Pse lëkundet “anija” e çiftit?

Intervista - - SEKS -

Kriza në marrëdhëniet bashkëshortore, në shumicën e rasteve, lidhet me menopauzën. Kjo, sot, është e vërtetuar shkencërisht. Në këtë periudhë tranzicioni në jetën e gruas, hormonet, marrin një drejtim të ri, me ndikim të fortë. Këtë e ka provuar çdo grua që ka hyrë në këtë tranzicion jetësor dhe këtë janë munduar ta shpjegojnë të gjithë doktorët. Por, ka diçka me shumë rëndësi, që nuk është thënë e nuk është shpjeguar mjaftueshëm: Ndryshimet hormonale të menopauzës, më shumë se çdo gjë tjetër, prekin trurin e gruas.

Janë këto ndryshime hormonale, që e bëjnë gruan të kuptojë pabarazinë dhe padrejtësinë. Janë dhe të insistojë kundër pabarazisë dhe padrejtësisë. Me fjalë të tjera, këto ndryshime hormonale e bëjnë gruan më të mënçur dhe më kurajoze për të thënë të vërtetën, që deri në këtë moment nuk e kishte thënë. Perdja që ishte krijuar prej hormoneve të riprodhimit dhe që i pengonte vizionin, tani, kur të ngrihet. Zjarri dhe shpirti rinor rindizen bashkë me dëshirat e sublimuara për vite të tëra. Ndizen instiktet e krijueshmërisë, plot me energji vulkanike, dhe kërkojnë zgjidhje.

Kur nuk gjëndet zgjidhja, kur gruaja hesht për hatër të ruajtjes së qetësisë në familje, ose në punë, ose kur ajo tërhiqet dhe nuk u hap rrugën instinkteve të saj krijuese, rezultati do të jetë ajo që ndodh kur bllokohet valvula e shkarkimit të tenxheres me presion: Diçka do të prishet. Dhe ajo që prishet më shpesh, është shëndeti i gruas. Gruaja do të vuajë njërën, ose më shumë nga “tre sëmundjet e mëdha” të grave pas menopauzës: sëmundja e zëmrës, depresionin, ose kancerin e gjirit.

Krejt ndryshe, ndodh me gratë që zgjedhin të respektojnë mënçurinë e trupit dhe ta shprehin atë që ndodh brënda tyre. Gratë që janë të përgatitura ta presin lëkundjen dhe tronditjen e “anijes”, që kër- kon të përmbysë marrëdhëniet e vjetra, të vendosura prej vitesh, këtyre marrëdhënieve, hyn edhe martesa, e cila nuk mund të jetë e imunizuar ndaj këtij efekti.

Çdo martesë, edhe ajo më e mira, duhet t’u nënshtrohet ndryshimeve për t’iu përshtatur rimodelimit të trurit, që ka ndodhur nga ndryshimet hormonale të premenopauzës dhe menopauzës. Fatkeqësisht, jo të gjitha martesat janë të afta t’u mbijetojnë këtyre ndryshimeve. Por, për hatër të vetes dhe për të mbrojtur shën pjesën e dytë të jetës, gratë, bëjnë mirë të shikojnë mençurisht të gjitha aspektet e marrëdhënieve të tyre, përfshi qoshet e paprekura më parë të martesës. Vetëm kështu ato do të arrijnë suksesin për spiritual.

Është vërtetuar shkencërisht, se rritja e numrit të sëmundjeve që rrezikojnë jetën e gruas pas viteve të mesme, i ka rrënjët, pjesërisht, edhe në problemet e pazgjidhura dhe stresante të marrëdhënieve, që zienin nën sipërfaqe, në vitet kur gruaja ishtë pjellore. Këto proble të zjejnë fort gjatë perimenopauzës. Thashë pjesërisht, sepse nuk mund të mos merret në konsiderate roli i moshës në çfaqjen e këtyre sëmundjeve. Por gjithë ky tension nënsipërfaqësor që zhvillohet në trupin e gruas dhe që për hatër të ruajtjes së status quo-së, ajo e mposhti me dëshpërim, padyshim, është me pasoja.

Por edhe shëndeti i atij tjetrit (bashkëshortit) është, gjithashtu, në rrezik. Edhe burri, ashtu si dhe gruaja, vuan andropauzën e tij. Andropauza mashkullore është e vështirë, ndonëse, nuk njihet mirë. Janë të njëjtat forca që veprojnë për të ndryshuar “rosën” edhe “rosakun”. Çdo burrë, diku midis viteve të dyzeta dhe të gjashtëdhjeta, kalon nëpër krizën e mesit të jetës. Kjo krizë është pjesë e paevitueshme e jetës së tij.

Shënjat e kësaj krize nuk janë të njëjta në të gjithë burrat. Për disa problemi mund të jetë kryesisht seksual, për të tjerë është depresioni, por në shumë raste është kombinimi i shumë problemeve që ndryshojnë në intensitet dhe zgjatje.

