Më ofendojnë

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

- lim përshëndetje! Unë jam një pyetje lidhur me një shqetësim timin. E meta ime është që kur me shumë detaje dhe kur dua të shpjegoj diçka më ndodh ndonjëherë të përmend edhe persona që nuk janë prezent gjatë bisedës dhe kjo më ka më thonë që jam shumë llafa të vërtetën dhe kam humbur shumë njerëz nga kjo gjë por unë nuk mundem ta shmang dot vesin që kam sepse kështu gënjej dhe gjithmonë tregohem e drejtë me njerëzit e se kuptoj pse ata sillen me mua keq duke më ofenduar për mirësinë që unë përcjell. Ju lutem më jepni një mendim.

Juliana Dulla, psikologe, e-mail julianadulla67@gmail. com, 0699670329: Përshëndetje!Mënyra e komunikimit ndonjëherë është çështje komplekse sepse jo të gjithë kemi të njëjtën mënyrë të shprehuri. Lodhja nga e përditshmja i bën njerëzit që të jenë jo të gatshëm apo të duruar për të dëgjuar një bisedë deri në fund. Ndodh edhe që bisedat të mos jenë në interesin e të dyja palëve. Shpjegimi i detajeve tregon se ju u kushtoni rëndësi edhe gjërave mjaft te vogla që ndoshta nuk janë te rëndesishme për t’u treguar apo edhe për t’u marr për bazë nga bashkëbiseduesi. Në fakt kur të tretë përmënden gjatë bisedimeve në mungesë të prezencës së tyre normal që ndodhin dhe keqkuptime. E drejta jo gjithmone është e njëjtë për të gjithë , kjo varet nga këndrëvështimi i gjithsecilit, çfarë është e drejtë për ju nuk është e drejtë për dikë tjetër. Ndodh ndonjëherë që egoja jonë na imponon që të jemi ne ata që i vendosin pikë bisedës. Në momente të caktuara ndjejmë nevojën për t’a bërë interesante biseden mes miqsh. Unë ju ftoj përse kanë rëndësi detajet për ju? Po kur përfshini personat e tjerë e bëni për të konkretizuar atë që thoni ,ndoshta për të qenë më bindese? Mundohuni të bëni çdo kënd në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ndodh që njerëzit jo gjithmonë duan të dëgjojnë të vërtetën ashtu siç ndodh që nuk jemi ne personi i përshtatshëm për tja thënë këtë të vërtetë. Miqësia ndahet në disa kategori; miq që thjesht përshëndeten, miq me të cilët ndan biseda dhe gjëra personale, kolegë pune që nuk mendoj se është mirë të konsumohen mendime personale të tuat (se çfarë është e drejtë apo e gabuar) për një person që nuk është fare prezent. Ndodh që mesazhi te këta persona edhe të keqpërcillet, në këtë mënyrë jeni ju ajo vendosni se deri ku i lejoni të depërtojnë te ju, por nga ana tjetër gjithashtu vendosjani thotë zgjidhni me kujdes bisedat që ndan me të tjerët , sipas relatave që ke me miqtë.Ju falënderoj për letrën me shpresën se ju kam ndihmuar sadopak!

Biolaser Tirana është qendër estetike që punon me aparaturat me të reja, të specializuar në depilim te përhershëm me laser! Trajtimet më të mira për trupin, fytyrën dhe zhdukjen e qimeve me laser, do t’i gjeni në Biolaser me qendër në Tiranë. Vacuum, radiofrekuenca, termoterapi, pressoterapi, ultratingull, pastrim fytyre “No stress” Biolaser është revolucioni në fushën e depilimit të përhershëm! Me çmime të pabesueshme, garantohet rezultat i menjëhershëm DIODO 808 të teknologjisë së fundit.

Adresa: Rruga Mustafa Matohiti, 1031 Tiranë Mund të kontaktoni në facebook me Biolaser Tiranë ose të vizitoni nëwww.biolaser.al

Tel: 0672007277 / 0684583441

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.