Boran Kuzum: Më pëlqejnë dramat e epokës së vjetër

Intervista - - FAQE 1 -

Boran Kuzum është një aktor i ri turk, por që ka tashmë një kurrikulum të pasur në fushën e aktrimit. I ati ka qenë menaxher i teatrit të Ankarasë, ndërsa e ëma është diplomuar për arte të për ekonomi, por i braktisi ato pas një viti, për të vazhduar më pas për aktrim. Ai ka interpretuar në disa pjesë teatri ndërsa ndiqte studimet për aktor. Pas diplomimit, Boran tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut me interpretimin e tij me rolin e Suatit në serialin “Analizues dhe nëna”, më pas me rolin e princit Mustafa në serialin “Sulltanesha Kosem”. Më pas ai luan rolin e një togeri grek në serialin “Ndjesi atdheu”, për të çmim.

- Ti je fëmijë i vetëm, apo jo? - Po, jam fëmijë i vetëm dhe i vonshëm. Prindërive të mi u pëlqen të pikturojnë. Jam rritur në një shtëpi ku im atë interesohej për muzikën. Ai ka punuar si drejtor i Teatrit Shtetëror të Ankaraksë, kurse ime më është diplomuar për arte të bukura. Dua të them se arti më ka shoqëruar gjithë jetën time

- Si reagoi familja jote kur i komunikove vendimin tënd për t’u bërë aktor?

- Jam nga ata njerëz që kanë ën e studimit në një sistem që ën e studimit, le më pastaj zgjedhjen e profesionit. Jam 25 vjeç dhe ende jam duke zbuluar gjëra të reja në jetë. Kur zgjodha fushën e studimit në një moshë që nuk njihja veten time, doja vetëm të bëja diçka krijuese në jetë. Zbulova veten dhe gabimin që kisha bërë nga eksperienca. Familja ime ishte mbështetja ime gjatë kësaj periudhe. Ata më thanë: “Kjo është jeta jote. Sigurohu që kjo është ajo që do të bësh. Bëj diçka që të bën të lumtur, por gjithmonë përpiqu që të jesh më i miri në atë që bën dhe të jesh një njeri i mirë”. Këto fjalë më dhanë fuqi të bëja përpara.

- Sa të vështirë e pate kur shkove nga Ankaraja në Stamboll?

- Ankaraja është qyteti i fëmijërisë dhe ëndrrave të mia. Familja, miqtë e afërm dhe njerëzit që njoh atje gjithnjë më përshëndesin me sinqeritet. Çfarëdo të ndodhë në jetën time, e di që ata do të jenë atje duke më pritur. Kur jam në Ankara më duket sikur rilind, gjë që nuk e kisha kuptuar kur jetoja atje. U përballa me shumë gjëra kur lashë familjen dhe zonën time të rehatisë për të ë jetë të re në Stamboll. Në këtë qytet ke dy mundësi: Ose të harrosh veten duke u shkrirë me turmën, ose të përballesh me turmën dhe të jesh vetëm. Këtu njeh maskën e njerëzve para se të njohësh fytyrën e tyre të vërtetë. Në Ankara pothuajse gjithçka dhe të gjithë kanë mbetur të njëjtë si atëherë kur i lashë. Përpiqem ta ndjej Stambollin aq shumë sa mundem, është një qytet i veçantë, por ndjehem mirë kur herë pas here shkoj në Ankara.

- Meqë je diplomuar në konservator, sipas mendimit tënd, cili është ndryshimi mes një aktori autodidakt dhe një që ka vazhduar konservatorin?

- Konservatori është një proçes i rëndësishëm për mua. Unë kam mësuar shumë gjatë atyre 4 vjetëve që isha aty. U përqëndrova në profesionin që zgjodha për veten dhe mësova disiplinën e aktrimit para se të mësoja për talentin ose suksesin profesional. Ishte një vend ku u rrita, zbulova veten dhe pë ë fund të tij, vendimet dhe zgjedhjet që bën janë elementet që përcaktojnë talentin dhe vizionin tënd. Vitet e konservatorit janë të shtrenjta për mua, por pavarësisht nëse diplomohesh në të apo jo, qëllimi i çdo artisti është të përmirësojë veten dhe vizionin e tij.

- Publiku zakonisht mendon ënë të famshëm menjëherë” kur një aktor i ri merr pjesë në projekte të suksesshëm, por në fakt ai/ajo ka pas shpine vite të tëra pune dhe përpjekjesh. Kështu ndodhi edhe me ty?

- Ka audicione që bazohen më shumë tek prototipi ose cilësitë - zike të aktorëve, sesa në talentin e tyre. Ky perceptim është duke ndryshuar kohët e fundit. Unë shkova tre vjet nëpër audicione derisa më dhanë rolin e parë. Sigurisht, atëherë isha ende një student dhe akoma po përmirësoja veten, mbase për këtë nuk isha aq i mirë sa duhej. Në fund, është gjithmonë më e lehtë të pranohesh kur je i sigurtë në vetvete dhe në atë që do të bësh.

