Festat e fundvitit më risollën dashurinë time

Intervista - - HISTORI NGA JETA -

Prindërit krenoheshim me librezën time të notave dhe verën e dytë e panë që isha mirë.

Mezi prita sa mbaroi vera e u ktheva në shkollë, në fakt u ktheva më shumë tek dashuria ime, u ktheva në krahët e Aldos, në vendin tim të preferuar. Kështu e shtymë me njëri-tjetrin deri kur unë isha në prag të diplomimit. Atëherë Aldo më tha që duhej t’i bënim gjërat sipas rregullave të fejoheshim e të martoheshim pasi të mbaroja shkollën. Ai e kishte mbaruar një vit më parë dhe kishte ndërruar edhe vend pune.

Kur ai shkoi në shtëpi te prindërit e tij dhe u kishte treguar për mua ata s’kishin reaguar mirë. E kuptova sapo e pashë të hënën në kafe. –Hë ç’ndodhi, i thashë, nuk u pëlqeu zgjedhja jote? – dhe po qeshja sepse nuk e dija sa e rëndë ishte situata. – Jo vetëm nuk u pëlqeu zgjedhja ime, po ata e kishin gjetur dhe nusen tjetër, dhe më kanë futur dy këmbët në një këpucë, - e rrinte turinjvarur.

-Si të kanë gjetur nusen tjetër, ç’do me thënë kjo, ti çfarë u the? – e pyeta si me breshëri sepse më zuri lemeria me fjalët që më tha dhe pamja e tij prej humbësi.

-Nuk kam ç’bëj Ela ime e dashur, përveçse t’u bindem, - më tha dhe pashë që sytë iu mbushën me lotë. Ndenja në tavolilnë sa mora veten që mos të rrëzohesha dhe u ngrita. –Lamtumirë, - i thashë, - nuk dua të më thotë njeri që na zure derën se ne s’të deshëm.

Ika me zemrën copë. Nuk e di sa ditë kam qarë po di që ditën që kisha provimin e diplomës kam shkuar e transformuar. Kisha rënë në peshë, isha zbehur, isha si mos më keq. Të gjithë menduan se e kisha se kisha ngaqë kisha lexuar shumë që të merrja notë të mirë në provim. Askush nuk e mendonte që Aldo mund të më jepte duart në atë mënyrë. Edhe shoqja ime Eneida, më ulërinte gjithë kohën se si nuk kisha luftuar për ta mbajtur të dashurin tim.

Ndërkohë që ë kërkoja punë se po mbaroja shkollën dhe mendoja se do jetonim bashkë me Aldon, ai më la. Sigurisht që duhej të kthehesha në shtëpi. Pas dy javësh pa folur me Aldon, ai më mori në celular dhe deshi të takoheshim. Sigurisht që nuk pranova. Thjesht i thashë që shkolla kishte mbaruar dhe do ikja qysh të nesërmen. Sapo mbylla celularin me Aldon më morën nga një bankë në celular dhe më thanë që të shkoja për një intervistë që të ë.

I tregova Eneidës dhe i thashë që mos t’i thoshte askujt asgjë, domethënë Aldos. Intervista shkoi mirë dhe unë ë qysh të nesë punë, ndërrova numrin e celularit, ndërrova dhe shtëpi dhe ika nga fushëpamja e Aldos njeriut që më vrau shpirtin. Por puna në bankë dihet, jo vetëm e vështirë, por edhe me orare të zgjatura. Kjo më bëri mirë që të mblidhja mendjen. Fillova punë në arkë e më pas kalova si specialiste.

Fillova të zë shoqëri të re, e dilnim sigurisht ruhesha mos të kaloja nga zona ku mund të ishte Aldo. Në tre vite që punoj në bankë çdo vit jemi mbledhur për festat e fundvitit dhe me të vërtetë që ia kemi kaluar bukur. Këtë vit u mblodhëm në një lokal në Dajt. Festa ë orën dhjetë të darkës. Shkuam të gjithë njëherësh dhe hymë shumë zhurmshëm në lokal sepse ishim tridhjetë vetë. Sapo hyra m’u dukur sikur më lëvizi zemra nga vendi, po mendova se jashtë ishte shumë ftohtë e brenda ishte ngrohtë. Por jo, nuk ishte ndryshim temperature. Me bisht të syrit m’u duk sikur kapa Aldon. Ktheva kokën nga ana tjetër që të sigurohesha që ishte ai e të ikja.

