Blerim Kotobelli: Shpejt do të vijnë edhe ditët e mira

Intervista - - FRONT PAGE -

Blerim Kotobelli u shfaq në futbollin shqiptar te Tirana, ndërsa, më pas, gjeti hapësira aktivizimi dhe ra në sy te Teuta. Sot ai është pa diskutim titullar në çdo ndeshje të Partizanit. Mund të themi se Kotobelli ka qënë një nga blerjet e suksesshme të ‘’Demave të kuq’’

Në një intervistëe ekskluzive për gazetën tonë ,Blerimi na ka treguar rreth futbollit në Shqipëri,emocionet që të fal ai dhe,sigurisht edhe na ka zbuluar disa gjëra nga jeta e tij personale.

Anisa Tirana: -Blerim, si është të jesh pjesë e një ekipi si Partizani?

Blerim Kotobelli: - Është njësoj si të jesh në klasën më të mirë të një shkolle ku sigurisht duhet të japësh maksimumin për të mos të përjashtuar zysha (Qesh)Të jesh pjesë e Partizanit nuk besoj se do koment. Është ekipi i cili ka bërë historinë në kampionatin tonë.

-Por , ama, Partizani po kalon pak moment të vështira tani…?

- Momentalisht po vuajmë për rezultatet ,por jam i bindur që shumë shpejt do të vijnë edhe ditët e mira.Jemi një grup që shkojmë shumë mirë me njëri-tjetrin dhe kjo mendoj se do të ndikojë pozitivisht në të ardhem.

-Polemikat kanë qënë të shumta për penalizimet që ekipi i Partizanit ka marrë nga arbi- trat, si mendon ti?

- Nuk duhet të harrojmë se luajmë në një kampionat në Shqipëri.Unë nuk dua të ër këtë temë. Polemikat i kemi lënë jashtë fushe, dhe ne lojtarët jemi pjesë e fushës kështu që nuk dua ta komentoj këtë pjesë.Ne do të vazhdojmë të luajmë dhe të djersisim...

-Në këto moment të vështira e keni ndjerë mbështetjen e guerrilsave?

- Guerrilsat janë oksigjeni i skuadrës sonë.Asnjë nuk do të mund të jetonte pa oksigjen dhe natyrisht edhe Partizani nuk do të ekzistonte pa tifozërine e zjarrtë që ka.Mbështetjen e tyre e kemi ndjerë gjithmonë edhe kur na kanë munguar rezultatet dhe sigurisht është diçka pozitive sepse janë vërtët lojtari i 12-të.

-Dikur ke qënë pjesë e ‘’Djemve të detit’’ , ndërsa këtë vit rrezikon Tetuta të braktisë superioren. Të vjen keq?

-Te Teuta kam kaluar vite mjaft të bukura. Nuk e harroj kurrë atë periudhë. Jam rritur profesionalisht nga të gjitha anët te ekipi i Durrësit.Normalisht që do të mërzitesha shumë nëse do të ndodhte, por besoj se do të rezistojnë deri në fund dhe do t’ia dalin.

-Po nëse do të duhej të vendosje të beje një zgjidhje midis Teutës dhe Partizanit, me kë do ishe ?

- Kjo është një pyetje shumë e vështirë.Kam djersitur për të dyja fanelat.Me secilin ekip kam moment të mrekullueshme sepse sigurisht janë pjesë e jetës time dhe mbeten të tilla, por unë jam një lojtar profesionist…

-Por nësë do të ndodhte një transferim këtë verë ku do të deshiroje të shkoje?

- Për momentin jam i përqëndruar te ekipi i Partizanit.Një aventurë jashtë Shqipërisë do ta doja për të provuar forcat dhe për të e thashë ë arrijmë objektivin me Partizanin dhe më pas të shohim se çfarë do të rezervojë merkatoja e verës.

-Ka një garë të ndershme në Shqipëri?

- Këtë nuk dua ta komentoj.Unë luaj futboll dhe unë jam Blerim Kotobelli. Në fushë futem gjithmonë për të mund të them.

-Kush është lojtari i cili të ka vënë më tepër në vështirësi në pozicionin që ke?

