WEST SIDE FAMILY: E bëmë për Dr. Florin

Ditari sekret i Edi Ramës

Intervista - - FAQE 1 -

Ata ishin tre, Dr. Flori, Landi dhe Armiri. Pas humbjes së Dr Florit, Landi dhe Armiri rikthehen për të dhuruar emocionet tipike të “West Side Family”, zemra që dridhen dhe sy që lotojnë nën tekstin e jashtëzakonshëm të këngës “Beso”, që siç shprehen ata vetë “Projekti “Beso” ka nisur që para se Dr. Flori të ikte nga kjo jetë, dhe ka qenë një punë e nisur me vëllain e tij, Albanin. Dr. Flori kishte lënë të regjistruar tekstin e tij, i cili i dedikohet të birit të tij, dhe për refrenin ai është frymëzuar nga besimi që kishte përqafuar, ai i krishterë”. Beso me “West Side Family”.

Fabjola Kuburi:- West Side Family, sapo keni publikuar këngën tuaj më të fundit, “Beso ”, e cila ka patur shumë sukses. Kjo këngë vjen pas një mungese të gjatë në skenë.E prisnit gjithë këtë sukses dhe mikpritje nga publiku?

West Side Family- Jemi shumë të lumtur që projekti “Beso” është pritur dhe vazhdon të pritet shumë mirë nga publiku. Ka qenë një projekt jo i lehtë për t’u realizuar. Ka patur shumë emocion dhe nga vetë ne dhe të gjithë personat e përfshirë në këtë projekt, dhe reagimi i publikut tregon se janë përfshirë njësoj si ne.

-Në çfarë besoni ju vetë më shumë se në gjithçka?

- Ne besojmë se gjithçka mund të arrihet nëse beson dhe punon çdo ditë për ta arritur.

- Kënga konsiderohet, dhe është shumë prekëse sepse i dedikohet tërësisht ikonës së muzikës shqiptare, Dr. Flori, që tashmë fatkeqësisht nuk është mes nesh. Ju zgjodhët ta nxirrni pikërisht tani sepse...?

- Projekti “Beso” ka nisur që para se Dr. Flori të ikte nga kjo jetë, dhe ka qenë një punë e nisur me vëllain e tij, Albanin.Dr. Flori kishte lënë të regjistruar tekstin e tij, i cili i dedikohet të birit të tij, dhe për refrenin ai është frymëzuar nga besimi që kishte përqafuar, ai i Krishterë. Këtë projekt do ta realizonte në bashkëpunim me kishën “Rilindja” ku ai bënte pjesë. Për fat të keq,ky projekt mbeti i pazhvilluar deri në fund. Strofa tjetër dhe bridge i këngës është shkruar nga Miri, me ndihmën e Fabian Bashës nga Produkt 28, si edhe me bashkëpunimin e Klodian Qafokut. Ne zgjodhëm t’i dedikojmë këtë këngë Dr. Florit sepse është më e pakta që mund të bëjmë në kujtim të tij, dhe ne do të bëjmë maksi- mumin që ta ruajmë sa më gjatë këtë kujtim. Klipi ka dalë në momentin që është realizuar me sukses i gjithë projekti, dhe nuk lidhet me ndonjë ngjarje të veçantë.

por shpirtërisht duket se është gjithmonë me ju dhe publikun nëpërmjet këngës, dashurise së tij.. Nuk po ju pyes sa e vështirë është mungesa, por aftësia për t’a mbajtur këtu mes nesh?

- Ikja e Dr. Florit ka qenë një hidhërim i madh jo vetëm yni, por i familjes, shoqërisë, artit, publikut dhe kujtdo që simpatizonte veprat e Florit dhe Ëest Side Family. Pas një kohë shkëputjeje, mund të themi që aktualisht po bashkëpunojmë me grupin e punës që realizoi projektin “Beso”. Energjia dhe fryma aktuale janë shumë pozitive, dhe do të përpiqemi të sjellim pranë publikut projekte që mund të jenë të lëna pas nga Dr. Flori, sigurisht në frymën e Ëest Side Family.

- Sa krenar do ishte ai për këtë projekt të jashtëzakonshëm që ju keni sjellë?

- Kjo është diçka që do të na mungojë. Vlerësimi i Dr. Florit do të jetë diçka të cilën ne do ta mësojmë kur të takohemi, por për momentin do punojmë që të mbajmë gjatë frymën e Ëest Side Family, dhe kujtimin e tij.

- Kur ju merr malli, arrini t’ia falni dot mungesën? Çfarë do të donit t’i thonit?

- Urojmë që ai tëna buzëqeshë nga lart dhe të na japë forcë për të vazhduar përpara.

- Mund të perceptohet grupi Ëest Side Family edhe si shembëllimi i kthjellimit të muzikës shqiptare?

- Ëest Side Family u krijua me mision për të thënë të vërtetën, për të goditur fenomene apo vese, për të qenë pjesëi gëzimit ose hidhërimit të publikut, për të qenë model duke vepruar dhe jo duke bërë sehir apo llomotitur, i krijuar me frymë perëndimore amerikane, përshtatur me realitetin shqiptar, folkun, artin, muzikën dhe gjithçka qëështë vlerë dhe përfaqëson Shqipërinë, që sido të jetë, është e jona.

- Hodha një sy në kanalin ku edhe keni publikuar klipin, dhe ki- shte një mori të jashtëzakonshme me komente ku ju vlerësonin dhe ju falendëronin për tekstet dhe këngët aq të bukura. Çfarë do të thotë kjo për ju?

- Komentet janë provë e vërtetë e emocioneve të forta që përjeton publiku dhe të njëjtat emocione ne i kemi përjetuar edhe vetë, por shprehje të tipit: “Faleminderit, se na kishte marrë malli!” na bëjnë të gëlltitemi me vështirësi.