Sapo u ula në karrige dy duar shumë të njohura më shtrënguan supet. U ul dhe më puthi lehtë në qafë.

-O Zot, çfarë shansi që të takova, - tha, dhe fytyrën ndërkohë e kishte nxjerrë përballë me mua tashmë.

-Të lutem, largohu e më lër të qetë, të lutem mos ma shkatërro këtë qetësinë që kam zënë.

-Pse je lidhur me njeri tjetër, - më pyeti dhe i iku fytyra.

–Jo nuk jam lidhur me askënd tjetër, por sinqerisht ti je njeriu i fundit që do të doja të shihja tani.

–Epo tani po qe kjo, zgjidhet pa problem. Të kam kërkuar gjithandej, tek të gjitha shoqet e tua e asnjëra nuk më jepte numrin tënd. Edhe shtëpinë e ndërrove dhe nuk dija ku mund të të gjeja.

–E për çfarë të duhem unë, duhet të kalosh kohën kur zihesh me nusen që të kanë gjetur prindërit? Të dukem si kukull që më merr e më lëshon sa herë që do? – dhe mezi po mbushesha me frymë.

Në atë kohë DJ vuri këngën “I will always love you” të Whitney Houston. Nuk e di sesi po isha ne mes të pistës duke kërcyer në krahët e Aldos. Ndërsa kërcente këndonte në veshin tim me një ëmbëlsi që më ndezi gjithë trupin. Pasi mbaroi kënga më tha:

- Eja të të prezantoj me shoqërinë e tavolinës time, - dhe më tërhoqi pa më pyetur.

-Kjo është Ela, - tha dhe më mbështolli në krahët e tij.

-Uuuaaaaa më në fund u gjet Ela, po nga kishe humbur moj çupë, - më tha një burrë rreth të pesëdhjetave, - i doli shpirti djalit duke të kërkuar, - dhe u ngrit e më takoi.

Të gjithë sa ishin në tavolinë u çuan e më takuan me përzemërsinë më të madhe sikur më njihnin prej kohësh.

-Epo Aldo ia paska vlejtur ta kërkosh kaq gjatë këtë vajzë, shikoje si është si kumbull, - tha njëra nga gratë që ishte në tavolinë. U përshëndeta me ta dhe desha të gjithë kjo.

-Unë nuk të thashë që dua të rilidhem me ty, pse dreqin më ngatërron kot, - thashë ndërsa përpiqesha të mbaja nervin e të mos bërtisja.

-Po ti a më the që nuk je lidhur me njeri-tjetër? – tha dhe më pa krejt i habitur.

– Jo nuk jam lidhur me askënd, po kush tha që dua të lidhem sërish me ty dhe të më bësh prapë si herën tjetër? – e pyeta pa marrë frymë. Nuk m’u përgjigj veçse më dha një puthje në mes të lokalit dhe pastaj tha: -Vetëm vdekja më ndan nga ty. Tani hajde më prezanto te shoqëria jote, thuaju që do vish të ulesh me mua se po vdes nga dëshira të të kem veç për vete.

-Ashtu e shtyrë prej tij e prezantova te tavolina ime si shokun tim, e ai zgjati ktheu kokën nga unë e tha:

-Shoku im apo i dashuri im? Si thua e dashura ime? – Të gjithë qeshën se e panë sikletin tim. Shoqja ime e ngushtë më dha pallton në dorë e më tha:

- Ik ulu me shokun tënd, tani mos na bëj si fëmijë i llastuar.

Kështu atë mbrëmje festova me kolektivin e Aldos, te nesërmen mëngjesi më zbardhi në krevatin e tij. Dolëm bashkë për në punë secili në drejtimin e tij. Kur mbarova punë më priste jashtë i qeshur si asnjëherë.

–Të shtunën prindërit e mi do vijnë të të kërkojnë dorën në shtëpi dhe do fejohemi para Vitit të Ri, nuk dua të festoj më pa ty pranë, - dhe më puthi gjithë zjarr. Ashtu ndodhi siç tha atë ditë, kam një muaj e fejuar dhe në muajin maj martohem. Ju uroj gjithë vajzave të gjejnë dashurinë e tyre dhe të ndihen po kaq të lumtura sa ç’jam unë sot.

L.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.