Eni Jani: E vështirë për t’u gëlltitur

Intervista - - FRONT PAGE -

Eni Jani ose tashmë Eni Jani - Fuga, është aktorja që rrëmbeu zemrat e publikut me personazhin e Erës tek telenovela e parë shqiptare “Njerëz dhe fate”. E ëmbël, e dashur dhe shumë e talentuar, bashkëshortja e një prej aktorëve më të mirë shqiptarë Genc Fuga, Eni Jani vjen në skenën e teatrit me një pjesë të titulluar “Presidentet”, përkrah Ermira Gjatës dhe Adriana Tolkës në një pjesë me regji të Sabine Mitterecker. “Një komedi e jashtëzakonshme nga Werner Schawab që shkon tek më banalja dhe më e imta. Ai e përmbledh rënkimin, vuajtjen dhe shpresat e kota të të poshtëruarve në një muzikë gjuhësore të padëgjuar, në një himn për tri zëra, të tri qenieve të lënduara”-shkruhet në përshkrimin e shfaqjes. Eni Jani vjen në këtë intervistë për të na treguar për këtë shfaqje dhe jo vetëm. Kështu që nuk ju mbetet gjë tjetër vetëm ta lexoni me shumë endje…!

Fabjola Kuburi:-Eni, vjen në skenë me “Presidentet”, një komedi që ka pasur një impakt të jashtëzakonshëm që në premierë ne tij. Ti si u bërë pjesë e saj?

Eni Jani:- Rastësisht duke vajtur në një shfaqje në teatër më sheh Kiço Londo e më thotë që do të më takojë me një regjisore. Takohemi me të, njihem me pjesën dhe më pas Sabina bën ndarjen e personazheve ndërmjet ne të trijave.

-Nga buron ky sukses i “Presidentet”, meritë e kujt është?

- Në rradhë të parë e autorit. Më pas e kurajës se Kiços për ta vendosur këtë pjesë sepse duhet ta themi mentaliteti ynë e ka pak të vështirë t’a gëlltisë, duhet stomak i fortë. Pastaj e regjisores që ka punuar kaq shumë me ne tre karakteret e më pas dhe e jona.

- Çfarë të bindi të pranonoje rolin e Marile-së?

- E vështirë ka qenë. Dhe jo për mua por pikërisht për atë çka fola më lart. Ka momente që gjatë interpretimit ndiej reagime të publikut që sikletosen nga ajo çka them. Por e pashë si prandaj e pranova dhe po më rezulton që ia ka vlejtur.

-Sa zbavitëse janë provat për një komedi?

- Aspak është punë shumë e lodhshme që të vijë sa më natyrshëm e publiku të ketë reagimet e tij sigurisht që ka patur dhe situata argëtuese mes nesh por e përgjithshmja është një punë shumë e lodhshme.

-Secili e interpreton një pjesë teatrale sipas këndvështrimit të tij. Cili është këndvështrimi yt si pjesë e tij?

- Marile është një personazh kompleks por, më i vërteti e me këmbë në tokë. Nëse dy të tjerat e nderojnë diçka të pamundur ajo ëndërron punën e saj. Ndjen të vërtetat e saj, klithma, vetminë e saj dhe mos vëmendjen e të tjerëve.

-Publiku, për të qenë të vër me Erën tek “Njerëz dhe fate” ti e ke pasur të vështirë ndarjen me të?

- Jo, nuk kam arsye të ndahem, madje më vjen mirë që roli im i parë me shoqëron gjithmonë. Kjo do të thotë që kam goditur që me rolin e parë.(Buzëqesh)

-Të thërrasin ende “Era” në rrugë?

- Po më thërrasin, ka nga ata që më pyesin: “Më fal si e ke emrin tënd se s’po më kujtohet”. (Buzëqesh)

teatër?

- Unë i dua të dyja, ai që të jep më shumë komoditet, sigurisht është - gjimi, por teatrin e dashuroj.

