Pyetje përgjigje për njeri-tjetrin

Intervista - - PYESNI NJERI-TJETRIN -

-Ç’mendim keni për martesën me kombësi të huaj? Mendoni se funksionon më mirë? Megi

-Nuk ka të bëj fare, mjafton njeriu. Elda

-Nuk ka asnjë problem kur në mes është dashuria. Miranda

-Unë nuk e di se se kam provuar. Mondi

-Nuk besoj se do funksiononte sepse nuk kemi të njëjtën traditë. Fatos

-Të huajt janë shumë puntorë dhe nuk besoj se do i pëlqente të martoheshin me shqiptarë që e kanë mendjen tërë ditën nëpër kafene. Mirjan

-Po besoj se do funksiononte se kemi traditat që janë të ndryshme dhe kështu jeta nuk bëhen monotone sepse do shkëmbenim kulturën. Elvira

-Në rast se është një njeri i mirë dhe i kuptueshëm pse jo mos funksiononte. Sidorela

-Martesë është dhe ajo s’ka asgjë të keqe. Elsa

-Nuk jam paargjykues por në rast se funksionon nuk ka pse të ketë gjë të keqe. Olti

-Një mikesha ime është martuar me Italian dhe ndihet shumë e kënaqur nga martesa e saj. Jeta

-Njeriu i sotëm është më shumë human apo i tërbuar si mendoni? Andi

-Humanizmi ka vdekur sot, nuk ka më njerëz humanë por ka vetëm njerëz egoista. Silvio

-Njerëzimi në përgjithësi ka dalldisur.

-I tërbuar fare, ka dalë nga shinat. Ori

-Sot njerëzimi ka shkuar drejt humnerës. Flavja

-A është shoqëria jonë më nuk i intereson fare morali? Si mendoni? Erget

-Njeriu është më shumë i dhënë pas kënaqësisë vetjake dhe jo asaj shpirtërore, sa për Geni

-Shoqëria jonë ka dalë fare nga shinat.

-Nuk mendoj se e gjitha shoqëria futet në këtë tërbim por një pjesë e madhe e saj po.

-Po është shumë e dhënë pas ë.

-Nëse më parë morali ishte gjëja kryesore që i lidhte dy njerëz bashkë sot ka humbur dhe

- Ka disa njerëz që i pëlqen shumë vetja dhe i duket shumë superior aq sa të bëjnë edhe me nerva si duhet të sillesh me njerëz të tillë? Griselda

- Me këta lloj njerëzish është mirë t’ua plasësh realitetin në sy. Ema

- Është më mirë t’i konfrontosh këta njerëz me realitetin që t’a kuptojnë që nuk janë aspak superior por janë plotë me difekte. Fjori

- Personave të tillë më mire t’u tregosh vendin e më pas t’u largohesh. Kristi

- Nëse një person ndihet superior përplasja në fytyre sa njeri pa vlera është që të vijë me këmbë në tokë. Dejvi

-Janë shtuar së tepërmi personat e tillë kohët e fundit dhe më mirë t’ua plasësh në fytyrë se sa njerëz të vegjël janë e pa karakter. Sara

- I kam qejf persona të tillë sepse kam qejf t’i nxjerr nga bota e ëndrrave ku jetojnë e t’i sjell me këmbë në tokë sepse janë komplet në ajër. Klaudja

- Personalisht nuk i honeps dot persona të tillë edhe as i afroj fare përkundrazi përpiqem ti mbaj sa më larg vetes. Ola

- Këta njerëz janë njerëz që prej injorancës ndihen dhe superior sepse kanë si ves që të mbivlerësojnë veten e tyre kur ndërkohë ka persona të tjerë që janë dhe më të zotë se ata edhe nuk ndihen aspak superior por sillen normalisht pa ndjesi superioriteti me të tjerët që i rrethojnë. Xhilda

- E thjeshtë fare : Këta persona duhen mbajtur sa më larg të jetë e mundur se më mirë për ve- ten tonë është t’i mbajmë sa më larg. Oni

-Kujt i besoni më shumë dhe pse? Xheni

-I besoj për çdo gjë nënës time, vetëm me atë ndaj çdo muhabet timin. Françeska

-Unë i besoj vetëm vetes time dhe askujt tjetër. Gerta

-Unë i besoj motrës time me atë ndaj çdo gjë. Ada

-A mendoni se ka më njerëz që blejnë libra sot dhe që i lexojnë ato? Soni

-Po sigurisht që ka njerëz që blejnë libra, unë personalisht jam një person që lexoj jashtë mase shumë. Fjona

-Mendoj se ka po një numër shumë i vogël njerëzish lexojnë dhe blejnë libra. Elsa

-Ka njerëz por janë të paktë dhe shpresojmë mos i humbasi dhe këtyre kjo dëshirë sepse atëherë nuk do ketë më njerëz që do dijnë ta ruajnë kulturën dhe vlerën e librit. Ledi

- A jeni pro apo kundër mbajtjes së armëve për vetëmbrojtje në Shqipëri? Anisa.

-Jam kundër, nuk ke pse mban arm për vetëmbrojtje sepse i bie të vritesh. Xhoni

-Armët sigurisht që duhet të jenë të ndaluara. Suela

-Normal që kundër apo të vriten njerëzit. Adriana

- Si ka mundësi që shqiptarët bëjnë shumë përpara kur ikin jashtë Shqipërisë? E kam fjalën për artistët dhe ata që studiojnë... Arturi.

