Jerida Sakaj: Si ditën e parë!

Intervista - - FAQE 1 -

Çdo mëngjes në “Club Fm” një emision i këndshëm shoqëron shikuesit dhe dëgjuesit në orët e para e duke sjellë kështu edhe zgjimin e këndshëm të tyre. Një nga zërat e ëmbël të këtij emisioni është edhe Jerida të sajin për emisionin, pasionet, dëshirat por edhe sipërmarrjet që kanë zbukuruar jetën e saj!

Fabjola Kuburi:- Duke nisur me moderimin e “Klubi i Mëngjesit”?

Jerida Sakaj:- Ka nisur gati nëntë vite më parë. “Klubi i Mëngjesit” nuk kishte nisur ende transmetimin,dhe ishin duke kërkuar për një vajzë bashkëprezantuese. Ishte miku im, regjisori i emisionit pas një prove që kemi, bërë ata pranuan që të ishapjesë e familjes ClubFM... dhe vazhdojmë edhe sot e kësaj dite të jemi si ditën e parë.

- Jerida, sërish në “Klubi i Mëngjesit”, sërish në Club Fm. Si vijon emisioni? - Çdo ditëduke u përm i r ë s u a r, duke u argëtuar dhe duke ndarë emocione jo vetëm me njëri- tjetrin por edhe me miqtë tanë të përditshëm, dëgjuesit dhe shikuesit besnikë të“Klubit të Mëngjesit”.

- Jeni pesë në studio. Ka një skaletë të cilën e ndiqni për të zgjuar audiencën? - Të pestë ne jemi të veçantë dhe secili prej nesh është tani më i rëndësishëm dhe sjell ndjesitë, emocionet apo eksperiencat vetjake. Nuk ndjekim një skaletë strikte, por jemi vetvetja, duke re - sitë që mund të kemi në shoqërinë ku jetojmë.

- Nëse do të përcaktoje një mëngjes nga ato të “Klubit” deri tani që të ka lënë përshtypje, si do e risillje sot? - Për mua çdo mëngjes në“Klub”është ndryshe, plot surpriza dhe emocione të reja. Edhe pse në pamje të parë duket sikur kryen rutinën e përditshme, është e kundërta. Çdo ditë ka ritme të ndryshme, sepse çdo ditë hasem me të reja, kështu qëçdo ditë e jetoj ndryshe. Madje po të rrëfej diçka, kur largohem me pushime dhe rikthehem sërish në punë, më duket sikur jam për herë të parë dhe jam e emocionuar sikur sapo ka nisur gjithçka.

- Ti e lexon shtypin e ditës... çfarë të bën përshtypje në faqet e tij? Ëfarë sundon në to? - Për fat të keq,bombardohemi vetëm me lajme jo të mira apo krime të shumta, dhe shumë pak me lajme pozitive apo artistike. Unë jam shumë e bindur që në vendin tonë ndodhin gjëra të mira, ka njerëz pozitivë dhe njerëz që mund t’i marrim shembull, për të

- Çfarë të pret jashtë studios kur del pas emisionit? - Pas emisionit me presin shumë gjëra: miqtë, familja, macet, qeni im dhe pasionet e mia.

-A ka Jerida ambicie për më shumë apo ndihesh mirë këtu ku je? - Ambicia ime më e madhe është të jem ajo që tashmë jam. Deri më sot kam realizuar ëndrrat e mia dhe vazhdoj të përpiqem çdo ditë për të vazhduar me të tjerat. Për këtë jam e lumtur dhe mirënjohëse.

- Thonë se për një femër, mënyra më e mirë për të kapërcyer një fazë të vështirë është ndryshimi drastik në look, ndërkohë që kjo nuk besoj se ka të bëjë me ty, sepse ti gjatë gjithë kohës je “on top” me look-un. Pra: fazë të vështirë për Jeridën zero, apo ti look-un nuk e ke tregues për ndryshim? - Unë mendoj që të gjithë njerëzit, edhe ata që ndoshta nuk duken, kalojnë faza të vështira në jetë, por kalimi i kësaj faze për mua ndryshim drastik të pamjes. Mua më pëlqen të ndryshoj dhe të eksperimentoj me dukjen time. Nuk kam frikë, ndaj guxoj vazhdimisht.

