Gjërat për të cilat burrat nuk duhet të shqetësohen

Intervista - - TEST MJEKËSOR -

1. Grave nuk u pëlqejnë qimet në gjoksin e burrave: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

2. Madhësia e penisit të një burri është e rëndësishme për shumicën e grave: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

3. Cila është gjatësia mesatare e penisit të një të burri të rritur në ereksion: a. 10-13 cm b. 13-15cm c. 17-20 cm d. 20-23 cm

4. Kënaqësia seksuale e një gruaje varet nga aftësia e partnerit për t’i sjellë asaj orgazmën: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

5. Shumica e çifteve e shijojnë më pak seksin kur vënë prezervativ: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

6. Sa burra të martuar, të moshës 50-59 vjeç, thanë se nuk kishin bërë seks vitin e kaluar: a. 8% b. 15% c. 21% d. 26%

7. Sa minuta u duhen mesatarisht burrave për të arritur orgazmën: a. 5 minuta b. 9 minuta c. 18 minuta d. 24 minuta

8. Cilat nga metodat e mëposhtme mund të ndihmojë një burrë që ka ejakulacion të parakohshëm: a. Ilaçet b. Prezervativët c. Seksi i shpeshtë d. Të gjitha më sipër

9. Shumica e burrave kanë probleme me ereksionin në një moment të jetës: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

10. Mosarritja ose mosmbajtja e ereksionit mund të ketë nevojë për trajtim nëse ndodh: a. Vetëm një herë b. Herë pas herë c. Vazhdimisht mbi 3 muaj

11. Burrat me probleme ereksioni duhet të evitojnë pirjen e alkoolit: a. E vërtetë b. Gënjeshtër 12. Kur burrat plaken kanë nevojë për më shumë stimulim të arrijnë orgazmën: Përgjigjet 1. Përgjigjja e saktë është b-ja Sigurisht, çdo grua është e ndryshme dhe shumë meshkuj modelë dhe aktorë e depilojnë këtë zonë, por disa gra preferojnë një gjoks burri me qime. Në një studim, gratë thanë se burrat me qime në gjoks kishin më shumë seks apil. 2. Përgjigjja e saktë është b-ja Në një studim, vetëm 1% e grave thanë se gjatësia e penisit ishte “shumë e rëndësishme” dhe vetëm 20% e kla se nuk kishte rëndësi. Edhe trashësia nuk kishte rëndësi për to. Në të njëjtin studim, vetëm një e treta e grave e quajtën trashësinë e penisit “të rëndësishme”. 3. Përgjigjia e saktë është b-ja Kjo gjatësi është pothuajse gjysma e asaj në gjendje normale, afro 8cm. 4. Përgjigjja e saktë është b-ja Studimet kanë treguar se shumë gra nuk e përmendim orgazmën kur pyeten për eksperiencat seksuale më të - ruar, pasionante, e lumtur, e eksituar, erotike dhe e lidhur me partnerin. 5. Përgjigjja e saktë është b-ja Në një studim të madh, njerëzit thanë se të bënin seks me prezervativ ishte po aq pozitive sa të bënin pa të. Prezervativi nuk ndikonte në mundësinë për të arritur orgazmën. 6. Përgjigjja e saktë është c-ja Kjo përqindje rritet në 34% të burrave të martuar në moshën 60 vjeçare dhe 54% të atyre në të 70-tat. 7. Përgjigjja e saktë është a-ja Kjo ishte mesatarja e marrë nga studimi i 500 çifteve në SHBA dhe 5 vende të tjera. 8. Përgjigjja e saktë është d-ja Doktorët nganjëherë këshillojnë teknikës e “pauzës dhe shtrëngimit”. Për të bërë këtë, një burrë ose nxjerr jashtë nga vagina, ose nuk e prek më penisin e tij në momentin që bëhet gati të ejakulojë. Më pas ai shtrëngon majën e penisit. Edhe vënia e prezervativit mund të shtyjë momentin e ejakulimit. Disa terapistë seksi këshillojnë burrat me këtë problem të bëjnë sa më shpesh seks, në mënyrë që trupi i tyre të mësohet me kënaqësinë seksuale, gjë që mund të ndihmojë. 9. Përgjigjja e saktë është a-ja Shumë burra perjetojnë probleme me ereksionin në një moment të jetës së tyre, pavarësisht se ai mund të jetë i lehtë, apo serioz. Në një studim rezultoi se kjo u ndodhte 52% të burrave, herët apo vonë. Shumica e rasteve nuk ishin serioze. Problemet me ereksionin shpesh janë të lidhura me moshën. Për shembull, ata janë më të zakonshme në moshën 70 vjeçare, se në atë 30 vjeçare. Por problemet e ereksionin nuk janë një pjesë normale e plakjes dhe ndodhin më rrallë tek burrat që nuk kanë presion të lartë të gjakut, diabet, ose sëmundje zemre dhe që i menaxhojnë mirë emocionet dhe stresin. 10. Përgjigjja e saktë është c-ja Probleme të rastësishme ndodhin, të nxitura nga lodhja, ose pirja me tepri. Por, nëse një burrë ka probleme të vazhdueshme ereksioni për mëse 3 muaj, ai duhet të shkojë tek doktori. 11. Përgjigjja e saktë është b-ja Studimet nuk e kanë lidhur pirjen me masë me problemet e ereksionit. Pirja e shumtë, qoftë për një natë, ose vazhdimisht, mund të vonojë ose pengojë ereksionin. Të moshuarit kanë më shumë problem me efektet e alkoolit në ereksionet e tyre. Burrat që marrin ilaçe për këto probleme duhet të marrin mendimin e doktorit për pirjen e alkoolit. 12. Përgjigjja e saktë është a-ja Arësyet për këtë mund të përfshijnë një nivel më të ulët të testosteronit, efektet dytësore nga disa ilaçeve dhe pro të pasur një jetë të kënaqshme seksuale.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.