Iva Spaho: Të zhvishesh para aparatit...

Intervista - - FAQE 1 -

Nëse përmendet Iva Spaho, të gjithëve na shkon në mendje një bukuroshe shtatlartë, me një shikim të thellë, me qëndrim perëndeshe dhe një ecje dive. E tillë është, një divë që e shikon modelingun si pasionin më të madh të jetës por që edhe Zoti është treguar bujar - tik të gërshetuar me një intelekt mbresëlënës. Prej disa kohësh jeton dhe punon në Londër, ka nënshkruar një kontratë me një agjensi mode atje por edhe si aktore në një serial për të rinjtë atje “Made in Chelsea”.

Klajd Heta:- Iva, ku ndodhesh për momentin?

Iva Spaho:- Për momentin ndodhem në Londër prej 6 muajsh.

-Ti je një modele profesioniste tashmë. Si lindi dëshira t’i futesh kësaj rruge?

-Dëshira për botën e modës ka lindur me mua, pasi që e vogël merrja pjesë tek “Miss i lagjes” apo “Miss i shkollës”, që besoj çdo vajzë e brezit tim i mban mend. Edhe nëse nuk do merrja pjesë vetë, gjë që nuk ndodh (qesh), prapë se prapë do isha pjesë e organizimit. Më pas, e vazhdova këtë dëshirë duke provuar pasarelat e vërteta.

-Më trego për Ivën ëndrrim

-Ëndërroja ta shikoja veten në FashionTV. Mbyllja sytë dhe ima - rela të mëdha, ku e gjithë vëmendja ishte tek unë. Unë besoj që atë që e dëshiron vërtet dhe e imagjinon si të mirëqenë, ajo realizohet! -Ndoshta për një person konsumist, veshja është thjesht një copë që blihet dhe hidhet. Për një modele, ç’mund të jetë?

-Nuk mendoj se është një copë që blihet e hidhet, pasi mendoj që ajo që ti vesh, të personalizon ty. Krijon përshtypjen e parë që dikush krijon kur të sheh. Unë ende kam rroba të disa viteve të mëparshme, që duke i kombinuar si di vetë, duken bukur akoma.

-Emocione në ecje, në lëvizjen e trupit, në vështrim... Një ndërthurje e artit me trupin?

-Ashtu do ta quaja dhe unë! Muzika që të shoqëron ndërkohë që ti ecën, bashkë me lëvizjet e trupit dhe emocionin, krijojnë një magji që tërheq vëmendjen dhe sytë e publikut, duke iu mbetur në mendje.

-Iva, çfarë i tërheq njerëzit tek arti yt?

-Mendoj që njerëzit nga ajo që bëj unë i tërheq thjeshtësia, spontaniteti, stili im dhe mënyra si e paraqes atë. I tërheq Iva (qesh)!

-Me çfarë je marrë këto kohë?

-U bë disa kohë që kam marrë vendimin të jetoj në Mbretërinë e Bashkuar. Mbase, akoma nuk e di për sa kohë, pasi e thashë që unë jam spontane. Kam nënshkruar një kontratë me një agjensi mode në Londër, dhe punoj për to. Kam bërë shooting për disa revista te ndryshme dhe kam xhiruar gjithashtu për një serial TV të famshëm për rininë këtu, “Made in Chelsea”.

-Përse mendon se për modelet është e lehtë zhvishen lehtë përpara aparatit? Çfarë i bën ato për vete?

-Jo çdo modele e ka të thjeshtë të zhvishet përpara aparatit, por modelet e vërteta që janë mësuar tashmë me këtë gjë, nuk e mendojnë aparatit që u jep vetëbesim dhe i bën të lirshme para tij.

-Çfarë mendon se e bën një femre?

e bën më të bukur natyraliteti i të qenit origjinal. Nuk mund të dukesh bukur në foto duke imituar apo duke bërë si dikush që nuk je. Që të fotografohesh, së pari duhet të ndihesh mirë me veten dhe të besosh në atë që ti bën më mirë.

-Ke foto jashtëzakonisht të bukura. Je ti më shumë e çmendur pas aparatit, apo ai pas teje?

- Faleminderit! Do të thoja që të dy jemi të çmendur dhe kemi marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin. Por për të qenë realiste dhe me gjithë modestinë që më karakterizon (qesh), do të thoja që aparati është ai që më kap bukur edhe atehere kur unë nuk jam në formë për t’u fotografuar.

-Me kalimin e viteve, moda rikthehet... Të ka ndodhur të të tërheqë një veshje e mamasë tënde?

-Më ka ndodhur shpesh të vesh rroba të mamit, pasi është moda një rotacion i tillë që ta ofron këtë mundësi të kombinosh të vjetrën me të renë. Shumë vajza mendoj se e kanë bërë, por edhe për këtë duhet të kesh gusto e të dish të dukesh bukur.

