10 shenja që kockat PËR tuaja po hollohen

Cilat janë shkaqet e dhimbjes së kokës?

Intervista - - FAQE 1 -

Ne të gjithë e dimë se osteoporoza është një nga problemet më të zakonshme të pleqërisë, që prek më shumë se gjysmën e njerëzve mbi të 50-tat dhe të gjithë shpresojmë se osteoporoza nuk do të na ndodhë neve, sepse hollimi i kockave mund të shkaktojë fraktura (thyerje) dhe këto të fundit probleme të tjerë.

Por, si ta kuptojmë që kockat tona janë të forta apo jo? Osteopenia, proçesi i hollimit të kockave që ndodh para osteoporozës mund të ndodhë pa simptoma të dukshme. Këtu poshtë kemi radhitur 10 shenja paralajmëruese për ta kuptuar këtë:

1. Të ka ndodhur më shumë se një frakturë gjatë dy vjetëve të fundit, ose të ka ndodhur një frakturë më e rëndë sesa pritej në rrethanat e shkaktuara. “Një paciente imja zbuloi se kishte osteopeni, ose osteoporozë të butë, kur theu legenin thjesht kur i shkoi këmba huq në një shkallare” thotë një doktor. Kockat tona duhet të jenë të forta sa të durojnë njëlloj impakti, nëse ato nuk janë, atëherë ndodhin frakturat.

Çfarë mund të bësh: Bëj një test densiteti të kockave, i quajtur ndryshe edhe skaneri DXA ose densiometri, që është një lloj skaneri i specializuar për të matur sasinë e kalçiumit dhe mineraleve të tjerë në kocka në çdo segment të kockës. Doktorët mendojnë se kjo lloj analize mund të parashikojë rrezikun e frakturës, sepse tregon nëse kockat janë të dendura dhe të forta, apo të holluara dhe me pore, gjë që i bën të brishta.

2. Je i imët dhe me kockë të hollë

Për fat të keq, nëse kockat e tua janë të holla që në lindje, si pjesë e konstruktit, atëherë ke më pak masë kockore për të humbur. Njerëzit e imët, ose me kockë të hollë kanë mundësi t’u shfaqet osteoporoza në moshë më të re. Kjo nuk do të thotë se njerëzit me kockë të trashë nuk vuajnë nga osteoporoza, por vetëm se njerëzit më kockë të hollë sëmuren më shpejt. Ne e arrijmë pikun e masës kockore në moshën humbasim masë kockore. Niveli i rënies varet nga trashëgimia dhe nga fakti sa të kujdesshëm jemi në dhe faktorëve të tjerë që i mbajnë kockat e forta.

Çfarë mund të bësh: Nëse je nën 40 vjeç bëj ç’është e mundur për të forcuar kockat: konsumo çdo ditë qumësht dhe nënproduktet e tij, ose ushqime të tjera të pasura je mbi 40 vjeç vazhdo të hash si duhet, përdor vitamina D, kalçium dhe magnez dhe bëj ushtrime force përveç ushtrimeve të tjera. Është provuar se ushtrimet e forcës si girat parandalojnë humbjen e masës kockore.

3. Përdor Prednisone ose ilaçe të tjerë kortikosteroide për të trajtuar disa sëmundje të sistemit imunitar.

Nëse përdor për një kohë të gjatë ilaçe që përmbajnë kortizon kjo ndikon në nivelin e hormoneve në trup duke pakësuar kalçiumin, vitaminën D dhe substanca të tjera për kockat. Njerëzit që vuajnë nga sëmundje të sistemit imunitar, si sëmundja e Crohn (koliti), lupusit, ose artritit reumatizmal kanë osteoporzë në një nivel më të lartë se njerëzit e tjerë, për shkak të kortikosteroideve që ata përdorin. Kjo shenjë paralajmëruese është veçanërisht për gratë, sepse ato vuajnë më shumë nga sëmundje të tilla. Ato rrezikohen edhe më shumë nga osteoporoza, sepse niveli normal i estrogjeneve (hormone femerore) është i domosdoshëm për të pasur kocka të shëndetshme. Nëse përdor trajtim hormonal, për shkak se vuan nga tiroidet ose përdor antidepresivë përsëri ke tendencë të vuash nga osteoporoza, megjithëse specialistët ende nuk janë të sigurtë pse ndodh kjo.

Çfarë mund të bësh: Nëse e ke të nevojshme të marrësh ilaçe me kortizon për të trajtuar një sëmundje, duhet të vizitohesh rregullisht tek doktori për të parë gjendjen e kockave. Shumë doktorëve u masin pacientëve të tyre densitetin e - açet, për t’u siguruar se janë masën e duhur kockore për të përballuar efektin e ilaçeve. Doktori mund të thotë të bësh një analizë kalçiumi në urinën 24 orëshe dhe një analizë për matjen e vitaminës D. Nëse i përdor për një kohë të gjatë ilaçet me kortizon, ka mundësi të bësh sepse mund të ndodhin ndonjëherë ndjen. Shumë doktorë i japin pacientëve edhe bifosfonate, që janë ilaçe për forcimin e kockave. 4. Pi cigare. Ekspertët nuk e dinë me ekzaktësi pse duhani dëmton kockat, por kjo është vërtetuar nga shumë studime. Duhanpirja ka një lidhje të drejtpërdrejtë me osteoporozën, kështu që, nëse ke pirë duhan gjatë gjithë kohës, ka mundësi që të kesh dëmtuar kockat.