- Nisur nga koha që ju jeni bërë pjesë e tregut muzikore, që janë shumë vite për të qenë të sinqertë e deri më sot, çfarë shihni se ka ndryshuar në muzikë?

- Ne jemi përpjekur gjithmonë që këngët tona të kenë tre elemente: muzikë të bukur, tekst me mesazh dhe interpretim. Kohët e fundit, jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botëduket qartë që këngëve u mungon një nga këta elemente, dhe në rastin më të shpeshtëështë mesazhi. Pozitiv është fakti që këndohet shqip dhe në klube luhet muzikë shqip, por tashmë kjo nuk mjafton, pasi nevojitet që këngët të mos jenë komerciale.

-Nëse për arsye të caktuara do t’ju kërkohej ta ndryshonit emrin e grupit, cilin do të kishit në mendje?

- nga pas.Emri i grupit është frymë- zuar nga reperat me më shumë ndikim nëËest Side nëSHBA, dhe synimi ishte që nëpërmjet muzikës sonë ne të kishim ndikim në publikun shqiptar e më gjerë. Ndikim që do t’i inkurajonte për të kërkuar më të mirën, do t’i gëzonte kur të luhej një këngë ritmike dhe do t’i emociononte kur të luhej një këngë me mesazh prekës, sepse ne jetojmë në zonë mesdhetare dhe këto ndjenja janë të gërshetuara dhe të lidhura më ngushtë se vëllezërit siamezë. Këto gërshetime emocionesh të larmishme e bëjnë Shqipërinë unike. Family është ajo pjesë e publikut, bashkëpunëtorëve dhe mbështetësve që i ndjejnë dhe i kuptojnë këngët tona, dhe që duan që tëna kenë pranë.

funksionon një grup për t’i rezis ndjekur?

- Besojmë se arsyet e mësipërme vazhdueshmërisë së West Side Family.Kemi dashur të japim shembullin tonë me vepra dhe mesazhe të vërteta, që i adresohen gëzimit, hidhërimit dhe realitetit shqiptar.

- Mendoni se është më e lehtë të shprehesh emotivisht duke qenë solo apo pjesë e një grupi?

- Ne kemi qenë tre karaktere të ndryshëm, por emocionet i kishim të përbashkëta dhe i përjetonim si një.

- Landi, të kemi parë që je mbrojtës i kauzave sociale. Çfarë mund të na thuash për këtë përfshirje tënden në këtë pjesë?

- Shqipëria meriton më shumë! Të gjithë duhet të bëjmë nga pak përditë, e duke mos u dorëzuar për të përmirësuar veten dhe të tjerët.Janë çështje që i kam bërë me kohë, por teknologjia krijon mundësi që të jesh më shpesh i dukshëm. Zakonisht preferoj të veproj, e jo të dukem. Edhe unë si grupi, dua tëjap shembull me vepra, e jo me fjalë.

- Cili është lideri që vlerësoni në botë?

- Mendoj që shembull shumë i mirë për t’u ndjekur është Nënë Tereza e Shqipërisë.Nuk mund të mbesë pas dhe heroi Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Në linjën e tyre do të vlerësoja maksimalisht këdo që ka bërë përp Shqipërinë një vend më të mirë.

- Shumë artistë e shohin vetminë si aleat.Vlen edhe për ju si klimë produktiviteti?

- E rëndësishme është që qëllimi

- Cili ka qenë koncerti juaj më i suksesshëm?

- Koncerti ynë më i suksesshëm ka qenë në Pallatin e Kongreseve, ku brenda ka patur më shumë persona se sa lejon kapaciteti, dhe jashtë kanë qenë me mijëra.

- Çfarë është për ju më e madhe se dashuria për muzikën?

- Dashuria me të cilën bëjmë gjithçka, ose siç ka thënë Nënë Tereza: “Të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”.

- Besoni në rregulla, apo mendoni se ato janë bërë për t’u thyer?

- Përgjithësisht rregullat janë krijuar për t’i ndjekur, por e rëndësishme është që rregulli të mos jetë krijuar i thyer.

- Çfarë do të donit t’i ulërinit botës?

- Bota ka dëgjuar mjaftueshëm ulërima.

- Cili do të ishte imazhi juaj për një realitet më të mirë se ai në të cilin jetojmë?

- Perfektja nuk ekziston.Përpjekjet për të përmirësuar çdo ditë veten dhe ambientin ku jetojmë janë perfekte.

- Më shumë ëndërrimtarë apo realistë?

- Realisht nuk kemi kohë të ëndërrojmë.

- Ju keni plot fansa.Po ju vetë fansa të kujt jeni?

- Mbështetësit tanë i konsiderojmë pjesë të West Side Family.Ne vetë kemi qenë dhe jemi fansa të vlerave. - Një mesazh për fansat tuaj? - Mbështetja juaj është e paçmuar dhe na nevojitet. Faleminderit për mbështetjen.

- Më konkretisht, cilat janë të rejat që pritet të sjellë West Side Family?

- West Side Family uron dhe beson që më e mira nuk ka ardhur dashurinë që na keni treguar në koncertet e vjetshme dhe sivjetshme, dhe emocionet e përjetuara me ju në skenë janë njësoj si edhe në momentin kur ka dalë kënga “Mesazh”.

- Në fund, çfarë do na thoni pa ju pyetur? Ndonjë merak që mbeti pa thënë...?

- S’kam çfarë të të them, të them vetëm beso!Përpara çdo vendimi mbyll sytë edhe beso.Kur botët të të vijnë përballë, ti lutu dhe beso, beso, beso, beso, qëndro!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.