aq ta vësh në jetë fantazinë. Mbase X- i është fans i Spilbergut. Ose jo, po kjo nuk ka shumë rëndësi...

10. Të spiunosh nga vrima e çelësit

Ndërkohë që filmat porno nuk të joshin fare ( sepse e di që janë fallco), ato që sheh nga vrima e çelësit, janë shumë joshëse. Kështu mund të mendosh se po sheh duke bërë dashuri një çift seksi, të cilin e ke parë në diskotekë, apo pub. Meqë ra fjala, ty do të pëlqente të bëje një xhiro aty ku ka çifte shkëmbyese ( që shkëmbejnë partnerët) duke bërë dashuri, jo për të marrë pjesë, por vetëm për të parë, mbase mëson ndonjë gjë, apo jo?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.