Xhejni Fama: E kam që kur kam lindur

Intervista - - FAQE 1 -

Është i dashur si njeri por edhe si aktor. Ka një emër dhe një mbiemër interesant saqë kur e dëgjon instiktivisht e pyet:”Ky është mbiemri yt i vërtetë” dhe ai përgjigjet me dashamirësi:” E kam që kur kam lindur” ! Xhejni Fama, është një ndër aktorët më të dashur të spektaklit të humorit “Al Pazar” dhe duket se mbiemri i ka shërbyer edhe si një ogur i mirë për t’u bërë i famshëm. Njihuni me famën e Xhejnit por më shumë me Xhejni Famën!

Fabjola Kuburi:-Xhejni Fama, emër dhe mbiemër interesant. Erdhi fama tek ty apo e kërkove ti atë?

Xhejni Fama:- Famën, ashtu si e shikon dhe vetë, e kam një pjesë të pandarë të jetës time. Më ndjek kudo, që kur linda e deri tani. Në të vërtetë gjëja që më intereson më shumë se fama është të arrij rezultate sa më të mira në profesionin tim, dhe fama vjen vetë si pasojë e rezultatit të punës, nuk ke nevojë ta kërkosh.

-Po “Al Pazar” si u bë pjesë e jotja?

- Ishte dëshira ime dhe e Agron Llakajt. Besimi që ai ka tek unë si aktor bëri që unë të jem pjesë e “Al Pazar”.

-Me cilin prej aktorëve të tjerë shoqërohesh edhe jashtë “Al Pazar”?

- Me të gjithë pa përjashtim, por më shumë me shoqen time të kursit, Xheni Hallulli.

-Po bën disa kohë në “Al Pazar”… mendon se përmbledhja e skenave të realizuara në këtë spektakël do të rezultonte një

- Në të vërtetë po përpiqemi të realizojmë diçka të përafërt. Kuptohet që jo me përmbledhje, por me gjëra të reja dhe nëse gjërat na ecin mbarë dhe e realizojmë, do jeni vetë ju e para që do jepni përshtypjet.

-Po me teatrin si i ke marrëdhëniet? Cila është pjesa e fundit që është vënë në skenë ku ti ke interpretuar?

- Unë jam aktor i Teatrit të Durrësit “Aleksandër Moisiu” dhe nuk jam shkëputur asnjë moment nga teatri. Shfaqja e fundit ka qenë “Një natë e mistershme” me regji të një regjisori mjaft të talentuar, Arben Apolloni.

-Çfarë vlerëson më shumë në atë që bën?

- Gjëja që vlerësoj më shumë, madje besoj që jo vetëm unë por kushdo që është në këtë profesion, është procesi i punës dhe duartrokitjet që merren në fund. Të paktën unë këtë vlerësoj.

-Mendon se ti vlerësohesh aq sa bën në art, apo duhet më shumë?

- Sigurisht që publiku artdashës dhe profesionistët e vërtetë të vlerësojnë për aq sa meriton. Unë e kam patur këtë fat të marr vlerësime nga këta kritikë që janë dhe më të vlefshmit.

-Çfarë do të doje t’i ndryshoje jetës tënde nga kjo që është dhe kështu si është? - Asgjë. -Të vjen keq nëse dikush largohet prej teje me një mendim të gabuar për ty?

- Jo gjithmonë… nëse ndonjëra largohet me mendimin që jam shumë seksi, nuk do më vinte aspak keq (shaka).

-Ti “vjedh” vëmendje kudo që ndodhesh apo është vëmendja që vjen vetë te ti?

- Varet nga rrethanat… nëse duhet të vjedh vëmendje përpiqem ta bëj, por kjo nuk ndodh shpesh dhe ndonjëherë, kur nuk duhet sidomos, vjen vetë.

-A do të të shkonte për shtat ty Xhejni, roli i një baby-sitter?

- Sidomos tani që jam bërë baba vetë do ta qaja një rol të tillë dhe bëre mirë që ma kujtove se nuk më kishte shkuar në mendje. (Buzëqesh)

-Sa shpesh dhe sa gjatë i krijon vetes pauza të tipit: “Vendos dhe nuk bëj asgjë, nuk mendoj asgjë”?

- nin. As në kolltuk nuk ulem kurrë, sepse preferoj më shumë krevatin, duke qenë se jam dhe pak fare dembel (qesh) dhe gjithmonë e kam një gjë për të cilën duhet të mendoj, sado që përpiqem të mos mendoj asgjë.

-Do të kishe dashur të ishe i pavdekshëm? E thënë ndryshe, çfarë na bën “të pavdekshëm”?

- Çdo njeri mund të jetë i pavdekshëm. Mjafton të bëjë vepra të mira dhe të lërë një emër të mirë, e kështu je i pavdekshëm. -Çfarë të bën kreativ?

-Më shumë se libri asgjë nuk të bën kreativ. Pra, leximi.

- Libri apo qeni është miku më i mirë i njeriut?

- Të them të drejtën për mua janë miq të mirë dhe e gjej kohën për të dy, se fundja e kam dhe zemrën e madhe dhe ka vend (qesh).

-Shkruhet “diell” dhe shqiptohet...

- Ne në Durrës e shqiptojmë “dill”.

-Zgjohesh një mëngjes dhe sheh që nuk ka diell… Çfarë mendon?

- Mendoj që dielli do dalë sërish dhe vazhdoj jetën duke e shijuar.

-Është e vërtetë se bota është e atyre që zgjohen në mëngjes?

- Sigurisht, kur ka njerëz që çohen vonë.

-Cilat janë disa nga gjërat që sipas teje duhen bërë patjetër në jetë?

- I pari është misioni për të cilin njeriu ka ardhur në tokë, pra rigjenerimin e jetës (krijimi I familjes dhe fëmijëve). I dyti, udhëtime pafund.

-Talenti i vërtetë është të kesh përgjigjet kur akoma nuk ekzistojnë pyetjet… Ti bën pjesë në këto talente? - Nuk besoj. -Është shqetësues fakti që edhe kur je serioz, njerëzit qeshin me ty?

- Nuk më ka ndodhur, përveçse me miqtë e mi që më njohin mirë dhe kjo nuk më shqetëson.

-Mesazhi yt për të gjithë ata që të kanë xhan...

-Të vazhdojnë të më kenë xhan se jam vërtetë i mirë dhe nuk do zhgënjehen kurrë. (qesh)

-Po unë, duhet të të falënderoj për këtë intervistë?

- Unë nuk jam Marlo Brando. Njëri-tjetrin po, mund t’a falënderojmë që po e ndihmojmë. (Buzëqesh)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.