- Futbolli është një garë e forte mëgjithatë më duhet të theksoj se nuk jam ndjerë asnjëherë në vështirësi pasi në çdo ndeshje kam dhënë maksimumin tim dhe jam përpjekur gjithmonë të jap më të mirën, por loja nuk është vetëm individuale …

-Për të mos qëndruar vetëm brenda fushës së blertë, të dalim pak nga kornizat dhe na trego pak je single apo në një lidhje se çudi të jesh single gjithë ky bukurosh?

Edhe nësë do të isha çfarë? (Qesh) Jo! Unë jam i dashuruar dhe jam shumë i lidhur me të fejuarën time, kështu që për të gjitha fanset e mia them që nuk jam vetëm, më keqardhje e them… (Qesh)

-Po mirë që qënke i fejuar po femrat i shikon? Si mendon janë më të bukura në Tiranë apo në Durrës?

- (Qesh) Femrat të gjitha janë të bukura në tërësi,e gjithë qënia femërore është e bukur pa asnjë dallim.Femrat kanë të njëjtën bukuri në të gjitha vendet do të thoja.

-Po e fejuara jote është ndopak e përfshirë në botën e futbollit?

- Sigurisht që po! Unë jam dashuruar pas një personi që më kupton në çdo fushë të jetës time. Sigurisht që edhe në futboll pse jo.Tashmë ka femra që marrin vesh më tepër nga futbolli sesa meshkujt dhe kjo nuk është çudi

-Ty ta paska marrë dikush mendjen dhe zemrën, po çfarë duhet të ketë një femër që të të bëjë ty për vete na trego pak?

- (Qesh) Atë që ka e fejuara ime.Njeriu ka nevojë për dikë që ta kuptojë dhe ta mbështesë në çdo aspekt.Unë e kam gjetur një të tillë. Ky nuk mund të quhet kusht, por sigurisht është ajo që çdokush kërkon.Mirëkuptim, besim dhe respect.Kaq mjafton për të pasur një lidhje të fortë pa lënë mënjanë edhe dashurinë kjo kuptohet.

-Cilat janë planet e Blerimit në lidhje me dashurinë?

- Nuk më pëlqen të bëj plane realisht.I bëj gjërat sipas situatave që më vijnë. Fatmirësisht apo fatkeqesisht quajeni sit ë doni, ka kohë që nuk hallakatem më.(Qesh)

-Nësë do zgjidhje midis bukurisë dhe zgjuarsisë?

- Preferoj edhe akullore edhe çokollatë (Qesh) Një mashkull i kërkon gjithmonë të dyja.Një femër e bukur nuk është interesante nëse nuk është e zgjuar si dhe anasjelltas.Një femër e zgjuar por e shëmtuar, hmm nuk shkon shumë (Qesh)

-Këto femrat e bukura mendon se kanë ndikuar në emancipimin e tifozëve meshkuj në stadium?

- Sigurisht që po.Vitet kanë kaluar dhe niveli i futbollit tonë është rritur shumë natyrisht.Femrat kanë nisur të na ndjekin, kanë nisur të jenë prezente edhe ne stadium dhe të bëjnë që prania e tyre të mos jetë më tabu në ditët e sotme. Megjithatë ka ende punë për të arritur në disa standarte për t’iu afruar sadopak Europës.

-Ku do ta kishim parë Blerimin nësë nuk do të ishte bërë futbollist?

- Ohh kjo është ajo për të cilën kurrë nuk e kam menduar realisht.Unë kam lindur për t’u bërë futbollist, kam punuar shumë për të arritur deri këtu ku jam tani dhe nuk kishte zgjidhje tjetër për Blerimin. Futbolli ëhstë jetë , është passion, shumë pak e kuptojnë dashurinë e vërtetë për futbollin.

Çfarë

- këshille do të jape Blerimi për të gjithë ata që duan të bëhen futbollistë dhe të ndjekin ëndrrat e tyre?

- Ndiqini ëndrrat deri në fund.Largojini baballarët nga stërvitja dhe jepni maksimumin tuaj.Kini besim.Askush nuk do t’ju hajë hakun tuaj.Herët apo vonë do të jeni duke bërë realitet ëndrrën tuaj të madhe.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.