Çataj Ullusoy dhe Aras Bullut Inemli i nxjerrin sekretet njëri-tjetrit

Intervista - - FAQE 1 -

Çataj Ullusoy dhe Aras Bullut Inemli janë dy aktorët kryesorë luajnë rolin e dy vëllezërve. Të dy aktorët e rinj kanë karakteristika të përbashkëta, janë simpatikë, por edhe zemërmirë, me humor, të buzëqeshur dhe modestë. Të dy kanë lindur në vitin 1990 dhe i janë dhënë me mish e me shpirt aktrimit, aq sa i kanë bërë vend vetes në ekranin e vogël. Intervista e mëposhtme është organizuar në formë bashkëbisedimi mes dy aktorëve, të cilët i bëjnë pyetje me humor njëri-tjetrit.

Aras Bullut Inemli: - Le të ’u përgjigjemi pyetjeve tona. Kjo është hera e parë dhe jemi shumë të eksituar.

Çataj Ullusoy : - Ne po deshifrojmë njëri-tjetrin. (qeshin)

Aras :- Çataj, si ndjehesh për rolin?

Çataj : - Para së gjithash të falenderoj që më ke ftuar në këtë program. Jam i eksituar për rolin e Sarpit dhe për skenarin në përgjithësi. Sarpi është një djalë i fortë, i vendosur, që di të qëndrojë në këmbë, me gjithë vështirësitë. Mund të pyesësh : « Si të mund të qëndrojë kaq i fortë ky burrë, me gjithë këtë dhimbje ? ». Të gjithë rolet janë të punuar mirë dhe janë të fuqishëm.

Aras : - Thuaj që bëre një përgatitje për rolin në Amerikë. Çfarë bëre atje ?

5-6 muaj më parë. U stërvitëm pak edhe në Amerikë. Imazhi im - taj bëra stërvitje me armë dhe për luftime.

Aras: - Dhe ne na pëlqeu shumë proçesi përgatitor…

Çataj: - Ne duam të përshëndesim Çetin Sarëkartall, trajnerin tonë që kishim marrë me vete.

Aras: - Unë dua të them një kujtim nga stërvitjet me armë. Një ditë ne shkuam në mësimin e qitjes. Ishte hera e parë që mbaja një armë të vërtetë në dorë. Qëllova dhe zura 12 pikë dhe m’u duk shumë mirë, por trajneri im mbeti i zhgënjyer…

Çataj:- Unë jam mësuar të shtie me armë që në moshën 14 vjeç, kam bërë stërvitje në një poligon.

Aras: - Atëherë ti do të më mësosh edhe mua!

Çataj:- Po ti je shumë i mirë! Mbase nuk ke përdorur ende shumë armë, po ke luajtur shumë role.

Çataj: - Po ty si t’u duk roli i Mertit?

Aras: - Merti është një djalë i vetmuar. Ai është rritur pa dashuri. Ai u rrëmbye nga gjiri i familjes kur ishte shumë i vogël. Unë i bëra pyetje vetes se çfarë mund të kishte ndjerë ai kur e kishin rrëmbyer, kur lypte në rrugë, si arrinte ta përballonte. Merti bën një luftë të vazhdueshme me vetminë. Ai e ka të vështirë, sepse ka men - kuarën dhe nuk del dot prej saj. Në një skenë Merti thotë “e qeshura është një nga ilaçet e gjumit më të forta”...

Çataj: - Ky është thjesht një mekanizëm vetëmbrojtjeje.

Aras: - Sigurisht, ose një lloj maske. Merti është në gjendje traume. Ai thotë “njerëzit lindin vetëm”, sepse nuk e njeh dashurinë e familjes dhe kërkon me dëshmërpim ta duan. Mua më pëlqeu roli dhe aftësitë e Mertit për të mbijetuar. Të gjithë rolet e serialit janë të thellë, befasues dhe joshës.

Çataj: - Merti përpiqet të tregojë veten, ndërkohë që Sarpi ka marrë dashurinë e të ëmës, ka mësuar t’i besojë dashurisë së saj. ëmën. Pra Sarpi nuk ka nevojë ta tregojë veten, ai është idealist, i vendosur dhe ndjek qëllimin e vet.

Çataj: - Si ka qenë fëmijëria jote?

Aras: - Shumë e mirë. Ime më punonte. Kam një vëlla më të madh që e kam si baba të dytë, që kujdesej për mua derisa vajta 8-9 vjeç. Ai më thoshte “Mos dil jashtë, rri më prit këtu brenda” dhe unë e dëgjoja. Unë ende jam duke e pritur...dhe ai ende tallet me mua (qesh).

Aras: - Po ti ke qenë fëmijë i prapë?

Çataj:- Po, kam qenë shumë - lore prindërit e mi i thërrisnin në shkollë një herë në javë. Hiperak- - va sportin që në moshë të njomë. Fillova basketbollin në moshën 7-8 vjeç. Për 7-8 vjet luaja edhe basketboll, edhe bëja not. Basketbollin e vazhdoj ende.

Aras: - Sporti i bën njerëzit të lumtur...

Çataj: - Mendoj që i bën njerëzit më të qetë. Ne në serial ne jemi dy vëllezër. Ti si ndjehesh me vëllezërit e tu?

Aras: - Unë kam edhe një motër, edhe një vëlla, por ata janë 11 vjet dhe 15 vjet më të mëdhenj se unë. Unë kam besim të plotë tek ata dhe e di që gjithmonë do t’i kem pranë. Edhe ti ke vëlla, apo jo?