-Dëshira që mbeten në sirtarë tani për tani ka?

-Besoj se çdo njeri me kalimin e kohës kërkon më tepër nga vetja. Ka akoma dëshira në sirtar që pret t’i realizojë. Unë tani për tani do thoja që kam një dollap me dëshira, se sirtari eshte pak (qesh). Por me punë, dëshirë, vullnet e me kohë, besoj se do jem e realizuar e ashtu si dua ta shikoj Ivën.

-Për të qenë të pazëvendësueshëm duhet të jemi gjithmonë të veçantë?

- Padiskutim! Nuk mund të jesh kurrë i pazëvendësueshëm kur nuk je i veçantë, pasi dikush që imiton apo bën si dikush që nuk është, mund të jetë kopja më e keqe dhe mund te zëvendësohet sa hap e mbyll sytë! Origjinaliteti i të qenit Iva, me stilin, thjeshtësinë dhe tipin tim, ka bërë që të më duan edhe njerëz që nuk më njohin, e absolutisht të jem e pazëvendësueshme për ata që më njohin.

- Si mendon se do jetë Iva pas shumë vitesh?

- Mendoj dhe e kam thënë gjithmonë që ndoshta kur të jem grua, do jem më e mirë se sot. Mendoj se pas shumë viteve do kem realizuar dëshirat e mbetura në dollap (qesh) dhe do jem një femër e realizuar, e kënaqur me vetveten, ndoshta biznesmene dhe një mami e lumtur me shumë fëmijë.

- Kur bën një foto, çfarë shprehie të frymëzon?

- Nuk kam një shprehi që më frymëzojnë, por muzika është ajo që më nxit. Është muza ime për -Më përmend disa emra të tjerë me të cilët ke bashkëpunuar...

- Kam bashkëpunuar pothuajse me të gjithë njerëzit që merren me botën e modës. Një ndër më të suksesshmet është Ema Koja, stilistja me origjinë shqiptare që jeton në Florida, me fustanet e së cilës përfaqësova Shqipërinë në World Fashion Week në Paris.

-Ndërkohë që bëj këtë pyetje, djemtë janë gjithë sy e veshë për të dëgjuar përgjigjen. Ak- tualisht je e lidhur?

- Atë mendoj dhe unë, por nuk kam akoma asnjë përgjigje për të dhënë për këtë pjesë, pasi nëse do për jetën time private. Nuk i nd (Qesh) - Po thua të vërtetën? - Besoj se po them të vërtetën (qesh).

- Ndryshimi që do të doje të bëje në jetën tënde?

- Nuk besoj se do kisha bërë ndonjë ndryshim rrënjësor, por gjëra të vogla mbase që as vete nuk i kam të qarta në mendje.

- Çfarë quan ti një kohë të shpenzuar kot?

- Të ndenjurin kot, pa bërë as është sa e gjatë aq dhe e shkurtër, e nuk mund të presësh që gjërat të bien nga qielli. Edhe nëse nuk vrapon, të paktën duhet të ecësh drejt asaj që ti do.

- Për çfarë do të doje të kishe më shumë kohë?

- Do doja të kisha më shumë kohë për familjen, shoqërinë dhe njerëzit që më mungojnë tepër. Edhe nëse nuk kam kohë të mjaftueshme për të ardhur në Tiranë, e gjej mundësinë në fundjava (të cilat asnjëherë nuk mjaftojnë) të takohem nëpër Europë me njerëzit e mi të dashur. - Cila do të ishte një pyetje e sikletshme për ty?

- Ka shumë pyetje të sikletshme që mund të marrësh, por meqenëse nuk më karakterizon gjendja e sikletshme, me shkathtësi përgjigjem sipas mënyrës sime, ose shmangem në të njëjtën mënyrë. - Përgjigjja? -T’a jap kur të vihem në siklet (qesh).

- Ke dalë ndonjëherë përpara pasqyrës dhe i ke thënë vetes: “Iva, ti je femra më seksi në Shqipëri!”?

- Nuk është e nevojshme të gjendem para pasqyrës për ta bërë këtë gjë, pasi e kam të qartë në mendjen time dhe nuk kam nevojë për stimul. Jam realiste dhe e di kush jam! Shqipëria ka femra të bukura plot, por nëse nuk të pëlqen vetja në rradhë të parë dhe nuk ke besim tek ajo, nuk mund ta pranosh këtë gjë as para, as pas pasqyrës.

- Më trego disa nga planet e tua në vazhdim...

- Kontrata që kam bërë me këtë agjensi më jep mundësinë që të kem shpesh punë të kënaqshme në botën e modës. Do vazhdoj të menaxhohem nga ta edhe për disa kohë. Qëllimi im kryesor është biznesi, dhe shpresoj që me kohë të arrij atë që dëshiroj për veten. Për më tepër, do tregoj kur të vijë koha. Ju falenderoj që vendosët të ndani me mua këtë bisedë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.