-Ky vend ka marrë fund ndaj nuk ecën njeri përpara këtu në Shqipëri. Sigi

-Jashtë nuk të lë njëri të pish kafe tërë ditën. Fatjon

-Atje punojnë këtu dalin e rrinë nëpër rrugë duke u marrë me thashetheme. Arsen

-Çfarë do bënit nëse dikush do ju bënte një padrejtësi dhe do pendohej më pas? Emiljano

- Do e falja nëse padrejtësia do ishte e vogël nëse do ishte e madhe s’do e falja. Amantja

- Nuk do e falja pasi nëse e bëri padrejtësinë e ka bërë se ka dashur. Erjon

- T’a fal nuk bëhet fjalë njëherë se nëse e fal e bën rrugë e kushedi çfarë më bën herës tjetër ndonjë gjë më të madhe. Juela

- Nëse pendohet e më premton që nuk do e bëj më do e falja e në rastin e parë që mundohet e më bën përsëri një padrejtësi nuk më. Besjana - Unë nuk merrem më fare me një person të tillë thjesht do i tregoja rrugën që të ikte larg meje sepse sdo e mbaja më afër. Arta

- I thonë një fjale: “Nëse të kalon miu nën mustaqe një herë bëhet rrugë e kalon përherë pastaj”. Ndaj nuk do e lejoja më atë person të rrinte pranë meje por do e largoja menjëherë. Danja

- E ç’vlerë do kishte ai pendim pasi padrejtësia më është bërë mua tashmë? Direkt do e hiqja prej shoqërisë time atë njeri. Orinda

- Ndoshta do e falja nëse do kuptoja arsyen pse e ka bërë atë padrejtësi. Sindi

- Të keqen veç nga të zgjuarit prite se nga një budalla nuk të vijnë padrejtësi aq kollaj. Olivja

- Fare s’do e falja por do i tregoja vendin e pastaj automatikisht do e largoja. Jona

- Çfarë mendoni për një shok të ngushtë (që e sheh si vëlla) të cilit edhe pse i thua që ke të dashur, bën të pamundur që të ta prishë marrëdhënien? Sara.

-Nuk do e quaja më shok të ngushtë ë fare. Ervisa

-Mua më ka ndodhur kjo që shoku im i ngushtë më ka prishur marrëdhënien dhe në e mora inat por më pas kur hapa sytë dhe e kuptova realitetin u ndjeva keq që nuk i kisha besuar Ledina

-Unë dikë që e quaj shok e quaj shok dhe nuk ka punë të fusi hundët në gjërat e mia apo në marrëdhënien time. Anna

-Fajin nuk e kanë të tjerët e ka çifti që i jep hapsira të tilla të tjerëve. Diamanta

- Meqë po vjen Shën Valentini, na tregoni një herë çfarë është ai për ju? E festoni apo jo? Nëse nuk merrni dhuratë nga i dashuri, do të ndiheshit

-Shën Valentini për mua është një ditë e zakonshme si gjithë të tjerat pavarësisht se këtu e kanë vën ditë feste, një njeri që e do e do gjithmonë nuk e do një ditë në vit. Nuk kam pse të ndihem keq nëse e dashura ime nuk më bën dhuratë se fundja fundit nuk e festoj fare. Donald

- Ça feste është Shën Valentini aman? S’kam të dashur kështu që nuk kam nga pres dhuratë. Jorgo

-Dhelpra kur nuk e arriti rrushin tha është i pabërë. Kështu dhe njerëzit kur nuk keq për ty. Si mendoni? Arta

- Ndonjëherë nuk ka të bëjë lartësia, është thjesht pasqyrimi shpirtit (që e kanë skëterë) Denisi

- Dhelpra kur nuk e arrin dot rrushin merr një palë shkallë, hipën në to dhe e këput. Julian

- Dhelpra është dhe dinake pra, kur nuk e arrin vet fut të tjerët ta ndihmojnë. Emanuela

- Dhelpra dhelpër mbetet edhe i falet por çfarë ti bësh njerëzve. Blerta

- Kështu ka funksionuar gjithmonë, kur nuk e arrin dot di Eri

- Po leji qentë të lehin, karvani ecën para. Albano

- Le të shkojë dhelpra atje ku arrin, mos të gjej vendet e larta. Enni

- Po kjo dhelpera tani në dimër u kujtua për rrush? Do jetë shtatëzanë dhe i ka hypur nepsi. Jani

-A jeni të aftë ti njihni njerëzit shpejt dhe ta kuptoni kur ato ua kanë me hile? Alfons

- Unë arrij t’i njoh njerëzit direkt dhe i dalloj se çfarë synimesh kanë me mua dhe në momentin që e shoh që m’a kanë me ë. Dionis

- Më mjafton ta takoj vetëm një herë një person dhe arrij të dalloj mjaftueshëm karakterin e tij. Dea

- Disa njerëz nuk i dallon dot se si janë se ndonjëherë dijnë ta luajnë shumë bukur rolin por kur e kuptoj që ma kanë me hile sigurisht që i vë vizën menjëherë. Fatmira

- Për të njohur një njeri se si është nuk është e thjeshtë. Pasi njerëzit në këto kohë tjetër gjë thonë e tjetër gjë bëjnë duke u karakterizuar ndonjëherë dhe nga një bipolaritet i shfrenuar. Xhesika

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.