-Dikur prodhoheshin më te këtë?

- Sigurisht më vjen keq. Është një portë më pak një mundësi më pak për të komunikuar, po çtë bëjmë ky është realiteti.

-Sa krijuese mund të jetë një aktore brenda limiteve të saj?

-Sa të dojë ajo dhe pa limite fare. Varet çdo gjë nga formimi dhe bagazhi i saj. Pastaj regjisori zgjedh çfarë mendon më të mirën për shfaqjen.

-Më mirë spektatore apo aktore e jetës?

- E di që i shijoj të dyja si dje kur jam si spektator përsëri jam brenda përpiqem të analizoj veprën e personazhet vihem në pozitat e regjisores. Kurse kur je aktore je në komunikim me spektatorin e për spektatorin dhe kjo ka magjikën e vet.

- Çfarë është për ty e pabesueshme dhe çfarë e pamundur?

- Varet sigurisht askush nuk mund të bëj çdo gjë. Të gjithë kanë gjëra të pamundura apo të pabesueshme. Varet nga situata - sim, nuk di të them diçka konkretisht.

- Është më efektive ta shërosh shpirtin me anë të trupit apo trupin, me anë të shpirtit?

- Mendoj që më shumë punë do bënte shpirti!

-Ka dy lloje njerëzish; ata që dinë gjithçka dhe ata që nuk dinë asgjë. Ti, radhitesh ndër të parët?

- Nuk mendoj që ka njerëz që dinë gjithçka. Atë që di e ndaj me kënaqësi kur nuk e di nuk kam kompleks të pyes për të apo të them nuk e di.

-Ku qëndron magjia e së shkuarës?

- Tek ajo çka ke mësuar nga e kaluara dhe tek kujtimet. Po mos të ekzistonin kujtimet shpirti do ish shumë i varfër, e nga varfëria nuk do kishim asgjë madje as role të realizuar.

-Poezia që mban mend për- mendësh...

-Vështirë, vetëm copëza vargjesh. Kam në memorie ndjesinë që më ka krijuar! - Çfarë të bën më të mirë? - Vajzat e mija dhe teatri. -E vetmja gjë e keqe e kësaj bote është apatia… I trembesh? - Sigurisht! - Çfarë të mban zgjuar deri në orët e vona?

- Unë mendoj shumë, mendimet dhe leximet se atëherë mund të kem kohë të lexoj.

-Ti je bashkëshortja e një prej artistëve më të mirë shqiptarë, Genci Fugës...edhe shokun e jetës e ke nga bota e artit, mendon se do ishte ndryshe po mos të të kuptonte mënyrën tënde të të jetuarit dhe parit të gjërave?

- Sigurisht, të kisha shumë vështirësi për ta bërë profesionin tim.

-Mendon se fati është i shkruar apo e bëjmë vetë në njëfarë mënyre?

- Të dyja bashkë. Disa gjëra janë shkruar e si luan topi po një pjesë e mirë është në dorën tonë!

-Kur shpreh ndjesi nëpërmjet fjalëve, ndjen të zbrazesh apo të mbushesh shpirtërisht?

- Varet për çfarë është diçka pozitive mbushesh kur është e kundërta zbrazëti.

-Kur kemi praktikisht vdekje potenciale të shpirtit?

-Sa herë hap televizorin e çdo zezë.

-Je Eni që e përqafon të renë në çdo kuptim apo je më e dhënë pas së vjetrës?

-Mendoj që jam pak e dhënë më shumë tek e vjetra, nuk përqafoj çdo gjë të re që del, i

-Gabimi më i bukur që do ta përsërisje pa frikë?

-Më vure në mendime se s’po kujtoj dot gjë....! Ah po, do të konkurroja përsëri në Akademi të Arteve.

-Cila është pyetja që nuk ta kam bërë akoma?

- Meqë ma ke dhënë mundësinë këtë nuk ta them. (Buzëqesh)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.