Kushi fiton

Intervista - - VAZHDIMET E TELENOVELAVE -

Kushi shkon në konkursin e Misis Indisë dhe prezantohet, por një modele e famshme, Natasha, e ndërpret dhe tallet me të. Kushi kthehet në shtëpi shumë e mërzitur. Arnavi i bashkojet Rijas dhe Xheit si gjykatësi i tretë i konkursit. Ai shokohet kur sheh Kushin që merr pjesë në garë. Si do të reagojë Kushi kur të shohë Arnavin si gjykatës…?

Ndërkohë që pjesëmarrësit bëjnë stërvitje fizike, Arnavi i kërkon Samit të intensifikojë stërvitjen e Kushit. Familja Raizada informohet nga organizuesit e konkursit se media do t’i intervistojë. Manorama është shumë e eksituar për merr vesh për këtë. Çfarë do të thonë ata në intervistë?

Vikranti, një nga organizatorët e konkursit, eliminon Kushin, sepse ajo refuzon të dalë me rroba banjoje, por Arnavi ndërhyn dhe ndryshon rregullat e konkursit. Kushi e vlerëson ndihmën e tij dhe Arnavi e kujton atë për diçka...

Sami zgjedh kostumet për shfaqjen e talentit dhe Amrita i bën asaj një lojë. Fustani i Kushit griset në skenë. Si do të veprojë ajo kur të ndjehet në siklet? Xhei e lejon Kushin të çiftohet me një pjesëtar familjeje tjetër në vend të Arnavit, kur në skenë duhet të dalin si çift. Kushi ia tregon strategjinë e saj për këtë raund njërës prej pjesëmarrëseve të konkursit. Kujt i beson ajo?

Amrita punëson një burrë për raundin e daljes në skenë si çift, por Xhei dhe Rija e mësojnë këtë gjë që e skualifikojnë atë nga raundi. Kushi arrin t’u lërë mbresa gjykatësve. Kë thërret ajo në skenë?

Pasi Kushi fiton raundin e burrit dhe gruas, Arnavi u thotë gjykatësve se Kushi është e shoqja. Ai deklaron se nuk do ta gjykojë raundin final, për të qenë i drejtë ndaj pjesëmarrëseve të tjera. Amrita skualifikohet në raundin final sepse ka vjedhur pyetjet. Më në fund, Kushi fiton konkursin dhe Arnavi e puth atë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.