Nard Ndoka: Jam Nona e batutave

Intervista - - HUMOR -

Deputetin Nard Ndoka e gjeta tek lokali i Kuvendit gjatë pushimit të seancës. Ishte në tavolinë bashkë me dy të tjerë, por kjo nuk e pengoi të më thërriste prej së largu…

Nard Ndoka: - O Kaso, ku je mor burrë i dheut? Më ke harruar fare pasi sa isha ministër më kërkoje shpesh për intervista. Për mua ke erdhur e ndjej unë. Apo jo?

Kaso Kosa: - Të them të vërtetën zoti Nardi, unë erdha këtu për…

- Po pra po, për mua, e mora vesh, ndaj ulu të shkoqisim ndonjë gjë bashkë. Ke vënë re ti Kaso se ne të dy ngjajmë dhe jemi kthyer në batutaxhinjtë e shekullit?

- Po, e vërtetë është, por ti kohët e fundit ma ke marrë në kthesë dhe më shumë të citojnë ty se mua, por mua nuk më mbetet hatri. Për çfarë do diskutoni sot në seancë zoti Ndoka?

- Kur s’e di ti, nga ta di unë, o Kaso? Ju gazetarët duhet të jeni të parët të dini se ç’do bëhet në kuvend. Unë në fakt erdha se më thirri Rama…

- Rama? Mos vallë të kërkon të kalosh prapë me PS?

- E kisha për Ramën e LSI o Kaso, po nuk ke faj ti se është mbushur parlamenti me Rama plot.

- Pra dmth-në do të kalosh nga Rama i LSI-së?

- Pash zotin çfarë je tuj thanë Kaso? Mos

- Nuk më thua si ndihesh tani që je de- putet nga PD dhe aty nuk janë disa nga ish - krerët e saj?

- Pse unë nuk të dukem si kokë kreu, ty Kaso? Kam qënë themelues unë, po unë e di për kë e ke ti. E nxorra prej zhelesh jashtë, hahahah. - Po Kaso, po, për atë e kam. Inate të vjetra o shoku, por unë nuk i bie njeriu në qafe. Kush më bie në qafë e pëson si Bodja…

- Pse Bodja çfarë ka pësuar?

- Hahahaah…e thashë në sensin e humorit Kaso, që do të thotë se dhe Bodja është jashtë parlamentit.

- Sinqerisht të pyes kësaj here se për çfarë diskutohet sot në seancë dhe a do të diskutosh ti?

- E kuptoj që të ka marrë malli për diskutimet e mia Kaso dhe më bëhet që nuk kam nevojë të përgatitem me letër se jam orator nga goja.

- Më mirë ministër apo deputet zoti Ndoka? Cilën punë mendon se bën më mirë?

- Nuk ka punë që nuk bën Nard Ndoka o shoku Kaso. Shkruaje me të madhe këtë. Ministër isha më mirë se kisha dhe makinë. E di ti Kaso se është më mirë ulur se në këmbë?

- Patjetër që më mirë është zoti Ndoka. Po thua që ta bëjmë intervistën në këmbë?

- Jo, po them se kur është natë, nuk është ditë. Ja për shembull, ti Kaso nëse nuk do ishe me mua tani, unë nuk do isha me ty… - Po tallesh me mua zoti Ndoka? Si ta kuptoj këtë? - Këtë ta kuptosh që unë mbetem nona e batutave hahah. Tani më bëj ndonjë pyetje serioze se po vjen dhe Paloka në tavolinë… - Zoti Ndoka, a ka partia juaj një strategji se me kë do bëj koalicion në zgjedhjet lokale që po afrojnë? Edi Paloka: Ka një m…mender teje Kaso. Ku ka parti ky mo. Ka mbet i vetëm me shoferin. - Më fal zoti Paloka, parti mbase nuk kam, por ama çdo parti bëhet copë të më marrë në koalicion kur vijnë zgjedhjet. Kam emër unë, jo llafe, jo parti. A ndive? - Zoti Ndoka, si po ecën masbindja civile që shpalli opozita para disa ditësh? - Ja pyet Palokën se ata e kanë shpallur. Mua nuk më kanë thënë gjë pasi e dinë që unë nuk para bindem kollaj për mosbindjen. - A është e vërtetë se disa parti të vogla bashkë me partinë tënde, janë duke u bërë bashkë për një pol të tretë në zgjedhje? - Po,e vërtetë është, po unë nuk di gjë. Dhe dua të të kujtoj se kam qënë dhe në Polin e veriut meqë dolëm tek polet. - Si nuk dini gjë zoti Ndoka? Nuk kanë biseduar me ty ata si kryetar që je? - Për këto raste unë autorozoj nënkryetarin që sido që të vejë puna më vonë, unë nuk mbaj pqërgjegjësi. - Kush është nënkryetari i partisë tënde? - Tani për momentin nuk po më kujtohet, por e kam bindje që është një me mustaqe. Jemi parti burrash ne, Kaso, dhe mbajmë fjalën.

- Për atë punë ke dhënë fakte që nuk e shtrembër. Votën e merr djathtas dhe pastaj ikën majtas, apo jo?

- Për të mirën e popullit Kaso, të betohem. Nuk i rezistoj dot dhimbjes së tij. Dhe mos dëgjo se ç’thonë se kam shitur votën në disa raste. Janë gënjeshtra pasi unë e kam shit gjithmonë, por siç thashë për të mirën e integrimit të vendit.

- Po lekët që merrje nga shitja e votës ku i shpije apo i shkrije për popullin?

- Aaa këtu e teprove Kaso. Lekët një dhe xhepat ku mbahen lekët nuk i tregohen as gruas e jo më… - Po me Berishën si i ke marrëdhëniet? - Ja ku më dole në shteg. Berisha po të mos ishte deputet, nuk do thërritej deputeti -

- Nuk më the se më kë do bëjë koalicion partia jote zoti Ndoka pas zgjedhjeve lokale?

- Ah Kaso Kaso, që akoma nuk më paske njohur. Partia ime, domethënë unë, do bëjmë sy që unë gjithmonë jam në pushtet ose në kuvend? Unë po të mos quhesha Nard Ndoka do quhesha Kaso Kaso… Më ka mbet peng një gjë Kaso.

- Ma thuaj zoti Ndoka, mos ik nga kjo botë me pengje.

- Që nuk u bëra njëherë me LSI-në. Iliri është burrë dhe s’të hedh poshtë. Do ta bisedoj njëherë më Monën, por atë se gjen asnjëehrë vetëm se nuk i ndahet Tit Vasili.

Bisedoi me shaka Kaso KOSA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.