Gjëja që të gjithë burrat e kanë në krizën e mesit të jetës, është që ata janë shumë të stresuar. Ai qëllimet e tij në karierë. Ndryshon mënyrat e sjelljes dhe e ndjen veten të pakënaqur me punën. Fillon të ndjejë, gjithënjë e më shumë, ankth për paratë. Gruaja nuk e kupton pse burri shqetësohet kaq shqetësohet edhe kur gruaja prish shumë para. Atë e shqetëson mendimi i daljes në pension, kur fëmijët akoma janë në shkollë. Në këtë moment, burri dhe gruaja duket sikur jetojnë në botë të ndryshme. Ai kontrollon gjithnjë e më shumë burimet e të ardhurave dhe kjo punë e tremb. Llogaritë i bën i dridhur dhe i merakosur. Kërkon të manaxhojë edhe shpenzimet e gruas, ndonse, edhe ajo ka të njëjtin kujdes për shpenzimet. Thel kishte menduar gjatë gjithë kohës dhe realitetit që ajo jeton. Këtë atmosferë e ndjen çifti, e ndjen familja, bashkëpuntorët, vartësit dhe miqtë. Por, është gruaja, ajo që e vuan më shumë.

Ajo që e mundon më shumë burrin dhe të tjerët afër tij, është fakti, që kjo gjëndje nuk është e përcaktuar qartë edhe pse është një krizë e vërtetë. Këtë krizë e ndjejnë burrat dhe gratë e tyre, por, fatkeqësisht, doktorët, akoma, nuk e quajnë sëmundje.

Askush nuk di të thotë se sa shumë burra e vuajnë krizën e mesit të jetës, por me siguri, shumica e martesave dhe e karierave thërmohen e shkatërrohen pikërisht nga kjo krizë. Burri që hyn në këtë krize, rropatet dhe nuk kupton se duhet të kërkojë ndihmë. Ai gjen lehtësim duke abuzuar me alkolin. Gjëndja rëndohet dhe bëhet e padurueshme për burrin, për gruan e tij, për vartësit dhe për shokët e punës. Kjo është një gjëndje, që duhet ta njohin sa më mirë si burrat dhe gratë e tyre.

Burri që kalon këtë krizë, shpesh, nuk e di se ka diçka të veçantë. Ai ndjehet i rënuar dhe habitet me këtë jetë rrokopujë, por nuk e kupton se është në një krizë. Gjëndja, vërtet, zhvillohet brënda vetes, por të tjerët për rreth shqetësohen dhe kuptojnë se ai e ka një problem. Këshillat dhe ndihma e tyre e ndihmojnë të kuptojë se diçka ka ndodhur dhe një ditë vjen momenti, që kriza çfaqet e plotë dhe jeta e tij bëhet e padurueshme. E para, që e vë re ndryshimin është gruaja. Ajo është më afër me të, prandaj dhe çdo ndryshim ajo e kupton e para. Shokët e punës vënë re, se sjelljet e tij janë jashtë karakterit të tij dhe vetë-shkatëruese.

Gruaja që di dhe ka aftësinë të dallojë herët problemet e burrit në krizë dhe e trajton atë menjëherë dhe drejt, ruan jetën e burrit, jetën e saj dhe martesën e tyre.

Është e kuptueshme, marrëdhënia, në këto kushte nuk mund të mbahet ashtu siç të dy e krijuan njëzetë, apo tridhjetë vjet më parë. Ajo kërkon të bëhen axhustime të nevojshme, në përputhje me ndryshimet që ata të dy kanë bërë në mesin e jetës. Po nuk bënë këtë, marrëdhënia është në rrezik të madh. Por, kur anija lëkundet, nuk do të thotë se ka, vetëm, dy opsione: divorci ose ataku në zëmër. Zgjidhja më e mirë në këtë situatë do të ishte, që ata të përpiqen, bashkarisht, ta bëjnë marrëdhënien të funksionojë në të njëjtën linjë me trurin tyre të rimodeluar, në përshtatje me ndryshimet hormonale të trupit të tyre. Ata duhet të harxhojnë kohë dhe energji, për të zgjidhur çështjet e vjetra dhe të gjejnë terren e rregulla të reja për vitet që do të vinë. Ata që arrijnë ta bëjnë këtë, do të ndjejnë se marrëdhënia e tyre do të lulëzojë edhe në gjysmën e dytë të jetës së tyre. Ata që nuk do të jenë të aftë ta bëjnë, do të ndjejnë se shëndeti dhe lumturia e tyre do të rrezikohet seriozisht, po qe se do të vazhdojnë të qëndrojnë bashkë. Dr. Adem Harxhi harxhi@live.com New York, Shkurt 2018

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.