- Mendon se njeriu është me fat kur di ta jetojë jetën pa e vrarë mendjen për mendimin e të tjerëve?

- Pavarësisht se jetojmë në një shoqëri të rrethuar nga njerëz të ndryshëm, me mendime dhe pikëpamje të ndryshme, mendoj se nuk duhet ta shpenzojmë kohën tonë duke menduar se çfarë mendojnë të tjerët për ne. Gjithë këtë energji duhet ta konsumojmë duke bërë gjëra që na pëlqejnë, që na bëjnë të ndihemi mirë, për të ecur në rrugën tonë drejt realizimit tëëndrrave që kemi. Tek e fundit, të gjithë njerëzit janëtë zënë me hallet e tyre, ndaj për të qenë të lumtur le të shohim edhe ne hallet tona.

- Dimë që mbështet kauzat sociale. Ky është më shumë një “ushqim” për ty apo për ata që ti mbështet? - Ne jemi pjesë e një familjeje të madhë: ambientit dhe njerëzit që na rrethojnë. Kështu qëështë detyra e gjithsecilit për të reaguar ndaj gjërave që na shqetësojnë. Nuk e ndryshojmë dot jetën tonë për mirë nëse heshtim apo nuk reagojmë.

- Gjithashtu dimë që të pëlqen edhe fotogratë treguar më tepër veten? bukur, i kapur dhe i ruajturnë momentin e duhur. Por sot fotograpasionet apo punët tëndë me të tjerët.

- Të pëlqen vetëm të të bëjnë foto apo edhe të bësh ti vetë? - Të dyja kanë emocione të ndryshme, ndaj i shijoj po njësoj.

- Ka plot njerëz që na komentojnë për gjërat që bëjmë. Kujt ia beson kritikat? - Për mua kritikat janë të vlefshme pasi ti mund të përmirësohesh. Kritikat e vlefshme janë ato që vijnë nga familjarët, miqtë e mi dhe nga njerëzit që unë vlerësoj.

- Është tashmë i njohur fakti që ti stilon çanta apo veshje aq të bukura dhe të veçanta. Nga e merr frymëzimin? - Frymëzohem nga çdo gjë: një ditë e kaluar bukur, njëçast duke ecur në rrugë, njohjet e reja, librat, muzika etj

-... dhe si po të shkon kjo sipërmarrje? - Përveç faktit që po shijoj çdo moment të punës sime, pjesa tjetër është në ngritje e sipër. Për fat të keq ende nuk vlerësohet siç duhet arti në vendin tonë, por kjo nuk më pengon të vazhdoj të pikturoj apo të krijoj veshje dhe aksesorë të ndryshëm.

- “I am not crazy, my reality is just different than yours” shkruhet në një nga bluzat e tua. Çfarë të bëri që të stampoje këtë shprehje në veshjen tënde? - Të gjithë njerëzit janë të ndryshëm dhe të veçantë. Duhet të zbulojnë dritën brenda tyre dhe të vazhdojnë përpara, pa u munduar që të gjejnë epitete për çdo gjë dhe për këdo.

Dhe kjo shprehje të cilën e kam shkëputur nga libri “Liza në botën e çudirave”, në thelb shpreh moton që më ndjek në jetë.

- A beson te togfjalëshi “mike e ngushtë”? Ka sot të tilla?

- Për mua, nëse ke një mike të ngushtë, duhet të jesh e lumtur. Nëse ke dy, je njeri me fat. Unë mesaduket jam me fat!

- Çfarë s’bën vaki kurrë që ta harrosh në shtëpi? - Përpiqem të marr çdo ditë veten të plotë me vete..!

- Dy gjëra që do të bënin të lije Shqipërinë? Dy gjëra që të mbajnë këtu? - Të lija Shqipërinë: Familja dhe fëmija im(nëse do të kisha). Dy gjërat që më mbajnë: Familja dhe miqtë.

- Një mbyllje dhe një mendim të fundit për këtë intervistë...

- Të falënderoj për bisedën e këndshme dhe të uroj shumë suksese në punën tënde .

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.