Fjodora Fjora: Bëj pesë punë

Intervista - - FAQE 1 -

Fjodora Fjora, është bërë pjesë e ekranit prej shumë vitesh dhe u njoh me “Kopertina Vip” një emision që pati një sukses të jashtëzakonshën ndjekur më pas nga “Chic” që ka krijuar vendin e tij në hapsirën e kërkuar dhe pëlqyer nga publiku. Prej tre vitesh ky emision transmetohet në News 24 dhe Fjodora duket se njëra puntatë në tjetrën sjell vetëm kulturë, risi dhe origjinalitet!

Fabjola Kuburi:- Fjodora, tre vite me “Chic” në News24, që vazhdon të ketë sukses. Kujt ia dedikon vijueshmërinë e suksesit të emisionit?

Fjodora Fjora:- nis me një falenderim për ju që e konsideroni të tillë, e për atë pak publik që ka ende dëshirën të shohë e të ndjekë artin dhe kulturën e këtij vendi. Mendoj që “Chic” është kthyer tashmë në një markë televizive, që më ka shoqëruar përgjatë 10 viteve të fundit, pas “Kopertina VIP”. Padyshim me dashje apo pa dashje, ka hyrë në çdo shtëpi shqiptari që e konsideron artin dhe kulturën si ushqim shpirtëror. Ia dedikoj të shkëlqyer të News24, të cilët nga ana teknike bëjnë të mundur çdo përpjekje timen si ideatore e “Chic”.

- Cili është perceptimi yt për

- Harmonia me atë që je dhe botën që të rrethon, artin, kulturën, manierat, sjelljen dhe natyrën. Kjo do të ishte një jetë

- Cili është personazhi më “chic” që ke pasur në emision?

- Vështirë ta përcaktoj jo vetëm unë, por ma merr mendja çdo gazetar në këtë profesion. Ka kulme dhe personazhe joshës, të cilët mund të mos jenë aq chic apo interesantë sa ata që janë të rinj dhe plot ide. Unë them që është nje zbulosh shumë botë të ndryshme art e në tendenca.

vitit, e ke nisur me këmbën e djathtë këtë vit emisionin?

madhe në një realitet të mbushur plot me televizione dhe media sociale është gjetja e personazheve, që duhet të jenë interesantë, të kenë një kontribut, etj. Besoj e ke parasysh vetë si gazetare.

-Të besoj dhe të kuptoj. Ke hasur shpesh në mospranimin e ftesës nga personazhet që përzgjidhen për të qenë pjesë e emisionit?

- Patjetër, kam hasur dhe kam bërë të njëjtën gjë. Është njerëzore të kesh momentin tënd dhe predispozitën për të dalë në intervista, dhe ndonjëherë jo çdo ftesë është joshëse. Të mos pranosh në një moment nuk do të thotë se gjithçka mbyllet aty. Në këtë punë kam kuptuar se ka gjithmonë një herë të dytë kur ndodh që personazhet të të kërkojnë vetë të jenë pjesë e emisionit. - ...dhe çfarë kriteresh duhen plotësuar për të qenë pjesë e emisionit tënd?

- Të jesh artist, të kesh një kontribut në një ngjarje artistike që ka ndodhur së fundmi, apo të jesh një personazh i dashur për publikun. Këto janë elementët kryesorë.

- Fjodora, ti ke shumë vite në gazetari, edhe pse je diplomuar për regjisurë në Akademinë e Arteve. Çfarë e lidh gazetarinë me regjisurën?

- Mundësia për të patur edhe një këndvështrim më artistik me syrin e regjisorit dhe jo vetëm raportues transparent me publikun si në rastin e gazetarit. Sigurisht, ka patur momente kur këto të dyja janë ndërthurur më së miri me njëra-tjetrën dhe më kanë ndihmuar shumë në punën time.

Por ka patur raste ku më është duhur të jem thellësisht gazetare e të bëhem pjesë e emisioneve apo kronikave ku profesionalizmi si gazetare ka qenë ne plan të parë.

- Çfarë mendon se ka ndryshuar në gazetarinë shqiptare?