Çfarë mund të bësh: Askujt nuk i pëlqen të dëgjojë për të njëmijtën herë të ndërpresë duhanin, por kjo është ajo që kërkojnë kockat e tua. Gjëja e mirë është se pavarësisht se në çfarë moshe e lë duhanin, mund të arrish në nivelin e një njeriu që nuk pi duhan dhe i jep trupit tënd mundësinë për të rikuperuar fortësinë e kockave.

5. Pi më shumë se dy pije alkoolikë në ditë

Alkooli i dobëson kockat, pasi largon prej tyre kalçiumin, mganezin dhe kripëra të tjera minerale. Sa më shumë të pish, aq më shumë shtohen mundësitë e kësaj. Gratë janë më të brishta në këtë drejtim se burrat, mbase ngaqë ato preken më shpejt nga efektet e alkoolit në përgjithësi.

Çfarë mund të bësh: Për fat të keq edhe në këtë rast, zgjidhja është të pakësosh alkoolin. Mundohu të pish maksimumi një ose dy gota verë në ditë.

6. Nuk e duron dot laktozën, ose për arësye të tjera nuk pi qumësht

Qumështi është një nga ushqimet kryesore për forcimin e kockave dhe jo vetëm për kalçiumin. Vitamina D që ndodhet në të është edhe më e rëndësishme. Shumë njerëz kanë mungesë vitamine D, duke vënë në rrezik jo vetëm kockat, por duke rrezikuar edhe për të pësuar disa lloje kanceri. Qumështi, sidomos ai ku është shtuar vitamina D, është i vetmi burim i kësaj substance të rëndësishme.

Çfarë mund të bësh: Është kalçiumi, vitamina D dhe kripërat minerale që ndodhen në qumësht të rëndësishme, jo qumështi vetë. Nëse nuk e duron dot qumështin e lopës, përdor qumësht soje ose orizi, ose përdor tableta me kalçium, vitaminë D dhe mangnez, pasi këto janë të rëndësishëm për kockat.

7. Ke vuajtur nga një çrregullim i të ngrënit.

Nëse në rini ke vuajtur nga anoreksia rrezikon osteoporozën më vonë. peshë shkakton uljen e niveleve të hormoneve, duke bërë që të çrregullohen menstruacionet. Gjithçka që ul nivelet e estrogjeneve ndërhyn në ndërtimin e kockave.

Çfarë mund të bësh: Nëse ke vuajtur nga anoreksia apo bulimia, tregoja doktorin. Ka disa programe trajtimi që kanë rezultuar të suksesshme për të vënë në kontroll çrregullimet e të ngrënit, gjë që është e rëndësishme për të mbrojtur kockat në të ardhmen. Gjithashtu sigurohu të pish qumësht me vitaminë D dhe të marrësh tableta me kalçium dhe magnez.

8. I ke menstruacionet të çrregullta ose të rralla (kjo vlen vetëm për gratë).

Nivelet e ulëta të estrogjeneve janë përgjegjëse për mungesën e menstruacioneve, ose ciklin e shkurtër. Për fat të keq nivelet e ulëta të estrogjeneve ndikojnë drejtpërdrejt në humbjen e masës kockore, pra gratë me cikle të çrregullta mund t’i kenë edhe kockat e tyre të dobëta. Nivelet e ulëta të estrogjeneve mund të shkaktohen nga çr tepërt, ose nga sëmundja e vezoreve policistike (SVP).

Çfarë mund të bësh: Nëse i ke periodat e çrregullta dhe nuk je të kesh probleme hormonale të lidhura me SVP, që trajtohet lehtë. Për shembull, doktori mund të vendosë të përdorësh pilulën kontraceptive, që mund të të rregullojë ciklet menstruale dhe si pasojë nivelin hormnal.

9. Ke një të afërm në familje (prindërit, kushërinjtë e parë) që kanë vuajtur nga osteoporoza para moshës 50 vjeç, ose para menopauzës.

Trashëgimia luan rol në gjendjen e kockave. Nëse në familjen tënde ka njerëz që kanë vuajtur nga thyerja e kockave, shtrembërime, ose shkurtim, ka mundësi që të kenë vuajtur nga osteoporoza, qoftë kjo e diagnostikuar apo jo. Në këtë rast edhe ti rrezikohesh nga sëmundja.

Çfarë mund të bësh: Pyet prindërit, gjyshërit dhe të afërmit. Nëse ndonjëri prej tyre kanë vuajtur nga sëmundja thuaja doktorit dhe ai do të japë të bësh skanerin e kockave.

10. Je grua, e bardhë ose aziatike dhe mbi të 50-tat

Vetëm njëri prej këtyre faktorëve bën të shtohet rreziku i osteoporozës, nëse kombinohen të treja bashkë, atëherë mundësitë shtohen. Megjithatë kjo nuk do të thotë se gratë afrikane nuk rrezikohen, por vetëm se në një masë më të vogël. Nëse je në të 60-tat, 70-tat ose edhe më shumë, duhet të tregosh edhe më shumë kujdes. Rreziku i dobësimit të kockave shtohet me moshën. Ekspertët e osteoporzës mendojnë se pas moshës 75 vjeç, 90% e grave do të pësojnë frakturë.

Çfarë mund të bësh: Ti nuk mund të ndryshosh racën, gjininë apo moshës, por duke e ditur rrezikun mund të tregohesh më e kujdesshme dhe të bësh analiza për gjendjen e kockave. Nëse je mbi 50 vjeç dhe analizat tregojnë se kockat janë duke u dobësuar, doktori mund të të japë tableta me bifosfonat, ose një terapi për zëvendësimin e estrogjeneve, për të forcuar kockat.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.