Çataj: - Po, kam një vëlla të vogël, që është 18 vjeç tani. Kemi një diferencë të madhe në moshë dhe unë ndjej përgjegjësi për të. Siç e the edhe ti, vëllazëria është besim. E di që ke dikë që të mbështet dhe të qëndron pranë, në të mirë dhe në të keqe.

Çataj: - Më ke thënë se motra është përpjekur shumë për ty. Cila grua tjetër ka pasur rëndësi në jetën tënde?

Aras: - Nëna ime, sigurisht! Nënat tona luajnë një rol të rëndësishëm në jetën tonë, janë persona të çmuar që na dhurojnë dashurinë e tyre. Hani thotë “gjysma e botës është e përbërë nga gratë dhe gjysma tjetër rritet nga gratë”. Unë kam mësuar shumë nga kushërirat, fqinjat dhe gratë më të cilat kam punuar. Pastaj është edhe nëna, që të mëson të lyesh jetën me gjithë ngjyrat e botës.

Çataj: - Në këtë serial ne kemi pranë aktorë me shumë vlera, si Çetin Tekindor (Xhelali), Mustafa Urlu (Jusuf). Ne xhiruam me Çetinin që në skenat e para. Unë po dridhesha, sepse për mua ishte një krenari e madhe të luaja përkrah këtij aktori të njohur. Ne kemi mësuar shumë prej tij.

Aras: - Çetin është vërtet aktor i madh. Edhe fakti që ai i di emrat tanë përbën krenari për ne. E ndjejmë veten shumë me fat që e kemi përkrah.

Aras: - Të pëlqen të bësh pazar? Sepse të shoh që vishesh gjithmonë mirë, e ndjek modën nga afër.

Çataj: - Puna që bëjmë nga bën të jemi në sytë e të gjithëve, është si një lloj vitrine, kështu që dua, s‘dua e ndjek modën. Por unë më shumë se modën, ndjek tendencat dhe dua të ndjehem rehat me rrobat që vesh. Në të gjitha gjërat nuk duhet ta mbash mendjen se çfarë mendojnë të tjerët për këtë.

Aras: - Edhe unë e kam këtë parim. Më pëlqen thënia “nëse i bën diçka vetes i pari, edhe të tjerët do të ta bëjnë”. Ajo që ka rëndësi është të ndjehesh mirë me rrobat që vesh.

Aras: - Të pëlqen kur të intervistojnë?

çataj:- Nganjëherë ne vëmë një mburojë me ata që na intervistojnë, por kur e pashë se ishe ti, u relaksova pak (qesh).

Aras: pak nervoz, nuk dija ç‘të thoja,

Çataj: - Kjo do të mbetet në kujtimet tona, është hera e parë që bëmë diçka të tillë. Shpresoj t’u pëlqejë edhe lexuesve.

Aras:- Cila është lidhja jote me muzikën? Di që i ke rënë ba

Çataj: - Bateria është një instrument që e dua shumë, në sajë stres kur luaj në bateri. Kitarën e kam mësuar vetë, jam një mu dëgjuar muzikë.

Aras: - Edhe unë mundohem të gjej këngët që i përshtaten çdo roli. Bëj një listë të tyre. Unë i dë Edhe unë po mësoj kitarën.

Çataj: - Një ditë do të luajmë bashkë në kitarë dhe bateri...

Çataj: - Ti je një njeri i dedikuar ndaj punës që bën dhe e bën atë me mish e me shpirt. Cili është objektivi yt i ardshëm? Çfarë ëndërron të bësh pas 5 ose 10 vjetësh?

Aras: - Falë Zotit ne po marrin pjesë në projekte shumë të bukur. Ne punojmë me një ekip të mirë. Unë nuk kam një përgjigje të qartë se ku do të jem pas 10 vjetësh, por dua të marr pjesë në një rol jashtë vendit. Mendoj se është mirë të kesh ëndrra, të motivojnë.

Çataj: - Nëse do të shihja veten time 10 vjet më parë, isha ende në shkollë të mesme dhe as që e imagjinoja që do të bëja këtë që po bëj tani. Kështu që as unë nuk e di se çfarë do të bëj pas 10 vjetësh, por besoj tek fuqia e ëndrrave. Ne do të bëjmë më të mirën e mundshme.

Aras: - Cili mendon se ka qenë momenti i kthesës në jetën tënde?

Çataj: - Çdo njeri ka një moment kthese në jetën e vet. Unë mendoj se imi ishte vendimi për të marrë pjesë në konkursin e Modelit më të Mirë të Turqisë. Pas atij erdhën të tjerat.

Aras:- Edhe imi është interesant. Kur po studioja për inxhenieri aeronautike, po bëja edhe reklama. Regjisori i serialit “Ashtu siç kalon koha” më pa në njërën prej tyre, më thirri të bëja një provim,

Çataj: - Kjo është pyetja e fundit. Ka ndonjë gjë që nuk e dinë njerëzit për ty? Edhe unë jam kureshtar...

Aras: - (qesh) Unë zakonisht shkruaj me dorën e djathtë, por luaj basketboll me të majtën. Po ti?

Çataj: - Kam një tipar që e kam vënë re herët, më pëlqen të rri në errësirë. Kam vënë re se të gjitha vendimet që kam marrë për punën, apo për jetën dhe të gjitha planet për të ardhmen i kam bërë në errësirë. Eshtë e çuditshme, por mendoj se e sheh më qartë dritën në errësirë...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.