- Kjo është një pyetje që kërkon një diskutim të gjatë. Mendoj se ka ndryshuar në plan global me gazetarinë, dhe jo vetëm në Shqipëri. Media sociale, dëshira për të abuzuar me përmbajtjen, lajmet e pavërteta, apo “copy paste” janë kthyer në modë. Ç’të them, gazetari i vërtetë është vështirë për t’u dalluar në këto kohë, por për fat ka ende vlera.

- Po tek ty çfarë ka ndryshuar nga hera e fundit që ke dhënë një intervistë?

- Dëshira për të dhënë sa më pak intervista. Nuk i refuzoj asnjëherë kolegët e mi, sepse “ua di hallin”, por kap shumë shpesh titujt e portaleve, me natyrën time të drejtpërdrejtë në trajtimin e temave ku ftohem. E unë jam një prej atyre që e dua shumë pak konceptin “bëj zhurmë që të marrësh like”.

- A e ke menduar ndonjëherë të largohesh nga Shqipëria?

- E mendoj herë pas here. Familja ime jeton jashtë. S’e di pse në fakt së fundmi e mendoj më shpesh. Por nuk besoj se do ta bëj.

- Çfarë të mban të lidhur me këtë vend?

- Sepse nuk dua të hyj në kastën e atyre që dorëzohen e thonë “Jo, ky vend nuk bëhet”. Kam shpresë! Ndoshta duke dhënë kontributin tim ashtu si shumë intelektualë të tjerë në këtë vend, ndoshta do të bëhet. Pastaj, e dua shumë Tiranën.

- Cila është ndjesia e të qenit një nga imazhet kryesore të emisioneve në televizionin News24?

- Është e bukur dhe përgjegjësi. Neës24 është televizioni informativ padyshim më i ndjekur në Shqipëri. Unë e dua televizionin dhe bëj maksimumin tim për t’i dhënë kanalit ku punoj maksimumin e seriozitetit dhe audiencës së nevojshme.

- Çfarë formati tjetër do të doje të prezantoje?

- Një reality-shoë për kuzhinën. E dua shumë gatimin!

- Të jep përshtypjen e nje femre të mrekullueshme. Ndonjë ves, për të prishur syrin e keq?

- Faleminderit për komplimentin kaq të madh. Ves është dëshira për të ngrënë e për të shijuar gjërat. Kjo më vendos gjithmonë

- Bukuri te një femër do të thotë…

- Sjellje, dhe jo vetëm imazh. Është shumë e rëndësishme.

- Një episod që të risjell gjithnjë të qeshura?

- Sa herë shoh serialin “Friends”. E bëj gjithmonë kur dua të vij në humor.

- Diçka që të fut në mendime?

- E ardhmja e djalit tim. Do të doja të bëja më të mirën për të.

- Heroi yt?

- Babai im, një burrë i jazhtëzakonshëm me një shpirt shumë të bukur. Ajo që nuk do ta bëje kurrë në jetë? Të tregohesha mosmirënjohëse ndaj dikujt që i detyrohem.

- Cili është këndi yt i preferuar në shtëpi?

- Krevati. Kam blerë atë të ëndrrave, një Duxiana. Sinqerisht, këto ditë që bie dhe shi, s’më bëhet të dal prej tij. -Çfarë të përcjell gëzim, energji dhe humor të mirë?

-Mikeshat e mia. I dua shumë dhe kaloj shpesh kohë me to.

-Mënyra më e këndshme për të shpenzuar një fundjavë?

-Me djalin dhe me miqtë. Më pëlqen të dal jashtë qytetit, dhe një drekë në një restorant të mirë do të ishte idealja. -Qëllimi yt në jetë? - Të jap kontributin tim në atë që mund të quhet gazetaria shqiptare dhe të jem një model i mirë për ato vajza që duan t’ia dalin me punë. Ju tregoj një sekret: unë bëj plot pesë punë, sëbashku me bashkëpunimet dhe bizneset e mia.

- Çfarë do të më thuash pa të pyetur?

- Që kaq shumë pyetjeve kisha vite që nuk i përgjigjesha…!(Buzëqesh)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.