- Ti ke interpretuar në tre seriale të cilat i përkasin periudhave të ndryshme kohore. Të pëlqen të luash në seriale të tillë, apo është një koinçidencë?

- Është mirë të njohësh psikologjinë njerëzore dhe marëdhëniet shoqërore të një periudhe tjetër kohore dhe ta ndash atë me audiencën. Mund të thuash histori në kushte të ndryshme, në një kohë tjetër. Ja pse më pëlqejnë dramat e epokës. Ka qenë një koinçidencë për mua, por do të doja të eksperimentoja edhe periudha të tjera nëpërmjet projekteve të reja në të ardhmen.

- Ti ke luajtur edhe në pjesën e teatrit “Pulëbardhat” të Çehovit, në rolin e Treplevit, një artisti të ri në të 20-tat, që është depresiv. Ç’lidhje ka mes këtij personazhi dhe Boranit?

- Ne të dy kemi momente që kuptojmë se çfarë kemi humbur ose mund të humbasim në jetë, ndërkohë që ndjekim pas ëndrrat tona. Shumë artistë të rinj ndjejnë dëshirën për të ndryshuar gjërat, ose për të krijuar diçka të re dhe unike. Disa janë shumë të dedikuar pas punës së tyre dhe japin gjithçka për të arritur suksesin. Këto janë motivimet primare të Treplevit dhe eksperiencat e mia në jetë.

- Nëse do të duhej të zgjidhje mes televizionin dhe teatrit…?

- Jam i pasionuar pas aktrimit, pavarësisht se ku. Më pëlqen ajo që bëj. Jam duke përmirësuar veten duke mësuar nga çdo eksperiencë e re. shpresoj të vazhdoj t’i bëj të dyja për një kohë të gjatë.

- Ka ndonjë regjisor, ose aktor me të cilin do të doje të punoje në të ardhmen?

- Më pëlqen regjisori i brezit të ri, Ksavier Dolan (kanadez), i cili arrin të kapë zërin e brendshëm të personazhve të tij në një mënyrë të pabesueshme, është sikur po bën një atë publikut. Do të më pëlqente të luaja një nga personazhet e tij. - Çfarë pret nga e ardhmja? - Do të doja të vazhdoja punën time të ëndërruar me të njëjtin pasion, të kaloj më shumë kohë me njerëzit e dashur dhe ta shijoj jetën në çdo moment.

- Çfarë ka më shumë rëndësi për ty në jetën e përditshme?

- Dua të jem në paqë. Unë kam nevojë për artin që të ndjehem kështu dhe të kem ekuilibër në jetë. Gjithashtu më intereson t’i jap publikut zbulimet e mia. Për shëmbull, aktualisht po luaj rolin e një personazhi grek në një serial dhe ai pëlqehet. Sa më shumë të thyhen paragjykimet në rol, aq më shumë më pëlqen.

- Ti je marrë edhe me pikturë. Vazhdon të merresh?

- Po, vazhdoj. Herën e parë kam pikturuar një peisazh. Megjithatë tani jetoj në një shtëpi të vogël në Stamboll, pikturoj kur shkoj në Ankara tek familja ime.

- Çfarë roli historik do të doje të interpretoje tani?

- Kisha dëshirë të interpretoja një rol të periudhës otomane, po kjo m’u realizua tek “Sulltanesha Kosem”. Tani dua të luaj një rol në një qytet evropian, gjatë revolucionit industrial, ose gjatë revolucionit anglez apo francez. Pyetje shkurt - Filmi që të ka lënë më shumë mbresa kohët e fundit?

- Manchester by the Sea (Manchesteri nga deti).

- Drama që ka ndikuar me shumë tek ti kohët e fundit? - Effect. - Libri që po lexon aktualisht?

- Byung-Chul Han- Topologjia e dhunë dhe po më pëlqen shumë. Më pëlqen të lexoj libra sociologjikë. Si aktor, duhet të jesh edhe sociolog. - Libri i preferuar? - Ohsan Okati Anar- Atlas i Kontinenteve me Mjegull.

- Këngët që ke dëgjuar kohët e fundit?

- Më pëlqejnë ato të grupit Kings of Leon. - Ushqimi i preferuar? - Nuk i veçoj dot se më pëlqen shume të ha.

- Ushqimi që nuk e vë në gojë? - Preshtë. - Qyteti i ëndrrave? - Londra. - Nëse nuk do të kishte lindur në Ankara, në vitin 1992, ku do të doje të kishe lindur? - Në Londrën e viteve ’60. - Një frazë që përmbledh jetën tënde? - “Jetën e jeton veç një herë” - Cilin personazh të famshëm do të doje të intervistoje dhe çfarë pyetjeje do t’i bëje?

- Do të intervistoja Bob Marlein dhe do ta pyesja si e shihte veten e tij nga jashtë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.